"Sudja" dhe "VEFA" ne skandalin e krizes amerikane

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
"Sudja" dhe "VEFA" ne skandalin e krizes amerikane

Nga Tom Hundley

E Diele, 09 Nentor 2008

Ndersa ekonomia amerikane dridhet nen barren e babezise dhe gabimeve te Wall Street, mbase ka nje mesim qe duhet nxjerre nga eksperienca e Shqiperise.

Jo, vertete.

Lajmet e fundit vijne rrotull nje dickaje te pare me pare, e cila me sjell ndermend kohen qe kalova duke mbuluar rrugen e kalimit te Shqiperise nga izolimi total ne kapitalizmin e tregu te lire absolutisht jo te rregullt. Ekonomia e vendit te ish-Bllokut te Lindjes doli nga binaret dhe u shemb ne 1997, duke u rrezuar nga nje seri skemash gjigante Ponzi.

Te pakten 800.000 shqiptare vendosen te ardhurat e tyre ne nje ose me shume se gjysme duzine skemash, te cilet ne nje vend me 3,8 milion banore do te thote qe virtualisht cdo familje ishte brenda tyre. Ata "investuan" rreth nje miliard USD - nje venie ne skene qe perfaqesonte 43per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto te vendit.

Ne menyre tipike, skemat Ponzi, nje lloj skeme piramidale, u premtonte investitoreve rikthimin te larte dhe te pamundur per nje periudhe te shkurter. Nese kjo funksionon per nje kohe, me parate cash nga investitoret e rinj qe paguajne ata te cilet kane paguar ne fillim. Por kur oferta e investitoreve te rinj thahet ne menyre te pashmangshme, e gjithe piramida shembet.

Ne SHBA, kompanite qe jepnin kredi te shpejta joshnin bleresit syleshe te shtepive me marreveshje jo-para-ne dore per shtepite te cilat ata nuk mund t'i perballonin. Keto kredi te dyshimta pervec kesaj ishin ndare ne pjese dhe luajtur dhe riambalazhuar ne hipoteka qe tingellonin te sigurta dhe te mbeshtetura ne garanci sigurie te cilat, se bashku me kredite e mospaguara shkembeheshin qe "te blinin kontrata sigurimi", u bene monedha e Wall Street.

Megjithese jo skeme klasike "Ponzi", tregtia fitimprurese e bankave te investimeve amerikane me te tille derivate - te cilet ishin kaq te gjere dhe jo te rregullta kjo nuk mund te ishte shenuar me saktesi - mund te pershkruhej qarte si nje kusheri jo dhe aq i larget. AND-ja ishte e njejte: Ju kapni parate tuaja ne fillim, dhe kush pyet nese letrat e cmuara qe ju jeni duke shitur kane aktualisht ndonje vlere.

Ne Shqiperi, nuk ishte Lehman Brother ose AIG ose WaMu. Kjo ishte nje fallxhore cigane 32 vjecare e quajtur Sude e cila mori me shume se 100 milione USD perpara se ajo te ndalonte pagimin e dividenteve.

Dhe atehere ishte Vefa Holding, nje fasade maskuese e holle e Mafies e cila premtonte nje rikthim me 8 per qind ne muaj. Vefa pretendonte se zoteronte hotele, godina banimi dhe nje flote anijesh dhe mblodhi 600 milione USD nga investitoret e paditur perpara se te shembej.

Une fola me nje burre te quajtur Murat Ismaili i cili ka diplome universitare ne ekonomi dhe kishte hedhur kursimet e jetes prej 600 USD ne nje skeme qe premtonte trefishimin e parave te tij ne tre muaj. "Edhe Marksi pranonte se ju mund te fitoni para nga parate", thote ish-nepunesi civil i cili ka mesuar ekonomine gjate epokes komuniste. Por pak jave me vone parate e tija u zhduken. Te tjere shqiptare me thane sesi kishin shitur bizneset e tyre te vogla dhe kishin bere plane per tu terhequr me perfitimet qe ata parashikonin nga keto investime. "Ne menduam se kapitalizmi funksiononte keshtu", thote njeri.

Per nje kohe, qeveria shqiptare premtoi ti mbeshteste skemat Ponzi. Ato ne te vertete dolen me nje plan kreditimi, i cili ishte te prodhonte me shume para. Ne nje debat qe do te ishte perseritur ne Uashington nje dekade me pare, politikanet shqiptare zotoheshin te ndeshkonin operatoret "e babezitur" te skemave mashtruese dhe te mbronin aksionet e investitoreve te vegjel. Por pas disa javesh, qeveria u shemb dhe Shqiperia u zhyt ne nje anarki te thelle.

Grabitjet shperthyen ne qytetet dhe fshatrat ne mbare vendin. Policia hoqi uniformat dhe u bashkua me grabitesit. Ushtria u shperbe brenda nates.

Une shikoja me habi nje dite ndersa nje turme djemsh te vegjel silleshin duke bertitur perms ish-pallatit veror te Mbreti Zog, mbretit te fundit te Shqiperise. Me te moshuarit kishin hequr me kohe cdo gje te levizshme. Keshtu djemte kenaqeshin duke shkaterruar cdo dritare ne nje vile te stilit italian, duke shkulur panelet prej mermeri nga muret dhe duke i hedhur ato nga dritarja poshte, dhe duke e trajtuar llampadaret e medhenj te salles se vallezimit si objekt lojerash.

Nje dekade me vone, Shqiperia mbetet vendi me i varfer dhe me i prapambetur i Evropes. Niveli mesatar i pages eshte me pak se 20 USD ne dite, dhe aktualisht, ndryshe nga sa thuhet zyrtarisht, shkalla e papunesise ka arritur ne 30 per qind.

Kjo nuk eshte per te thene se anarkia eshte ne prag ne SHBA, Amerika, sigurisht, eshte ekonomia me e pasur e botes. Udheheqesit tane te mencur padyshim qe do te na drejtojne plotesisht larg ndonje gjeje te pahijshme.

Ne shpresojme.

Publikuar dje ne "The Chicago Tribune"

Koha Jone
 
te pakten ne ishim te papare,pa eksperience,te sapo dale nga sistemi monist dhe e pesuam,po keta expertet perse e pesuan?ju kam dhj..re mu ne diplomat e harvardit dhe te geil-it.

Ah mor Bledi, Bledi, akoma nuk e ke kuptuar se pikerisht ishin me shume eksperience prandaj edhe nje pjese e amerikaneve humben shepite bashke me nje jese te mire te europjaneve qe humben paret???

Sa naive jemi ne shqiptaret, dhe sa lehte u lejojme te tjereve te na manipulojne!!

Eshte shume elementare mor Bledo, madje une kam postuar nje teme te Ekonomia dhe Biznesi me titullin "bankat, bankieret dhe parat" te shkruar nga nje ekspert italian ne fushen e investimeve ne burse, teme kjo qe shpjegon ne menyre te qarte se çfare qendroin ne baze te sistemit bankar boteror.
Jua keshilloj te gjithve ta lexoni!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top