Floku edhe trajnimi i tij!
Modele të ndryshme për flokun.Riparo flokët me produkte të ushqyeshme.
Floku gjatë
Kujdesja për flokun e gjatë fillon që me lyerjen. Ngjyra që preferohet më shumë në këtë periudhë dimrore është kafe me nuancat e saj si; kafe e errët, e hapur, ngjyrë çokollatë me fije. Në modë është përdorimi I teknikës së nxjerrjeve të fijeve që dalin në formën e shiritave.
Nuk janë më në modë fijet e shumta në të gjithë kokën por fijet e theksuara në formë shiriti që në gjuhën e parukierisë quhen Flash. Emërtimi vjen lidhur me kontrastin që krijojnë me pjesën tjetër të flokut. Nuancat e bumerakut kryesisht janë në ngjyrë, bezhë,
platini, të kuqe, në ngjyrë të florinjtë.
Ky trajtim mund të bëhet në flokun e gjatë por edhe atë të shkurtër. Një formë e tillë floku shoqërohet me një truk të lehtë të nuancave të ngjyrës kafe. Moda e fundit e trukut janë ngjyra të afërta me ngjyrën e flokut.
Nëse moda është kafe edhe tualeti i syrit varion po në këtë kolor. Pjesa e nënposhtme e vetullës zakonisht bëhet në kolorin e errët të flokut, ndërsa lyerja e bishtit të syrit duhet të harmonizohet dhe të kombinohet me kolorin e fijeve- shirit.
Buzët me kontur të lehtë floriri dhe I kuqi I buzëve në ngjyrë kafe të lehtë e shkëlqyese. Për pjesën e mollëzave të faqeve, ndryshe e quajtur pjesa ruzh këshillohet të përdoret krem pudër gjithnjë e kombinuar me lyerjen e buzëve dhe ngjyrën e flokut.
stil
Floku i shkurter
Një tjetër prerje praktike dhe që nuk kërkon kujdes maksimal është prerja e shkurtër e flokut,
me shkallëzim të theksuar. Kolori mund të jetë në ngjyrën kafe, në nuanca të ndërthurura të kafes, në vishnje, në të zezë me nuancë vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose të errëta të ngjyrës kafe. Një prerje praktike si për vajza të moshës së re ashtu dhe për femra që janë amatore të flokut të shkurtër. Kjo prerje përshtatet në çdo veshje dhe shoqërohet me një makiazh tepër të lehtë.
Floku me onde
Ndryshe nga floku i drejtë, floku me onde, i shkurtër apo i gjatë qoftë ai, gjithmonë ka nevojë
për një trajtim më të kujdeshëm. Këtë gjë ju mund ta realizoni lehtësisht dhe të bëheni profesionistë në trajtimin e tyre të përditshëm.
stil
Në qoftëse pas lyerjes flokut i bëjmë një larje shumë të mirë dhe ky proces shoqërohet me Final color, i cili duhet të përdoret gjithmonë pas lyerjes, do të shohim se floku, edhe në ditët më pas, do të ketë një ngjyrë më të qartë, më të ëmbël. Për flokun me onde këshillohet përdorimi i shkumës së flokut që i mbron nga rrezet e diellit.Në përgjithësi për flokun e lyer, të gjatë, të shkurtër, të drejtë apo me ond, këshillohet krem flokësh që përdoret pas larjes.