Studimi jep lajmin e mirë: Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca zvogëluan shtrimet në spital deri në 94%

Studimi jep lajmin e mirë: Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca zvogëluan shtrimet në spital deri në 94%​

1614015056514.png
Një dozë e vaksinës kundër COVID-19 në Skoci, ka ulur shtrimet në spital me më shumë se 85%, sipas të dhënave të para që janë botuar.


Deri në javën e katërt pas marrjes së dozës fillestare, vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca kishin ulur rrezikun e shtrimit në spital nga COVID-19, përkatësisht deri në 85% dhe 94%.
Midis personave të moshës 80-vjeç e lart, që konsiderohen ndër më të rrezikuarit, vaksinimi u shoqërua me një ulje prej 81% të rrezikut të shtrimit në spital në javën e katërt, ku rezultatet për të dy vaksinat u kombinuan.

“Lajmi i shkëlqyer është se studimi sugjeron që programi i shpërndarjes së vaksinave, në formatin e tij aktual, po funksionon”, tha Dr Josie Murray i Shëndetit Publik në Skoci, i cili ishte pjesë e studimit.
Studimi sugjeroi që të dy vaksinat po funksiononin mirë, thanë studiuesit.

Sipas rezultateve të studimit, vaksina e AstraZeneca duket se ka një rezultat më të mirë te njerëzit e moshuar, pasi vetëm dy persona u shtruan në spital, pasi kishin marrë vaksinën.

“Këto rezultate janë shumë inkurajuese dhe na kanë dhënë arsye të mëdha për të qenë optimistë për të ardhmen. Tani kemi prova kombëtare se vaksinimi siguron mbrojtje ndaj formës së rëndë të sëmundjes ", tha studiuesi kryesor, Prof Aziz Sheikh, drejtor i Institutit Usher të Universitetit të Edinburgut.
g.shqip
 
Pfizer eshte vaksina qe miratoi WHO dhe normal qe po i bejne reklame eshte pjese e strategjise.

Me aq sa kam lexuar vaksina ruse dhe izraelite kane dale me te suksesshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top