Spanjë, rrëzohet helikopteri me drogë, piloti shqiptar i Forcave të Armatosura humb j

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur nga foltorja e kuvendit dhe në përgjigje të akuzave të opozitës ka informuar sot lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë ku sipas tij është rrëzuar një helikopter që transportonte drogë i cili drejtohej nga një major shqiptar i Forcave të Armatosura Shqiptare.

rama5.jpg


“Para pak minutash Ministria e Jashtme është njoftuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë ku forcat e gardës civile kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku dhe piloti është një major i FA shqiptare. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura Shqiptare prej 18 vjetësh, gradën major e ka marrë në vitin 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të Forcave tona të Armatosura. Tani nuk ja vlen të hyjmë në diskutimin është piloti jonë apo juaji”, tha Rama.

fotoNdërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, të cilët transportonin rreth 1 ton hashash.

foto6.jpg


Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve. Mes tyre është identifikuar majori shqiptar i FA, Sokol Feka. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.

Autoritetet kanë gjetur në helikopter rreth 30 pako hashash, por ende nuk është saktësuar sasia në kilogramë pasi hetimi po vazhdon.

Ministria e Mbrojtjes: Feka, instruktor në bazën ajrore të Farkës, kishte marrë leje 12- 31 janar

feka.jpg


Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqiperisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë.

Guardia civil Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.

Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës.

Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë. Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009.

Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë. Përmes një shkresë zyrtare,

Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorishë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.

29 janar 2015
G.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top