Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë

Suedia mbështet perspektivën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri suedez, i cili do të pasoje Presidencën çeke në Bashkimin Evropian, Fredrik Reinfeldt në Varshavë.

Kryeministri Berisha ndodhet për vizitën e tij në Varshavë të Polonise, ku mëngjesin e sotëm ai mori pjesë në panelin "Të jetosh Evropën" të drejtuar nga presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Ky i fundit gjithashtu ka dhënë mbështetjen e tij për Shqipërinë duke u shprehur se do të punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për të marrë sa më parë statusin e vendit kandidat.

"Ne do të punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare që të ndodhë sa më parë marrja e statusit vendit kandidat", tha Barroso.

"Ne do ta shqyrtojmë kërkesën e Shqipërisë për vend kandidat. Mbështesim plotësisht perspektivën e Shqipërisë për në BE", u shpreh ndërkaq kryeministri suedez Reinfeldt. /alsat/
 
Titulli: Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë

Si shume po na i mbeshtetin keto kohe mire thone qe ne pranvere eshte morali me i larte per mbeshtetje mbas Dickamanlis qe na i mbeshteti edhe keta po mundohen :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top