“Spitali i Vlorës në mjerim, s’ka ilaçe”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vlorë- Kreu i spitalit të Vlorës e ka quajtur të mjerueshme gjendjen aktuale në spital. Pasi ka nisur levizjet e para, drejtori i spitalit rajonal të vlorës Luter Nuraj, pohon se gjithçka ka qenë e motivuar në emër të profesionalizmit, duke bërë me dije fakte konkrete.
Nuraj gjatë një deklarate për mediat ka dhënë alarmin për mungesën e medikamenteve. “Gjendja në spitalin e Vlorës është e mjerueshme. Unë kam informacionin e plotë dhe di që shkak është mostenderimi. Sot mund t’ju them se spitali i Vlorës është në gjendjen e tij më të rëndë. Mungesat janë të mëdha në zëra, ku mungojnë që fiziologjiku, glukoza, atropinë, mungojnë kitet për laboratorët, kreatinemi, elektrolitet, fraksiparina, ilacet e tensionit, e një listë tjetër e gjatë që vijon, cka ka detyruar pacientët të blejnë vetë shumicën e tyre”- tha ai.
Duke folur për reformën e bërë në vite ai ka akuzuar për ndërrime të bëra për interesa të ndryshme dhe të pambështetuar në bazën profesionale. Shekulli
 
po ce pyet aman....isha qepare ne ambulance te urgjenca dhe skishe ku te shtriheshe qe te beje nje gjilpere se binte shtrati....le ato mizat atje neper dhome ku beheshin vizitat....te shpifej....
 
historikisht keshtu kemi qen,munges ilacesh,munges kushtet te nevojshme,pervec ketyre problem eshte edhe punsimi i doktorve te pakualifikuar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top