Sqarimi i kryeministrisë/ Rama shkon për qokë në SHBA, jo për pushime

Malsi

Anëtar i Nderuar
Edi_Linda1.jpg

Kryeministria ka reaguar pas një lajmi të botuar në Lapsi.al mbi një udhëtim të kryeministrit Rama në SHBA. Burime të besueshme i thanë Lapsi.al se kryeministri do të pushonte disa ditë në SHBA, duke u ndalur fillimisht në New York e më pas në Miami Beach, që në këtë periudhë ka teperatura të përshtatshme për plazh.

Zyra e shtypit në kryeministri u përpoq të japë sqarime mbi udhëtimin. Ajo pranon se Rama do të jetë në SHBA, vetëm se jo për pushime, por për qokë.

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre”, thuhet në sqarimin e kryeministrisë. Në të theksohet se “çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekullim”.

Por në këtë sqarim ka shumë pikëpyetje që kanë nevojë për sqarime sa për qytetarët aq edhe për të mos u lënë shteg spekullimeve.

Në rast se kryeministria është e shqetësuar për spekullimet, atëherë ajo duhet t’u thotë shqiptarëve nëse kryeministri shkon apo jo në Miami Beach siç flitet nga njerëz pranë tij. Ashtu siç ndodh në mbarë botën ajo duhet t’u tregojë shqiptarëve se kush i paguan shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit; nëse kryeministri udhëton në business class apo economy class; nëse shkon me lekët e shtetit, të vetat apo të miqve që e kanë ftuar në sebepin e tyre?

Nëse udhëton me lekët e shtetit, kryeministri e ka detyrim t’u japë sqarime të detajuara shqiptarëve, pasi po shkon për qoka familjare me paratë e tyre, që ata i derdhnin në arkën e shtetit me anë të taksave.

Nëse shpenzimet i paguhen nga miqtë e sebepit, ai gjithashtu është i detyruar nga ligji të bëjë transparencën me detaje të të gjitha parave që janë paguar në këtë rast. Ligji e përcakton qartë edhe nëse duhet të pranojë që t’i paguhen shpenzimet nga miqtë apo jo.

Nëse udhëton me paratë e tij, ato duhet të jenë objekt i deklarimit të pasurisë.

Në emër të transparencës, Lapsi.al pret një përgjigje për të gjitha këto pikëpyetje që kanë nevojë për qartësi.

Vetëm në këtë mënyrë kryeministria do t’i sqaronte me të vërtetë shqiptarët mbi udhëtimin e kryeministrit me familjen e tij në New Jork e Miami Beach, pa qenë nevoja të flasë për spekullime. Spekullim do të ishte nëse do të thuhej se kryeministri Rama ka shkuar në vizitë zyrtare në SHBA. Dhe në këtë rast kryeministria nuk do të kishte nevojë të sqaronte asgjë, pasi dihet që për udhëtimet zyrtare paratë merren nga arka e shtetit. Për të gjitha rastet e tjera, kreu i qeverisë së Shqipërisë duhet të tregojë kush ia paguan udhëtimet e shtrenjta dhe qëndrimet jashte vendit, qoftë për pushime apo për qoka familjare.

lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top