Sulmet e para osmane

Lauri

Anunnak
Pushtimet e para osmane në Europë

Në shek. XI turqit erdhën nga Azia Qendrore në Anadollin e sotëm dhe në fillim të shek. XIV ata formuan një principatë të pavarur, Emiratin osman, që mori emrin e themeluesit të saj, Osman beut (1282 - 1336). Pasi përfunduan pushtimin e Azisë së Vogël, ushtritë e sulltan Orhanit kaluan më 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i copëzuar në një numër të madh principatash e shtetesh të pavarura. Turqit i zgjeruan shpejt pushtimet në Ballkan dhe më 1365 e zhvendosën kryeqytetin e tyre nga Brusa, në Adrianopojë, të cilën e quajtën Edrene.
Të tronditur nga pushtimet e shpejta osmane,disa nga sundimtarët ballkanas krijuan një koalicion ushtarak antiosman, në të cilin mori pjesë edhe despoti i Vlorës, Aleksandri. Por në betejën që u zhvillua me forcat osmane më 1371 në brigjet e lumit Marica, ushtritë e koalicionit ballkanik u shpartalluan. Pas kësaj fitoreje, ushtritë osmane pushtuan lehtësisht qytete dhe qendra administrative me rëndësi të veçantë strategjike për të gjithë Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., të cilat i shndërruan në baza të fuqishme ushtarake për pushtimin e viseve të tjera shqiptare e ballkanike. Më 1385, të ftuar nga Karl Topia, ushtritë osmane morën pjesë në betejën që u zhvillua në fushën e Savrës kundër Balshës II. Fitorja e tyre në këtë betejë lehtësoi depërtimin në thellësi të tokave perëndimore shqiptare, dhe në fund të viteve 80 ushtritë osmane gjendeshin në dyert e Vlorës, të Durrësit, të Lezhës etj.

Beteja e Kosovës

Dëpërtimi i vrullshëm i turqve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të forcave fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet ndërmjet tyre dhe krijuan një koalicion antiosman. Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Këta, me forca të bashkuara, morën pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 15 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë të zhvilluar ndërmjet 100 mijë ushtarëve turq dhe 40 mijë luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Millosh Kopili, i cili arriti të vriste sulltan Muratin I. Megjithëkëtë ballkanasit pësuan disfatë të rëndë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan. Gjatë sundimit të tij, turqit arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmonë në viset e tjera shqiptare, që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçës e të Përmetit.
Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Zotërit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë nën vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin me vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë e në marrëveshje me zotërit vendës ose edhe me presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dèjën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregëtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit.
Pas disfatës që pësoi ushtria e sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë më 1402 prej trupave mongole të Timerlengut, përkohësisht zotërit shqiptarë i forcuan pozitat e tyre dhe në jetën politike të vendit dolën në plan të parë familje të tilla, si Balshajt, Gojçinët (اernojeviçët), Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres-Balshajt në Shqipërinë e Sipërme; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt, Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Poshtme etj. Sapo erdhi në pushtet, sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike për rivendosjen e zgjerimin e pushtetit osman dhe gjatë viteve 1415-1417 ushtritë e tij pushtuan njërën pas tjetrës kështjella të rëndësishme, si Krujën, Beratin, Kaninën e Gjirokastrën.

Per me gjere vizito linkun. Epoka e Sk

Foto: Gjergj Ariani (1432 - 1435)

ArvaniteWarrior_zps60f6833c.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top