Stilet e reja të flokëve

*deliza*

VIP
V.I.P
Stilet e reja të flokëve

Zgjatjet e dukshme, kaçurrelet e gjata që ‘nguliten’ në sy dhe ‘kosheret’ e flokëve të ndërthurura, janë vetëm disa nga thyerjet e rregullave për flokë​

Flokët me nuanca natyrale, të prera në mënyrë simetrike, sikurse ato të Xhenifer Anistonit në serinë “Friends”, ishte stili i flokëve më i kërkuar gjatë viteve të 90-ta. Mirëpo, në këtë mijëvjeçar të ri, femrat po i thyejnë të gjitha rregullat e stileve të flokëve. Zgjatjet e dukshme, kaçurrelet e gjata që ‘nguliten’ në sy dhe ‘kosheret’ e flokëve të ndërthurura, janë vetëm disa nga thyerjet e rregullave për flokë. Edhe pse duken të relaksuara, stilet e flokëve të yjeve të Hollivudit, të cilat i imitojnë të gjitha femrat e thjeshta, prapë janë vepër e stilistëve superior. Kështu, për flokët e aktoreve nga seria “Gossip Girls” kujdeset një ekip i tërë i stilistëve, ndërsa çdo veprim të tyre e aplikojnë miliona adoleshente nga e mbarë bota. Bëhet fjalë për stile flokësh të thjeshta ‘gossip’, të cilat bazohen në flokë gjysmë të gjata të shthurura, të thjeshta për t’i formësuar, sepse nevojitet vetëm pakës shkumë apo dyllë për volum dhe tharja e flokëve me kokën teposhtë.

Stili ‘lob’ - zëvendëson stilin ‘bob’
Për dallim nga stili ‘bob’, i cili shtrohet deri te niveli i mjekrës. Stili ‘lob’ prek nofullën. Flokët në të gjitha skajet janë me gjatësi të njëjtë, ndërsa janë të drejta ose paksa të shthurura. Këtë stil e bartin Guinet Paltrou dhe Eva Longoria.

Kombinimi i ngjyrave
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Hilari Daf, flokët i ngjyros me kombinimin e kaçurreleve me nuanca ngjyrë kafe dhe të verdha, të cilat, edhe pse të stilizuara me kujdes, duken si të shprishura. Pasi në të kaluarën ka qenë bionde e plotë, kjo pamje natyrale është ideale për ‘pushimin’ e rrënjëve nga kimikalet e forta dhe tretmanët për zbardhje.

Stilin ‘gossip’ - e duan të gjitha moshat
Aktoret e serisë për adoleshente “Gossip Girls” janë sinonim i pamjes seksi për vajzat e reja, sipas shembullit japonez: uniformat e shkollës në kombinim me mikrofunde, flokë paska të shprishura, të lidhura me marama dhe kopsa flokësh. Stili “gossipy”, e ka marrë emrin sipas kësaj serie.

Flokët bionde – rritja e errët
Edhe pse shumë mendojnë se pop-mbretëresha Madona nuk ka kohë për stilist flokësh, prapë publiku e ka kuptuar se rritjet e zeza janë si pasojë e trendit dhe jo moskujdesit. Sikurse edhe “heroin chic”, me të cilin ajo kishte shokuar gjatë viteve të 90-ta me pamjen dhe grimin e saj të zbehtë, edhe stili i ri i Madonës është një trend i ri, me të cilin ajo dëshiron të tërheqë vëmendjen.

Kosova-sot
 
Pe: Stilet e reja të flokëve

Jam dhe do jem gjithmone pro kacurrelave tek femrat....qe kur i drejton behen superrrrrrrrrrrrrrrrrrr sexy LOL LOL LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top