Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Tuana

Nada é por acaso!
20151113222156925646.jpg


Një person ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Parisit, duke lënë të vrarë disa persona, raportojnë mediet franceze.

Sulmi ka ndodhur në restorantin “Cambodge” në distriktin e 11 të kryeqytetit francez.

Dhjetra njerëz raportohet se kanë vdekur, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Në një sulm tjetër – një shpërthim, raportohet se ka pasur synim një bar afër Stade de France.

Sonte është duke u zhvilluar miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në Paris.

BBC raporton se afër restorantit janë parë të shtrirë dhjetë njerëz, por nuk dihet nëse janë të vrarë apo të plagosur.


-----
18 të vrarë në Paris

Së paku 18 persona janë vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku po zhvillohet takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.

Mediet franceze raportojnë se së paku një person ka hapur zjarr me automatik në restorantin Petit Cambodge në distriktin e 11 në Paris.

Gazeta franceze “Liberation” raporton për katër të vrarë ndërsa të shtëna janë dëgjuar afër qendrës së arteve Bataclan.

Mediet gjithashtu raportojnë se presidenti francez Francois Hollande ishte duke e shikuar ndeshjen dhe është larguar menjëherë për shkaqe të sigurisë.

Pengje në Paris


Kanali francez BFM TV raporton se janë marr pengë disa persona në një koncert që po mbahej në sallën Bataclan.

Deri më tani është raportuar për së paku 18 persona të vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku u zhvillua takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.

Mediet franceze raportojnë se së paku një person ka hapur zjarr me automatik në restorantin Petit Cambodge në distriktin e 11 në Paris.

© KOHA
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Momenti i shpërthimit afër stadiumit në Paris
Në internet është publikuar një video e ndeshjes mes Francës dhe Gjermanisë në të cilën dëgjohet njëri nga shpërthimet që ndodhi sonte në kryeqytetin francez.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 30.

https://vine.co/v/iBb2x00UVlv/embed
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Rrini te qete eshte sajese ! Nk ka ndodhur asgje :)
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Europa paguan tolerancen...

hajduti
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Nje tjeter plan i elites, same shit, different story.

Ngushellime per viktimat, Zoti i meshirofte !
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Ka me plas lufta, vetem shkaterrimi pason ndertim!
te shkretet njerez!
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Ka ardh koha qe te jetosh ne frik, ske siguri as ne rruge.... Frik ne kinema ne teater ne qendra tregtare ne trena, realitet i keq! Ca te ardhme u sigurojme femijeve ne kete menyre jetese ?!!!!!
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Pak me pare degjova ne lajme, 100 ka arritur numri i te vrareve..
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit

Terror në Paris, të shtëna e shpërthime; mbi 158 të vrarë

1447464969parisssssss.jpg


Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 7 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën mbi 158 viktima.

Tmerri i vërtetë ndodhi në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku u vranë 118 persona, të cilët fillimisht u morën peng dhe më pas u ekzekutuan nga tre pengmarrësit. Forcat e policisë bastisën sallën, duke ekzekutuar pengmarrësit, ndërsa liruan pengjet e mbetur.

Fillimisht u raportua për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, ku mbetën të vdekur 11 persona, ndërsa pak më vonë ndodhën dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë. Policia franceze njoftoi se ka vënë në pranga 4 ekstremistë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmet e së premtes.

Restoranti ku ndodhi sulmi i parë është shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristët kishin bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapnin zjarr. Dëshmitarët thanë se pengmarrësit ishin të veshur jelekë antiplumb, ndërsa nuk ishin të maskuar. Sipas dëshmitarëve, ata qëlluan me kallashnikovë AK47, si dhe hodhën edhe granata. Sulmi në sallën e koncerteve ka zgjatur më shumë se 15 minuta.

Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij. Pas qetësimit të situatës jashtë stadiumit, ata u lanë të dilnin jashtë tij.

Dëshmitarët pranë stadiumit kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të shtëna dhe shpërthime bombash janë dëgjuar edhe në galerinë e artit “Louvre”, si dhe në dy qendra tregtare.

