fshatari
Anetar
-
- Anëtarësuar më
- Aug 27, 2009
-
- Mesazhe
- 931
-
- Reagimet e mara
- 20
-
- Mosha
- 33
-
- Vendndodhja
- A thua valle ?Ky ishte ligji i mashtrimit
Mero Baze ishte në shoqërinë e disa miqve të tij në njërin prej lokaleve në qendër të Tiranës kur fillimisht është ofenduar me sharje e fyerje nga biznesmeni Rezart Taçi. Më pas ndaj tij është ushtruar dhunë nga biznesmeni dhe 3 truprojat, që e shoqëronin. Drejtori i lajmeve në televizionin Vizion Plus, Arban Hasani, dëshmitar në ngjarje tha për DW se ndaj Mero Bazes u përdorën dhe mjete të forta, me të cilat u qëllua për disa minuta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Baze u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai u kontaktua dhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe zyrtarë të policisë së kryeqytetit. Pas bërjes së kallzimit penal nga Mero Baze për ushtrimin e dhunës, policia njoftoi se ka ndaluar dy nga truprojat e biznesmenit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Aktiviteti i biznesmenit Rezart Taçi dhe dyshimet për abuzimet me ligjin kanë qënë shpesh muajt e fundit në fokus të gazetës "Tema" dhe emisionit investigativ televiziv, që drejtohen nga Mero Baze.
Javën e kaluar Akademia e Vlerësimit Vjetor Radioteleviziv e shpalli emisionin “Faktor Plus” të Meros Baze si emisionin më të mirë investigativ në mediat audiovizuale në Shqipëri. /dw/