Stresi, problemi me i perhapur i shendetit mendor ne vend

Зngjεll

___________
STRESI, PROBLEMI Mث I PثRHAPUR I SHثNDETIT MENDOR Nث VEND

Problemi më i përhapur i shëndetit mendor në Shqipëri është stresi me 41 % të rasteve, sipas një studimi të Qendrës së Zhvillimit të Shëndetit Mendor.
Bazuar në studimin e realizuar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, personat që vuajnë nga depresioni përbëjnë 33 % të rasteve me sëmundje mendore, ndërsa për abuzimin me substancat janë shprehur në 8% të rasteve.

Në vendin tonë, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë kryesisht probleme ekonomike dhe papunësia. Në studim përbëjnë 66 % të rasteve. Stresi vlerësohet me 14 % të rasteve, ndërsa problemet familjare (sociale), në 11 %.

Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i këndvështrimeve të popullatës mbi çështje të shëndetit mendor dhe mbi personat që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Në këtë studim u përfshinë 520 persona, të rritur të moshës mbi 18 vjeç, bazuar në kuotat demografike, në 10 rrethe të vendit, Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Sarandë. Intervistat u kryen në mënyrë individuale në shtëpinë e të intervistuarave përgjatë periudhës 15 korrik-15 shtator 2008./ ShtypiDites /
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top