Stasit i kane interesuar albanologet!

Bilderberg

Anëtar i ri
Stasit i kane interesuar albanologet!

Marre nga Deutsche-Welle

Ish sigurimi gjermanolindor ka treguar interes per Kongresin e gjuhes shqipe te zhvilluar me 7 dhe 8 dhjetor 1984 ne Tirane. Sipas dokumentave qe ndodhen ne arkiva, Stasit nuk i ka interesuar permbajtja dhe qellimi i kongresit, por vetem pjesemarresit ne te, nje pjese e te cileve ishin albanologe te shquar qe vinin nga Gjermania lindore ose ajo perendimore. Sipas dokumentit 22854, te sektorit qe merrej me kunderspiunazhin ne ministrine e sigurimit te RDGJ, major Ditrich ka marre raportin mbi kongresin e gjuhes nga bashkepunetori me pseudonimin "doktor".

Bashkepunetori ka qene nje GMS, qe do te thote se ka qene bashkepunetor shoqeror i sigurimit, nje lloj i veçante e bashkepunetori jozyrtar, te cilet kane filluar te regjistrohen pas vitit 1968. Dokumenti quhet –Kongresi per problemet e gjuhes shqipe, me 7 dhe 8 dhjetor 1984 ne Tirane. Ne te shkruhet: Sherbimit tone i eshte bere jozyrtarisht e ditur se Kongresi zhvillohet nen kujdesin e gruas se Enver Hoxhes dhe duhet te gjeje pasqyrim te zgjeruar ne shtypin shqiptar. Ne Kongres, i cili kishte ne rend te dites çeshtje te transformimit te gjuhes, ortografise dhe gramatikes, merrnin pjese 300 shqiptare. Ata ishin perveçse gjuhetare te Akademise se shkencave dhe Universitetit te Tiranes edhe njerez te kultures dhe shkences. Perveç tyre ne Kongres merrnin pjese edhe Dr. Kِlleritz (Dr. Keleric), gjuhetar krahasues nga Gjermania perendimore. Nga Gjermania perendimore ishte ftuar edhe nje albanolog tjeter, i cili nuk erdhi ne Kongres. Po ashtu pjese merrte nje albanolog nga Suedia, kater italiane (nder te cilet nje fare Dr. Alti Mari), nje francez dhe nje greke (me origjine shqiptare). I ftuar po ashtu ishte nje shkencetar jugosllav, i cili per arsye qe nuk dihen nuk morri pjese ne Kongres. Gjuhetare bullgare nuk u ftuan. Nje diplomat i ambasades bullgare ne Tirane tregoi pakenaqesi te madhe sepse Republika Popullore e Bullgarise eshte perpjekur kohet e fundi per permiresimin e marredhenieve me Shqiperine.

Ne Kongres morren fjalen kater shkencetare te huaj: Dr. Keteric, Dr. Alti Mari, nje gjuhetar nga RDGJ dhe nje francez. Me pas raporti tregon per çfare eshte folur neper korridore. Per shembull ne nje nga pasazhet lexohet: "Prof. Ryda nga Akademia shqiptare e shkencave, me tha se Prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e shkencave te Gjermanise lindore (RDGJ) do te marre se shpejti nje ftese per te marre pjese ne nje kolegium gjuhe ne Tirane. Tema nuk eshte bere e njohur. Ryda me tha po ashtu se Akademia e Shkencave te Gjermanise lindore eshte e gatshme te ndihmoje Akademine Shqiptare te Shkencave (ASHSH) per perpunimin e nje gramatike per mesimin e gjuhes shqipe. ASHSH eshte çdo kohe e gatshme te konsultohet.

Me pas shkruhet: Ne nje diskutim me nje fare Prof. Buda (mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave) u be e njohur se Shqiperia ka bere plane per te zgjeruar mesimin e gjuhes gjermane. Gjermanishtja do te futet si gjuhe e huaj ne shkolla. Jozyrtarisht thuhet se Shqiperia do t`i drejtohet Gjermanise perendimore (RFGJ) nese nuk merr ndihmen e duhur nga Gjermania lindore. Gjuhetari nga Gjermania perendimore, Dr. Keteric i ka thene pales shqiptare se nese marredheniet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojne, atehere do te kishte qene mire sikur postin e Ambasadorit ta merrte Albanologu Dr. Schmid, nga Universiteti i Freiburgut, meqenese ai zoteron mire gjuhen shqipe. Nje rol te veçante, shkruhet ne raport, per parapergatitjen e marredhenieve diplomatike midis RPSSH dhe RDGJ (Gjermanise perendimore) ka luajtur nje fare Prof. Knoblauch (Knoblau), i cili eshte me prejardhje nga Gjermania lindore, por aktualisht ka dy nenshtetesi ate gjermanoperendimore dhe ate austriake. Ai duhet te kete bere pune te madhe per ngritjen e turizmit ne Shqiperi. Dr. Kِtteritz tha po ashtu se Kongresi tregon se Shqiperia ne nje fare mase eshte e gatshme te hapet ndaj vendeve te tjera. Jozyrtarisht u tha se mikpritja ishte shume e madhe. Pjesemarresit e Kongresit mund te porosisnin ne hotel çfare te donin dhe pagesa i kalonte pales shqiptare. Perveç kesaj, diten e fundit te Kongresit pjesemarresit, te pakten ata qe vinin nga jashte, morren 100 leke.

Raporti perfundon me "burimi duhet ruajtur patjeter".
#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top