Studentët në protestë, Jozefina Topalli: Kjo opozitë nuk është kurrkund!

Malsi

Anëtar i Nderuar
Reagimi i opozitës, kundër ligjit për Arsimin e Lartë duhet të kalojë tek protestat, sipas Jozefina Topallit. Pakënaqësitë e saj, Topalli ia shprehu Lulzim Bashës, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. “Kjo opozitë nuk është kurrkund” mësohet të ketë thënë Topalli që ka vënë në dukje se studentët kanë dalë në protesta, ndërsa opozita del në televizor. Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar, thanë se Topalli i kërkoi Bashës të heqë dorë nga retorika e fjalëve dhe të hedhë hapa konkretë në mbështetje të studentëve që po protestojnë.

“Ku ishte PD gjatë një viti që studentët kërkonin ndryshimin e ligjit? Mbi ç’baza dhe si do e mbështesë konkretisht PD këtë protestë? Në vend që të ishte Partia Demokratike në krye të protestave, ne po shkojmë pas studentëve”, është shprehur Topalli.

“Duhet veprim konkret dhe jo fjalë”, ka vijuar zonja Topalli, ndërkohë që askush tjetër nga grupi parlamentar nuk reagoi. “Mendoj se nuk jemi në një linjë me fjalën tënde, sepse unë besoj se duhet kaluar nga fjalët në vepra…. اfarë të të them… kjo opozitë nuk është kurrkund”, ka thënë Topalli.

Gjatë diskutimit të tij, kreu i PD-së, Basha, ka shpjeguar se studentet kërkuan, që protesta të mos politizohet.


lapsi.al
 
Titulli: Studentët në protestë, Jozefina Topalli: Kjo opozitë nuk është kurrkund!

Na u be PD si PK e Enverit, vend kapitalist dhe mos paguhen shkollat pse ku jemi ne Kube ;D
 
Titulli: Studentët në protestë, Jozefina Topalli: Kjo opozitë nuk është kurrkund!

Kjo eshte femra me antipatike qe mund t'ekzitoje. Si duket po i marojne leket e hajduterise 8 vjecare si kryetare parlamenti dhe kerkon revolucion qe t'vije serish n'pushtet per t'pagu lukset e t'bijes neper pubet e parisit. Ne fakt kjo opozite me kto figura te denigruara eshte fat i madh per dyshen e deshtuar Rama - Meta qe t'fitojne dhe 2-3 mandate te tjera. Po mos ishin kto figura tek PD edhe nje dordolec te vendosje ne vend te ktyre do merrnin shume me shume vota dhe shume me shume perkrahje nga populli sec kane marre.
 
Titulli: Studentët në protestë, Jozefina Topalli: Kjo opozitë nuk është kurrkund!

Me thote kush cfare eshte kjo Jozefina e cfare ben se une nese e kam pare ndonjehere e ate si politikanen me te bukur e me stil Lol,si degjohet zeri askund apo nje nga ato pulat e Rames!?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top