Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Spiunët VIP, kur personazhet e famshëm bëjnë agjentin 007

Spiunët VIP, kur personazhet e famshëm bëjnë agjentin 007

Le ta pranojmë: nuk ka mbulim më të mirë për një spiun se sa një yll i Hollywoodit. Historia ka treguar se shumë prej aktorëve apo muzikantëve i janë bashkuar shërbimeve sekrete, për të ndihmuar atdheun e tyre. Po ju tregojmë për 7 persona të famshëm në fusha të ndryshme të artit dhe sportit, që i janë bashkuar spiunimit.

1-Cary Grant

cary-grant.900x600.jpg


Rasti më i famshëm ishte ndoshta ai i Cary Grant. Edhe pse në vitet ’60,kishte refuzuar rolin e James Bond në kinema, ai nuk denjon që të marrë rolin e agjenti të fshehtë në jetën e vërtetë. Ai është përdorur nga qeveria britanike për të kontrolluar simpatizantët nazistë në Hollywood, gjatë Luftës së Dytë Botërore duke përfshirë edhe aktorin e njohur Errol Flynn. Por jo vetëm kaq. Grant ishte një mbështetës i zjarrtë Anglisë dhe bëri disa donacione në para për forcat e armatosura britanike. Dhe përpjekjet e tij u shpërblyen: në vitin 1947, Grant iu dha Medalja Mbretërore për shërbime për kauzën e lirisë.

2- Harry Houdinى


houdini.900x600.png


Një nga truket më të preferuara të iluzionistit Harry Houdinى ishte që tu kërkonte agjentëve të policisë që ta prangosnin atë dhe për të parë se sa kohë do t’i duhej që të lirohej. Sipas një biografie të dalë në vitin 2016, shkruhet se ishte kjo arsyeja se pse shërbimet sekrete amerikane dhe britanike e punësuan që ai të futej vjedhurazi në stacionet e policisë në të gjithë Europën dhe Rusinë për të mbledhur informacione me justifikimin e paraqitjes së performacës. Në këmbim të shërbimeve, Houdini do të kishte një ndihmë të vogël për karrierën. Ishte përfolur se William Melville, shefi i Scotland Yard, i siguroi disa audicione me drejtorët e teatrove londineze.

3-Josephine Baker

josephine-baker.900x600.jpg


Kush do të kishte pasur kurajën që ndalonte në doganë këngëtaren e madhe Josephine Baker, për ti konfiskuar pajisjet muzikore? Në fakt në mesin e notave të pentagramit, ishin fshehur mesazhe me bojë të padukshme. Bëhej fjalë për informacione të rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Baker iu referohej partizanëve dhe çdo gjë që zbulohej rreth bashkëpunimit. Madje ajo është shtyrë që të bëjë edhe foto të instalimeve ushtarake të nazistëve në Francë, duke përfituar nga padukshmëria që i jepte statusi i të qenit një yll muzike.

4- Elvis Presley

elvis_nixon.900x600.jpg


Ndoshta i ndërgjegjshëm për të kaluarën në spiunazh të shumë prej kolegëve të tij, një mëngjes në dhjetor 1970 Elvis Presley kërkoi dhe mori një takim me presidentin amerikan Richard Nixon. Takimi pasohej nga një letër, në të cilën Elvis i kishte kërkuar Presidentit për t’u bërë një agjent sekret, duke përfituar nga popullaritetit i tij i madh. Por ëndrra mbeti e tillë për shkak se Nixon u detyrua të largohet nga karrigia presidenciale në vitin 1974 për shkak të skandalit Watergate, dhe Elvis vdiq në ’77.

5- Graham Greene

greene.900x600.jpg



Shkrimtari anglez Graham Greene, ka treguar shpesh në librat e tij aventura të agjentëve sekretë. Dhe kush e di se sa ishte një lloj autobiografie në tregimet e tij: në 1941Greene u bë një spiun për MI6, shërbimit sekret britanik i zbulimit. Ai qëndroi për më shumë se një vit në Freetown, Sierra Leone, ku përgjegjësia e tij është që të përfshihej në kërkime e anijeve që niseshin nga Afrika për në Gjermani, me diamante dhe lloje të tjera të kontrabandës dhe në monitorimin e forcave Vichym në Francë. E gjithë përvoja e tij është me thesarin. Greene ka publikuar më shumë se 25 romane gjatë karrierës së tij, duke përfshirë një seri filmash thriller dhe me spiunë, si për shembull “Një amerikan i qetë”, “Njeriu ynë në Havanë” dhe “Faktori njerëzor”.

6- Moe Berg

moe-berg.900x600.jpg



Edhe ylli i amerikan i bejsbollit Moe Berg dha “kontributin” e tij për atdheun. Pas diplomimit nga Princeton, Berg nuk ishte një lojtar dosido. Ai fliste 8 gjuhë të huaja dhe karriera si spiun ka nisur kur shkoi në Japoni për një turne të yjeve të bejsbollit (sport që është shumë popullor në Japoni). Udhëtimi ishte i dobishëm për të filmuar kantieret e anijeve në Tokio dhe të shënjonte pozicionin e tyre. I gjithë materiali i kaloi ushtrisë së SHBA-së, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi la bejsbollin, Berg iu bashkua OSS, paraardhësi i CIA-s, duke mbërritur me parashutë në Jugosllavi që të ndihmonte grupet e rezistencës.

7- Noel Coward

noel-coward.900x600.png


Në fillim të Luftës së II Botërore, dramaturgu Nowl Coward, e braktisi punën e tij në teatër dhe u vu në shërbim të inteligjencës britanike. Coward përdori famën e tij për të fituar qasje në zonat VIP, madje edhe në SHBA, si dhe për të dhënë informacion top-sekret në lidhje me mbështetësit e Hitlerit. Atë e ndihmonte kujtesa e frikshme dhe ishte i zoti që të bënte spiunin . Për fat të keq nazistët e njohën dhe e futën atë në listën e zezë të armiqve.

S. Muça
g,shqip
 
Titulli: Spiunët VIP, kur personazhet e famshëm bëjnë agjentin 007

Interesante.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back