Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

cent

...Lontano
vrau-veten.jpg
Ida Xherahu, një studente 20-vjeçare nga qyteti i Fierit, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i një hoteli pranë zonës së “21 Dhjetorit në kryeqytet. Shkak për këtë veprim ekstrem të vajzë së re është bërë, prishja e një raporti dashurie në kufijtë e së pamundurës me një femër tjetër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, ku 20-vjeçarja fillimisht është helmuar me dhe më pas është hedhur nga ballkoni i një hoteli. Disa muaj më parë studentja, qëndronte në konviktin e fakultetit dhe pas është zhvendosur në një banesë me qera në rrugën “Artan Lenja”. Brenda ambienteve të shtëpisë uniformat blu kanë gjetur një letër dashurie që, sipas deshifrimit, identifikohet emri i një vajze, emri i të cilës nuk është zbuluar ende nga policia.

Mes rreshtash, kuptohet fare qartë, zhgënjimi për humbjen e dashurisë së jetës së saj, dashuri që i drejtohej një vajze tjetër: “Dashuria ime ka qenë e sinqertë, por ti kështu ke bërë gjithmonë. Po hidhem sepse nuk po e duroj dot këtë që po më bën. Ti më mashtrove, unë nuk duroj dot më, të kam shumë xhan. Unë po iki që të mbetet ty brenga, të kam shumë xhan”, - përfundon letra e studentes 20-vjeçare nga qytetit i Fierit. E reja ishte shumë aktive në rrjetet sociale si “facebook” apo “instagram” , ku në postimin e fundit të saj në instagram duket se e reja, ishte përgatitur për fundin tragjik: “Në jetë pavarësisht çdo gjëje, lër gjurmë, që edhe kur të mos jesh me të, të të kujtojnë”.

Dje, policia ka marrë në pyetje e një nga shoqet e viktimës. Versioni përfundimtar nuk ka dalur ende, por, në rrëfimin e saj në komisariatin Nr.2, ajo thekson se, “ para disa muajsh kishte dëgjuar në rrethin e saj shoqëror se, Ida ishte ndarë nga një djalë. Por nuk kam pasur afrimitet me të dhe nuk di shumë histori të jetës së saj personale”, shprehet ajo. Hetuesit e kanë pyetur shoqen e viktimës për një letër që kishte lënë 20-vjeçarja brenda në dhomë dhe që i shprehte dashurinë një femre tjetër. “Nuk jam në dijeni të kësaj letre, por ajo që mund të them është se kohët e fundit, Ida ishte shumë e mbyllur me të gjithë ne dhe po kalonte një krize të thellë nervore”-përfundon rrëfimin e saj shoqja e studentes nga Fireri.

Hetimet

Grupi hetimor pohoi për gazetën “Shekulli” se, në trupin e vajzës nuk janë gjendur shenja dhune dhe se viktima është hedhur gjatë natës duke gdhirë dita e mërkurë, në oborrin e një shtëpie private fare pranë zonës së “ 21 Dhjetorit”. I pari që ka sinjalizuar policinë ka qenë vetë i zoti i shtëpisë, rreth 50 vjeç, i cili në deklaratën e tij të dhënë përpara specialistëve të komisariatit nr.2, ka theksuar se, kishte dëgjuar një zhurmë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në fund të oborrit të shtëpisë së tij. “Isha në gjumë. Në fund të oborrit të shtëpisë sime, gjenden disa pemë dhe atje u dëgjua një zhurmë e fortë. Nuk mendoja kurrsesi që në oborrin e shtëpisë do të gjendej një person i vdekur. Kur u zgjova në mëngjes shkova në fund të shtëpisë. U shtanga kur pashë trupin e një vajze të re dhe të pajetë, duke njoftuar menjëherë policinë”, ka deponuar përpara hetuesve 50-vjeçari.

Konkluzioni

Dy janë variantet që policia po heton së bashku me prokurorinë për përmbajtjen e letrës së dashurisë të gjetur në dhomën e hotelit të 20 vjeçares nga Fieri. Pista e parë është se në përmbajtjen e tekstit, mund të ketë qenë një emër djali por, viktima nuk ka dashur ta shkruajë, që të mos e kuptonte shoqëria e saj. Pista e dytë është se dashuria i shprehet vërtetë një femre dhe deri tani nuk është gjendur ende se për kë person bëhet fjalë.

Precedenti

Ditën e martë, një tjetër vetëvrasje u shënua në Tiranë. Një djalë 25 vjeç i sapoardhur nga Gjermania hipi majë një vinçi 30 metra të lartë dhe i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Dyshimet e para të hetuesve kanë të bëjnë me një gjendje të rënduar psikologjike të të riut gjerman. Skena ishte shumë e rëndë dhe në momentin e hedhjes së tij, poshtë vinçit gjendeshin shumë kureshtarë të cilët u bënë dëshmitarë të një skene horror në mes të qytetit.

Shekulli
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Ne jete kemi ardhur vetem....skemi ardhur me dike tjeter...gjithmone duhen gjetur arsye per te jetuar
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Ca duhet me thene sja vlen.... Ngushellime familjareve qe ju la dhimbjen!
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Gjynah moshe e saj.
Te rinjet duhet te kuptojne se varsia e madhe ndaj dikujt nuk eshte dashuri por fiksim.
Ndjenjat opsesive ndaj cdo kujt jan ne dem te personit.
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Kurr mos duaj dike me shume se veten
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Fakt: 20 vjec=adoleshent.
Fakt: hormonet ne ate mosh jane duke bere lufte me njeri-tjetrin
Fakt: Eshte mosha qe ben me budalliqe dhe me shume rreziqe
Fakt: Mbas nja 10 vjetesh thua: si ka mundesi qe nuk vdiqa un me gjith rreziqet qe bera?
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Si fytyre e pare kjo ! Keq shum keq
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Duhet te jesh shume budallaqe qe te japesh jeten per dike qe s'ta kthen dashurine.
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Po qe ish lezbike kur lexohej se nuk e kapa.
 
Titulli: Studentja flijohet për dashurinë, letra e lamtumirës

Me vjen keq, ngushellime familjes
Smund tvrasesh veten per dike qe ste don as 10% e asaj qe e don ti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top