Ndërkaq, në Francë, Presidenti Hollande ka thirrur një mbledhje të kabinetit të emergjencave duke startuar kështu të ashtuquajturin plan alfa të kuq, i vlefshëm në çdo rast kur ndodh ndonjë sulm terrorist në territorin francez.

Në konferencën e shkurtër për shtyp, Presidenti Hollande u shpreh se “populli francez duhet të qëndrojë i bashkuar dhe i qetë, pavarësisht çfarë po ndodh”, ndërkohë që ka urdhëruar mbylljen e kufijve të Francës, për të shmangur ndonjë largim të mundshëm të terroristëve. Hollande shtoi se “janë duke u kryer të gjitha operacionet e nevojshme në këtë situatë, ndërsa forcat e policisë janë në kërkim të atentatorëve në Paris”.

Pas sulmeve, ka reaguar përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama.

Në fjalimin e tij, Obama u shpreh se “sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përherë në krah të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe do të bëjnë gjithçka mundet për të dërguar terroristët përpara drejtësisë”.

/ Top Channel
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Franca, sa shpesh prè e sulmeve terroriste

14474550942015-11-1_4064.jpg


Në një kohë kur të gjithë mediat e botës janë fokusuar te sulmet e fundit terroriste në Paris të Francës, ku numri i viktimave sa vjen e po rritet nga minuta në minutë, le të shohim një historik të shkurtër mbi tragjeditë terroriste të ndodhura në Francë gjatë viteve të fundit.

Sulmet terroriste në Francë


- Mars 2012:
Një algjeriano-francez vrau 3 ushtarë, një mësues dhe 3 studentë të rinj në një shkollë hebraike në Tuluzë. Ai më vonë u vra nga policia gjatë një bastisjeje në apartamentin e tij.

- 23 Maj 2013:
Një person i konvertuar në mysliman, i quajtur Alexandre Dhaussy theri një ushtar francez në fyt, pranë “La Defense” në Paris. Ushtari i mbijetoi sulmit.

- Dhjetor 2014:
“Joue-les-Tours”; Një francez i lindur në Burundi sulmoi disa oficerë policie me thikë, duke thirrur “Allahu Akbar”. Ai plagosi 3 oficerë, përpara se të qëllohej për vdekje.

- 7 Janar 2015:
Said dhe Cherif Kouachi qëlluan për vdekje 12 persona në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, përfshi disa prej karikaturistëve më të njohur të saj.

- 8 Janar 2015: Amedy Coulibaly vrau një police përpara se të hynte në një supermarket hebre në Paris, ku qëlloi për vdekje 4 persona të tjerë. Coulibaly dhe vëllezërit Kouachi u qëlluan për vdekje pas shkëmbimzjarreve me policinë.

- 3 Shkurt 2015: Tre ushtarë gjatë patrullimit jashtë një qendre komunitare hebrenjsh në Nisë u sulmuan nga një person i armatosur. Ai theri njërin prej tyre në krah, ndërkohë që i preu fytin një tjetri përpara se të arrestohej.

- 26 Qershor 2015: “Saint-Quentin-Fallavier”; dy agresorë hynë në një fabrikë kimike pranë Grenobles me synimin për të vendosur eksplozivë. Një përson u ekzekutua me prerje koke, ndërsa disa të tjerë u plagosën, por njëri prej të dyshuarve u arrestua. Një flamur i zi me shkrime arabe u gjet në vendngjarje dhe Presidenti Francois Hollande e përshkroi atë si një sulm terrorist.

- 13 Nëntor 2015: Të paktën 60 persona ndërruan jetë në një seri të shtënash përreth Parisit të ndërmarra nga persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata. Motivet mbeten ende të paqarta, por shumë parizienë i frikësohen faktit që të tjerë terroristë kanë tronditur qytetin e tyre.

/ Top Channel
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

RIP per viktimat, gjynaf per ate qytet te bukur qe te le pa fryme, shpresoj qe Europa te mbaje qendrimin e duhur mbas kesaj dhe te mbaje dhe pergjegjsite e veta.

Mbaroi periudha e paqes! Zyrtarisht Europa eshte ne lufte!
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

S'kam fjale perveç trishtimit!!

