Studenti i Juridikut kapet me drogë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Arrestohet me 500 gramë heroinë studenti i Fakultetit Juridik në Tiranë. Gerion Grabovaj, 22 vjeç, student i vitit të tretë të Juridikut ra dje në prangat e policisë bashkë me të dyshuarin Arben Sulka, 42 vjeç.

Dashamir Biçaku

Ata u kapën me 500 gramë heroinë, 2 kile hashash, një pistoletë "Zastava" me 30 fishekë dhe rreth 4 milionë lekë të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Policia tha se dy të arrestuarit dyshohet, se kanë kryer veprën penale të "shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike". Ata u prangosën gjatë operacionit të koduar "Apollon", i cili u zhvillua në zonën e Kodër-Kamzës, ku qëndronin mbajtësit e lëndës narkotike. Gerion Grabovaj dhe Arben Sulka, ishin nën hetim prej më tepër se dy javësh nga agjentët e antidrogës. Mesditën e djeshme rreth orës 12:00, policia i ka ndaluar ata në Kodër Kamëz, në një banesë pranë karburantit që ndodhet tek ura e kësaj zone. Agjentët e policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar të dyshuarit ndërsa gjatë kontrollit në banesë është gjetur dhe bllokuar sasia prej 500 gramë heroinë dhe dy kilogramë hashash. Policia u ka bllokuar të arrestuarve edhe një pistoletë "Zastava" me 30 fishekë, si dhe 2500 euro e 100 mijë lekë, si dhe një automjet të markës "Fiat Punto", me targa AX 351 PG. Sipas policisë në momentin e ndërhyrjes së agjentëve për të ndaluar personat që mbaheshin nën vëzhgim, dy të arrestuarit kanë tentuar për largohen me qëllim për t'iu shpëtuar agjentëve të antidrogës. Këta të fundit kanë rrethuar personat, duke mos iu lënë asnjë mundësi për t'u larguar nga vendi i arrestimit, por studenti dhe bashkëpunëtori i tij kanë kundërshtuar efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes. Menjëherë pas arrestimit, policia iu ka vënë prangat duke u komunikuar arrestimin në flagrancë me akuzën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të dyshuarit janë dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë pyetur nga hetuesit rreth trafikut të drogës. Burimet nga hetimi pohuan se zbulimi dhe arrestimi i të dyshuarve është kryer me agjentë të infiltruar, të cilët kishin kërkuar blerjen e narkotikëve për të zbuluar grupin.


“Komando”:Heroinën e gjeta në Gërdec
TIRANE - Ushtari i repartit Komando, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë me 1 kilogram heroinë, deklaron para hetuesve se drogën e ka gjetur gjatë kryerjes së shërbimit në Gërdec. "Mendova ta shisja kur kuptova që ishte drogë". Kështu mësohet të ketë pohuar për hetuesit e policisë dhe të Prokurorisë së Tiranës, Elvis Arifaj, një nga të arrestuarit e tre ditëve më parë me 1 kile heroinë. Arifaj, efektiv i forcave "Komando", në repartin e specialëve në Zall-Herr, ka pretenduar se ai nuk e kishte blerë askund drogën, por se e kishte gjetur rastësisht gjatë një shërbimi në Gërdec. "Pashë një qese diku dhe shkova e mora. Kishte brenda pluhur të bardhë dhe më pas mësova se ishte heroinë. Mendova ta shes dhe po kërkoja treg për të". Kjo mësohet të ketë qenë alibia e Elvis Arifajt, përpara hetuesve të policisë së Tiranës, të cilët kanë kërkuar të dinë prej tij pse ishte përfshirë në një situatë të tillë. Sipas përgjimeve dhe provave në dosje, droga ka qenë e shtetasit Mehmet Belbaj ndërsa ushtarët kryenin vetëm transportin e saj. Arifaj 22 vjeç, efektiv profesionist i forcave "Komando", u kap bashkë me kolegun e tij Martin Bocin si dhe Mehmet Belbën. Ditën e sotme pritet që Gjykata e Tiranës, të vlerësojë masën e arrestit ndaj tre të arrestuarve.

gazeta panorama*
 
TIRANE - Ushtari i repartit Komando, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë me 1 kilogram heroinë, deklaron para hetuesve se drogën e ka gjetur gjatë kryerjes së shërbimit në Gërdec

Pervec trafikut te armeve qe eshte bere ne Gerdec, tani na dilka se qenkan marre edhe me trafik heroine. Hajde shtet hajde.
 
e ky i juridikut duhet me jep shembullin e mir per rrespektimin e ligjit kishi..
 
Ka vrare njeri ky, se nuk e lexova deri ne fund .......Budalla qe u kap te kishte bere ca leke te pakten :p LOL
 
gati 80 n% e rinise shqiptare rrojne me ane te trafikut mire e bejne se me rroga qe te japin eshte nje rroge qesharake
 
I lumte ketij djalit,duan leke universitetet edhe ky i shkreti leke po fitonte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top