Synet në Krishtlindje

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
E rrallë, por e vërtetë. Familja Vlashi në Librazhd, me përkatësi fetare myslimane, ka bërë djalin synet ditën e Krishtlindjeve. Selvie Vlashi, e ëma e Mikelit, rrëfen për gazetën “Shekulli” se e ka ndërmarrë këtë veprim për të pasur fat në Vitin e Ri që po adron

LIBRAZHD – Emrin ia kishte vënë Mikel, si kryeengjëlli i përshkruar në Bibël. Më pas kishte vendosur që t’i bënte një tjetër “dhuratë”, në një ditë po kaq të veçantë: synet për Krishtlindje. Të qenët një familje myslimane, thjesht e ka bërë të çuditshëm këtë veprim, por që ka tjetër kuptim për personat e përfshirë në të. Selvie Vlashin, nënë të dy fëmijëve, e takojmë vetëm tri orë pasi kishte dërguar djalin e saj tek një mjek kirurg.

Më pas, bashkë me të birin është kthyer në shtëpi shumë e kënaqur për këtë “shenjë”, që do t’i sjellë fat përgjatë gjithë jetës djalit të saj. Megjithëse rrjedh nga një familje myslimane, me origjinë nga Sulova e Gramshit, Selvie Vlashi ka menduar që ditën e Krishtlindjeve, djalit të saj të vogël t’i bëjë dhuratë... synetin. “Kisha kohë që mendoja ta bëja djalin synet. Por, mbasi rraha mendimet me veten time, vendosa që dita më e shënuar e tij të jetë edhe dita më e veçantë në botë: Krishtlindjet”, - thotë Selvia, ndërsa pret e përcjell miq në shtëpi.

Kirurgu që e ka bërë synet djalin quhet Ilir Brushi. Selvia është e lumtur, pasi djali është mirë me shëndet. Ndërsa e pyesim se nga i lindi kjo ide për Krishtlindjen, ajo vazhdon të rrëfejë: “Unë edhe emrin ia kam vendosur të krishterë. Kështu që mendova se do të ishte më mirë që të bëhej synet në këtë ditë të veçantë, në të cilën e gjithë bota feston lindjen e Krishtit”.

Por edhe vetë djaloshi duket i kënaqur. Teksa shkrepim aparatin për ta fiksuar këtë moment të jetës së tij, ai tregon se ndihet tepër i kënaqur dhe i gëzuar që mami i tij ka zgjedhur ditën kur Krishti ka lindur për ta bërë synet, gjë e rrallë kjo për një mysliman.

Por jo vetëm kujtimi i një dite të tillë është qëllimi i Selvies për vendimin që ka marrë për të birin. Teksa vazhdojmë ta pyesim, ajo thotë se shpreson që kjo ditë e veçantë dhe e festuar në mbarë botën nga të gjithë, t’u sjellë fat edhe fëmijëve të tjerëve të saj. “Një tjetër arsye që zgjodha këtë ditë, është që fëmijëve të mi t’u ecë mbarë dhe djali im ta mbajë mend gjithë jetën festën e Krishtlindjeve, pasi është e vetmja ditë kur e gjithë bota mbarë feston”, - thotë Selvia.

Të qenit myslimane, duket se për mamanë e Mikelit nuk përbën dhe aq problem. “Ne kemi dalë nga një diktaturë, e cila nuk lejonte lirinë e besimit, dhe e kemi vështirë të përshtatemi. Por ne, familjarisht jemi besimtarë dhe besojmë te zoti. Dhe unë jo pa qëllim zgjodha këtë ditë, sepse dua që fëmijët e mi të rriten nën bekimin e Zotit”. Dhe duket se një besim i tillë justifikon gjithçka për nënën e dy fëmijëve, dëshira e së cilës, në të gjitha veprimet e veta, është mbarësia, qoftë në emër, qoftë në synetllëk.

Por, në fund të fundit, Bibla tregon se edhe vetë Krishti u bë synet nga prindërit e tij në ditën e tetë të lindjes, pavarësisht se në ditët e sotme një veprim i tillë u ka mbetur vetëm myslimanëve. Megjithatë, ajo çka është mundur të shprehet përmes veprimit të gruas myslimane është se, siç thonë shqiptarët: Të gjithë kanë një zot! A.Blloshmi

Shekulli
 
Titulli: Synet në Krishtlindje

Shume interesante kjo histori. Me ka bere vertete pershtypje, por nese kujtojme qarte frekuentimet dhe praktikimet nderfetare ne shqiperi jane shume te shpeshta. Psh... Jane te shumte besimtaret mysliman qe shkojne ne shejntoren e Shen Ndojit ne Lac per tu lutur.

Nje tjeter rast eshte ai i festes se Shen Nikolles me daten 5 dhjetor qe shume familje myslimane e festojne ne menyren e tyre qofte edhe me ndexje te nje qiriu. Eshte vertete shume domethenese kjo "mireqenie" dhe tolerim qe shume shqipetare e frekuentojne.
 
Titulli: Synet në Krishtlindje

Ne Shqiperi ka pasur gjithmone tolerance fetare e lidhje mes feve te ndryshme...Selvie bravote qofte mire ke bere...
 
Titulli: Synet në Krishtlindje

Keto vepra behen nga mosnjohja e Islamit drejt dhe sic duhet ! Ka te tille, s'them qe s'ka.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top