Surpriza çame, “zhgënjimi G99” dhe rënia e madhe LSI-së

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Veliaj-Ndoka-Gjinushi-Milo = 0 deputetë, pse dështuan të vegjlit
Një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve ishte fitorja çame. Për herë të parë, në Parlamentin Shqiptar çamët do të kenë përfaqësuesin e tyre dhe jo me një, por me plot dy mandate. Tashmë jo vetëm që çështja çame do të ketë një zë autoritar në Parlament, por Partia për Drejtësi dhe Integrim është kthyer në të njëjtën kohë në faktor mjaft të rëndësishëm për qeverinë e ardhshme. Ndryshe nga herët e tjera, votat e çamëve nuk ka rrjedhur më drejt dy partive të mëdha, por janë grumbulluar për partinë e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë bërë një zgjedhje më pragmatiste, duke i dhënë një ngjyrë më shumë Kuvendit, pothuajse blu dhe rozë.

G99
E ndërsa nga ana e fituesve të medaljes ndodhen çamët, nga ana tjetër ndodhet lëvizja G99 dhe veçanërisht Erion Veliaj. Fillimet e kësaj lëvizjeje patën një jehonë të madhe mediatike dhe prezenca e tyre ndihej kudo. Madje edhe sondazhet e ditëve të fundit e jepnin si një parti me 3 deri në 5 për qind. Vetë lideri i kësaj partie, Erion Veliaj, pati deklaruar në shumë raste se do të ishte kjo surpriza e zgjedhjeve dhe se do të ishin partia e tretë në politikën shqiptare. Por qytetarët shqiptarë kanë votuar krejt të kundërtën. Deri dje në rang kombëtar kjo parti ka marrë deri në 0.99 për qind, që si për ironi të fati korrespondon me shifrën e tyre G99. Kritikat majtas e djathtas duket se nuk i kanë tërhequr dhe aq shumë vëmendjen e shqiptarëve, të cilët i kanë “ndëshkuar” me votë. Por ka edhe diçka, ndoshta duke qenë një parti e re dhe në mungesën e komisionerëve të saj, në mungesë të eksperiencës, kësaj partie mund t’i kenë rrjedhur votat rrugës.
“Të vegjlit”
Por ka edhe më keq. Kodi i ri Zgjedhor ashtu siç ishte parashikuar nxori nga skena politike edhe partitë e vogla. Nga rezultatet e djeshme doli se Partia Socialdemokrate ka marrë 0 deputetë, Demokracia Sociale 0 deputetë, Partia Agrare 0 deputetë, Partia Demokristiane 0 deputetë.

TO
 
ca dreq sistemi i ndarrjes se votave ky... partia came me 1% te votave ne rang kombetar merr 2 deputet dhe vendos fatin e shumices...

po nje perqind eshte shume,,

Camet kan besim tek shqiptaret e veriut se ne jemi per lufte dhe mund ti ndimojme per clirimin e tokave te tyre nga greku,, kurse ju jeni me ju mbush uje luftetareve..

hahahahhaa
 
Hahahhahah komenti me idiot qe kam lexuar ne kete forum ncncnncnc do presin camet nga veriu ti cliroje hahahahhahahha o gjerman cfare ke lene mbrapa ncncncnnc
Ku ishin ata te veriut deri tani qe si cliruan camet? Qpo priten zgjedhjet per ti premtuar clirimin hahhahahahhahahhahhaha hahahhahahha
A gjerman cfare ke lene mbrapa ...........
 
Зngjεll;162915 said:
Ku ishin ata te veriut deri tani qe si cliruan camet?

PA DASHUR TE NDAJ VERI JUG NE KTE RAST!!!

Dua vetem te bej me die ty dhe c´do lexues,,,si jo vetem veriu i shqipris por gjith shqiptaret edhe nga kosova dhe maqedonia do vinen ne luft per camerin,,,por luften duhet ta filloj i zoti i shpis!!!! pastaj pa perkrahje nuk mbeten camet!!!

por un besoj se sesht nevoja te zgjidhet me luft kjo ceshtje!!!

sa per temen mu ka ber me shum qefi ,,,, JAM GEZU JASHT MASE QE CAMET DO PERFAQSOHEN NE PARLAMENT!!!:grusht3:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top