Statistika mbi emigracionin shqiptar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pyetja e djeshme mbi lumturine e emigranteve ka shkaktuar shume debat tek Peshku. Tropizma, ne komentin e fundit, citon nga nje artikull i sotem i Panorama-s qe ka disa statistika interesante mbi emigrantet shqiptare. Artikulli ndodhet me poshte.
Nga të dhënat e studimit të fundit, të kryer nga IOM, rezulton se 19% e emigrantëve kanë hyrë në vendet pritëse pa dokumente të rregullta. Krahasuar me disa vite më parë, fenomeni i emigracionit të parregullt ka shënuar ulje por ende mbetet çështje mjaft problematike. Pjesa më e madhe e personave që kanë emigruar pohojnë se kanë dhënë pagesa nën dorë qoftë për të përfituar vizën, qoftë për të kërkuar azil apo për të hyrë në mënyrë klandestine. ”Kjo gjetje tregon se pagesa nën dorë mund të lehtësojë migracionin në një vend destinacioni, por ndërkaq mund të pengojë marrjen e statusit të rregullt në atë vend”, saktëson studimi mbi identifikimin e zonave më të prekura nga migracioni në vendin tonë.

Sipas tij, rreth 68% e personave të anketuarve pohojnë se në vendet ku kanë emigruar janë shfrytëzuar si krah pune pa u paguar sa duhet. Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të migracionit ndërkombëtar, ajo afërsisht është 6 vjet. Vendi ku të anketuarit kanë pranuar se kanë qëndruar me gjatë se kaq është Greqia.
Nga sa dëshmon studimi, emigrantët kanë një prirje pozitive për t’u kthyer në Shqipëri. Rreth 33% personave të anketuar theksojnë se e shohin si hap pozitiv kthimin. Plot 31% thonë se është një veprim i natyrshëm. Por sakaq një pjesë e mirë e shohin tërësisht dështim personal kthimin. Nuk janë pak, por 17%.

Rekomandimet
Migracioni në vendin tonë shfaqet në tre forma të dallueshme. Bëhet fjalë për migracionin e brendshëm, ndërkombëtar dhe migracionin e kthimit. ”Dukuria migratore shqiptare është me natyrë qarkulluese dhe shpesh karakterizohet nga ndërveprimi mes aspektit të brendshëm, ndërkombëtar dhe atij të kthimit”. Sa i përket migracionit të brendshëm, prefekturat brendatare dhe qendrore konsiderohen si prefekturat pritëse ndërsa ato veriore dhe verilindore regjistrojnë numrin më të lartë të personave që kanë lëvizur. Sa i përket pjesës jugore, ato janë të prekura si nga migracioni i brendshëm, por edhe nga ai ndërkombëtar. Ndërsa migracioni ndërkombëtar, ashtu siç dihet, ka prekur çdo rajon në Shqipëri. Kryesisht personat që emigrojnë janë në moshë të re. Pas analizimit të situatës, specialistët kanë dhënë një sërë rekomandimesh. Sipas tyre është e domosdoshme që në zonat pritëse të mbipopulluar nga migrimi i brendshëm të ndërhyhet në infrastrukturë. ”Sisteme si ai shëndetësor, arsimor dhe sektorët e zhvillimit, janë pikat kyçe ku duhet të përqendrohen këto ndërhyrje”, saktësojnë ekspertët. Por jo vetëm kaq, për t’u dhënë shanse e mundësi emigrantëve nga jashtë, për t’u rikthyer duhet t’u sigurohet atyre mundësi punësimi, trajnim e kualifikim personal.


Vendet e destinacionit

  • Greqi: 45% e emigrantëve
  • Itali: 38% e emigrantëve
  • Vende të tjera të BE: 6% e emigrantëve
  • SHBA: 5% e emigrantëve
  • Gjermani: 2% e emigrantëve
  • Kanada: 2% e emigrantëve
G. Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top