Qyteti im i bukur sot po qan .. :(
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Po kthehen nga specializimi ne Siri: allah akbar

Vine zbathur e pa breke veshur, pastaj kerkojne te drejtat, e ne fund te impunojne besimin dhe stilin e jetes qe kane. Paqe ne bote ka vetem atehere kur e gjithe bota te behet: "allah akbar"
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

R.I.P per t'gjithe ato te pafajshem.
Fola me nje njeriun tim qe jeton ne paris sot ne mengjes dhe me tha qe eshte gjendje lufte ,njerzit te mbyllur brenda dhe polici kudo. Mendohet qe te shpertheje nje lufte nder etnike tani ne qytete te ndryshme te frances ne shenje hakmarrje per sulmet kamikaze.

Kshu sic po shkojne gjerat jemi ne prag lufte dhe me shume se nje lufte politike apo fetare une mendoj qe eshte nje lufte midis qyteterimesh dhe civilizimesh.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Merkel Tells Germans, ‘Freedom Is Stronger Than Terror’

14live10-blog480.jpg

Chancellor Angela Merkel spoke from Berlin about the terrorist attacks in France.

A visibly moved Angela Merkel addressed Germany early on Saturday, pledging solidarity with the French government and people and calling on Europeans to stand together in defiance of an attack on the liberties the continent represents.

“We, your German friends, we are so close with you. We are crying with you,” said the chancellor, dressed in a black suit. “Together with you, we will fight against those who have carried out such an unfathomable act against you.”

The chancellor expressed her condolences to the victims, their families and their friends and pledged her country’s help to fight the terrorists, saying she would call together her ministers for talks later in the day to determine what we could be done.

“Those who we mourn were murdered in front of cafes, in restaurants, in a concert hall or on the open street. They wanted to live the life of free people in a city that celebrates life,” she said, her voice breaking. “And they met with murderers who hate this life of freedom.”

“This attack on freedom is not only aimed at Paris. We are all targets, and it affects all of us,” the chancellor said. “For that reason we will respond together.”

She called on Germans to show their determination to not be intimidated, by standing up for the values of respecting the right of each individual to pursue happiness and of living together in respect and tolerance.

“We know that our life of freedom is stronger than terror,” the chancellor said. “Let us answer the terrorists by living our values with courage.”


b.The New York Times
 

Attachments

  • 14live10-blog480.jpg
    14live10-blog480.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 14live10-blog480.jpg
    14live10-blog480.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Mvjen keq njilloj si per viktimat siriane qe per shkak të pokitikave imperialiste të Perendimit të zhvillum ,jane të detyrum ta shkrujne me gjakun e tyne historine.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

S'kam fjale perveç trishtimit!!

Qyteti im i bukur sot po qan .. :(

Parisi qane mbrenda shpirtit. Por duke dale nga stadiumi francezet po kendojne himnin. Nuk ja ulin dot hunden keta qelbanike qe peshtyjne ne pjate ku kane henger.





 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Ata qe e njohin nga mbranda strukturen e islamit, e kane thene me kohe kete. Edhe me detaje nepermjet librave. Islam eshte ne lufte me kohe me civilizimin.

isla2_zpsrhf9qeth.png

Aman o lauri mos na u bej si politikanet shqiptar qe bejne politike me gerdec e raste te tilla, bravo mblodhe material per islamin, ferko duart e dhuroj vetes nje buzeqeshje ironike si per te then qe kishe te drejte POR na i demostro nje dite tjeter jo sot, leri pak "vemendje" atyre qe vdiqen.pavarsisht menyres apo arsyes.

Mere pushim sot.
Paqe :)
 

Attachments

  • isla2_zpsrhf9qeth.png
    isla2_zpsrhf9qeth.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • isla2_zpsrhf9qeth.png
    isla2_zpsrhf9qeth.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Mos devijoni nga tema sepse postimet do shkojne ne kosh, kush ka deshire mund te hape nje teme psh me titull, "Islami dhe lidhjet e tije me terrorizmin", ose "A eshte Islami fe e terrorizmit" ose "A predikon Islami terrorizem ?", etj, komente te tjera qe devijojne subjektin e asaj qe flitet do perfundojne ne kosh.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Mos devijoni nga tema sepse postimet do shkojne ne kosh, kush ka deshire mund te hape nje teme psh me titull, "Islami dhe lidhjet e tije me terrorizmin", ose "A eshte Islami fe e terrorizmit" ose "A predikon Islami terrorizem ?", etj, komente te tjera qe devijojne subjektin e asaj qe flitet do perfundojne ne kosh.

