Në vazhdim u sjellim disa stile të flokëve të cilat gjatë pranverës dhe verës së sivjetme do të jenë shumë të popullarizuara.
Flokët e lidhura bisht
Një stil i thjeshtë por i bukur, bishti i lidhur lart në kokë është paraqitur në revytë e modës së Louis Vuitton-it për pranverë/verë të vitit 2011. Më së miri u rri vajzave që kanë flokë të gjata, apo mesatarisht të gjata, si dhe të gjitha atyre që heqin të zitë e ullirit me kaçurrelat e padëgjueshme. Ky stil i flokëve thekson feminilitetin, prandaj duhet të bartet me fustane të gjata, apo me xhinse dhe taka të larta.
Përparësitë është stil shumë praktik. Kur ju duhet urgjentisht të rregulloni flokët, e nuk keni kohë që të shkoni te stilisti, atëherë bishti është një zgjidhje ideale.
Mangësitë, nëse nuk lidhen mirë, flokët duken të çrregulluara.
– Nuk përshtatet për femrat me fytyrë të gjerë.
Flokë me onde
Janë ideale për femrat që kanë flokë të natyrshme me onde dhe të gjata, por edhe për ato me flokë deri në supe. Kur bëhen mirë, dredhat e lëshuara dhe të shprishura duken shumë bukur, duke dhënë një pamje ‘casual’. Në mënyrë që ta largoni efektin e pamjes sikur sapo jeni zgjuar nga shtrati, atëherë duhet që të spërkatni rrënjët e flokëve me llak për vëllim.
Flokët e mbledhura mbi kokë
Ky stil flokësh, ku të gjitha flokët mblidhen në majë të kokës, apo edhe në zverk dhe anash, është stil i lehtë dhe i thjeshtë. Mund të përcaktoheni edhe për variantin me gërsheta, ku më së pari i bëni flokët gërsheta, e më pas i mblidhni lart në kokë.
Ky është një stil i cili ju mundëson që të dukeni gjithmonë e rregullt, e bukur dhe elegante. Ky stil nuk është i përshtatshëm për ditët e ftohta, meqë nuk mund të vihet kapela.gazetajone