Studimi i Indeksit Global të Terrorizmit, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

Shqipëria është më e rrezikuar se kurrë nga terrorizmi.

Këto janë të dhënat që sjell studimi i Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që ka bërë edhe renditjen në Indeksit Global të Terrorizmit. Të dhënat përkojnë me periudhën 2006-2014 dhe janë vlerësim i Institute of Economics and Peace, shkruan Open Data.

Indeksi mat dhe vlerëson ndikimin direkt dhe indirekt të ngjarjeve të terrorizmit, duke përfshirë efektet, viktimat, lëndimet, dëmtimet materiale dhe efekte psikologjike që shkaktojnë.

Indikatori tregon ndikimin që ka terrorizmi tek këto vende dhe nuk mat rrezikun nga terrorizmi në të ardhmen.

Vlerësimi përshkallëzohet nga zero deri në dhjetë, ku vlera më e lartë tregon edhe ndikim e ndjeshmëri më të lartë ndaj akteve terroriste. Në vitin 2014 Indeksi i Terrorizmit për Shqipërinë ka shënuar 2.12, nivel ky edhe më i larti në harkun kohorë të dhjetë viteve.

terrorizmi.jpg


Syri.net
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top