Lost,

fshiji menjëhrë dhe çdo gjë në regull.

Nëse lejon një, të tjeret pasojnë.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Me pelqen fjalimi I Angela's . Ngushellime familjeve te viktimave ... Nuk eshte as e para as e fundit qe degjojme e do te degjojme raste te tilla .

Gjithsesi duhet te presim , qe te identifikojne terroristet... Para se te drejtojme gishtin.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Tjera kah nga 158 vdesin çdo ditë, dhe askuj s'i han pallja.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Lufta e trete boterore ka nisur ,por eshte ne fillimet e veta . Nga kjo lufte ,nuk dihet kush do sulmohet dhe kush do synohet qe te mbijetoj . Eshte e perzier lufte politike dhe lufte fetare (sepse kshu po akuzohet) . Keq shum keq . Celulat e isisit po futen dhe ne shqiperi mesa shoh , ajo xhamia qe po ndertohet tek parlamenti shum dyshuese me duket ,ndoshta ndoshta gaboj por ......
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Ngushellime popullit!

Tani ckane te thone Merkel e ministri i saj kur nje jave me pare deklaronin se mes rrefugjateve ska hyre asnje terrorist...!!!
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Në mes atyre që po ikin nga lufta e ng ISi , ka sa të duash që luftuan krah tyre e tani janë gati të kerkoj asil neper bote (evrope) e pastaj te organizojn keto soj terrori.

Mir po ja bo Suedia .!!!
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Po thuaj se nga e gjithe bota e denojnë kete terror , por

deri tani asnjë organizat( apo sdi si ti quaj ) myslimane
nuk e treguan nje lajm keqarrdhje., deri tani.
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Po nuk dolen vete myslymanet te luftojne ekstremistet e fese se tyre kudo qe jane pasojat e ketyre sulmeve kane per ti kalur vete ne kurriz. Njerezit pertojne te bejne dallimin mdis vrasesve dhe nje komuniteti fetar. Kur le ekstremistet te flasin ne emrin tend dhe te marrin peng nje fe te tere nuk ke pse ankohesh pastaj.

Ata qe mendojne ti marrim me te mire keta terroristat islamike, se po i morrem me te mire, keta nuk do te na vrasin, nuk do te na therrin, nuk do te na bejne sulme terroriste ne mes te Frances. Ata amerikanet e qelbur ata na e prishen qetesine e botes, se ata na leshuan bomba Afganistanit e Irakut e tani na e bene boten pershesh.

Mire e kane, po ti lesh te qete terroristet, ata nuk do ta hedhin ne ere restorantin, shkollen, qendren tregtare, stacionin, teatrin...etj, qe "NE" mund te ndodhemi aty!

Vazhdoni keshtu, flini ne kete krah, se nuk do te jete e larget dita kur gomeret e eger te shkretetires t'iu bejne ate qe ju beri Hitleri 1 shekull me pare.

Une u kenaqa shume kur pashe se si presidenti komunist i Frances e mundi terrorizmin islamik me marshim solidariteti ne rruget e Parisit! Kushedi sa u tremben terroristet nga ai marshim! Shpresoj qe Rama te mbushe karrocen perseri me kllaunet qe e mbushi heres tjeter kur shkuan ne Paris.


hajduti
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Eshte vene ne alert I gjithe vendi edhe ne Uk , polici e Madhe Gjithandej ... Sapo kapen nje burre te armatosur ne Gatwick airport .
 
Titulli: Sulm në qendër të Parisit-mbi 158 të vrarë

Situate leshi....isha dhe jam ne ankth per dike qe kam aty aktualisht dhe kur mendoj sa prane ka qene me iken fija.
Kam qe mbreme no stop neper telefona...
Kwqardhje per viktimat por nje ndjesi cliruese per personin tim te dashur qe eshte mire!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top