Studimet në Itali, provimi i gjuhës më 10 nëntor

WxP

Staf në FV.AL
Për të gjithë ata që duan të nisin shkollën e lartë në Itali, janë përcaktuar edhe datat se kur mund të japin provimin e gjuhës, i cili është i detyrueshëm. Data e provimit është 10 nëntori 2008, ndërkohë që të gjithë maturantët duhet të paguajnë një tarifë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi pranë Institutit Italian të Kulturës, i cili jep edhe certifikatën e gjuhës CELI 3. Kostoja për studentin që do të përsërisë vetëm një provë është 40 euro. Provimit të njohjes së gjuhës italiane mund t'i nënshtrohen të gjithë kandidatët për studentët, që kanë një njohje të lartë të gjuhës italiane, që i përket të paktën tre vjet studimi. Kushti kryesor për tu pranuar në këto kurse është kalimi me sukses i testit të orientimit.
Testi i Gjuhës
Të gjithë ata që duan të marrin këtë certifikatë Celi 3, i nënshtrohen më parë një testi orientimi për të matur nivelin e zotërimit të gjuhës italiane. Marrja e provimit të gjuhës është prova e parë që duhet të kalojë një maturant për të nisur studimet në Itali. Ky testim paraprak i gjuhës italiane bëhet me qëllim që çdo kandidat që dëshiron të ndjekë studimet e larta në Itali të dijë nëse e zotëron mjaftueshëm këtë gjuhë. Në të kundërt, të rinjtë mund t'i nënshtrohen kurseve të gjuhës italiane për ta zotëruar më mirë atë. Pas përfundimit të konkursit kalohet në provimin e gjuhës. Ndërsa më 10 nëntor, të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin studimet në Itali, duhet të japin provimin për gjuhën italiane. Vetëm nëse kalon këtë provim kandidatët kanë mundësi të aplikojnë për të fituar të drejtën e studimeve të larta në një nga universitetet italiane. Për pjesëmarrjen në provimin e gjuhës çdo maturant duhet të paguajë një faturë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi te Instituti Italian i Kulturës dhe certifikimi i gjuhës, CELI 3, bëhet nga Universiteti për të Huajt i Peruxhia-s në Itali. Studentët që dëshirojnë të studiojnë në degë të universiteteve italiane, ku hyrja parashikon një provim tjetër duhet të përballojnë një sprovë të dytë për pranimin në këto degë me numër të mbyllur ose në rast se nuk fitojnë aty mund të tentojnë të kalojnë në fakultete të tjera italiane, ku hyrja është e lirë.
Kurset
Instituti Italian i Kulturës zhvillon në të gjitha rrethet e vendit kurse 4-mujore në datat 1 tetor 2008-27 janar 2009 si dhe 4 shkurt - 29 maj 2009. këto kurse vlejnë për ata që zotërojnë një nivel elementar të gjuhës italiale (A1-Asnjë njohje e gjuhës italiane, A2-Njohje elementare e gjuhës italiane) dhe nivelit të mesëm (B1-Njohje mesatare e gjuhës italiane dhe B2-Njohje e mirë e gjuhës italiane). Për t'u pranuar në kurset A2, B1 e B2 duhet të kalohet testi i orientimit, i cili do të vërtetojë një njohje elementare, të mesme dhe të mirë të gjuhës italiane. Testi mund të jepet gjatë periudhës: 15-26 shtator 2008 ose 12-23 janar 2009 nga 15:00-16:30. Taksa e regjistrimit për testin është 500 lekë
Kohëzgjatja e këtij kursi është 60 orë, dhe tarifa është 9500 lekë ndërsa librat kushtojnë 3500 lekë.
Specifikat
Provimi zgjat katër orë dhe zhvillohet në dy forma: me shkrim dhe me gojë. Ata do organizohen nga Instituti Italian i Kulturës pranë tre Konsullatave italiane të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t'u pararegjistruar në universitetet italiane. Kandidatët duhet të paraqiten në datën e përcaktuar sipas orarit të parashikuar, pranë qendrave të përcaktuara, sipas mbiemrit të tyre si dhe vendit ku kanë kryer pagesën e taksës së regjistrimit. Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes: faturën origjinale prej 55 eurosh të taksës së regjistrimit, të kryer pranë Institutit Italian të Kulturës, ose pranë përgjegjësve të kurseve të Institutit, dokumentin e identifikimit ende të vlefshëm (pasaportë të firmosur, certifikatë lindje me fotografi ose patentën), laps të zi (është i ndaluar përdorimi i stilolapsit). ثshtë e e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.), si dhe telefonave celularë. Studentët për provimin me shkrim, ashtu edhe për provimin me gojë, duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit që i korrespondon vendit ku kanë kryer pagesën.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top