SPAK në aksion: Sekuestrohen hotele, apartamente, automjete, ja grupi kriminal nën gjykim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
SPAK në aksion/ Sekuestrohen hotele, apartamente, automjete, ja grupi kriminal nën gjykim

1579551004024.png

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur punën në mënyrë të vrullshme.






Prokuroria e Posaçme njofton se me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal të disa të pandehurve.

Ata janë të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b’’, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur.

Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.



Top Channel
 
Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesë milion) euro.

Me sa di une (nga deklarata te meparshme qeveritare) ky sekuestrim eshte me vlere me te lart se TOTALI i sekuestrimeve gjate qeverisjes se Berishes.
 
Ky rrjeti kriminal te duket rast sporadik?! Mendoni ju se shisnin kanabis neper lagje keta?!

Sa per mosveprimin ndaj politikes, kini durim se nje muaj ka qe eshte ngritur si strukture. Ka QINDRA (per te mos thene mijera) dosje qe i jane transferuar nga ish-prokuroria e krimeve te renda. Do veprohet nje here me dosjet ekzistuese, pastaj merret iniciativa me hetime te reja! Gjithashtu, per hetime te reja do duhet te ngrihet edhe BKH-ja...

Nuk ka logjik argumenti “ose rregullo cdo gje ne muajin e pare, ose perndryshe struktura s’ka fare besueshmeri”. Nuk jane punetor ne ‘fast food’, por prokuror! Nje gabim ne pergatitjen e akuzes dhe e gjithe dosja rrezikon te deshtoj ne gjykate!
 
Redaktimi i fundit:
Pa e sekuestru e konfisku Edi Ramen me shok, kot e keni.

Po po Edi, per ty e kom.
 
Rifuten serish ne treg, por veshtire te gjejne bleres.

Pronat e lul berishes kur u sekuestruan ne 2006 a 2007 se mbaj mend nuk u shiten dot asnjehere.
Pse skalojne prona shteti?
Ose ndermarrje qe ta shfrytezojne te huajt me ate nismen 1€? Nese eshte akoma keshtu
 
Nipce jemi qe jemi e leke ka boll...ty cte marrim?
Ndonje pale brek me nocke elefanti? Se tu holluan ato te tigrit me rente pika lol
 
Debati politik eshte i kote. Njerezit zakonisht qendrojn ne llogoret e veta dhe i justifikojn vezhgimet sipas qejfit. Gjithsesi mua s’po me durohet pa i shkruar dy fjale.

Me 2013 thoshin “perderi sa PS beri aleance me LSI-ne, atehere nje m.ut jane te gjithe (nenkuptohej PS = LSI = PD)”. Vecse 3 vjete me vone PD dhe LSI e votuan reformen ne drejtesi (te hartuar nga PS me ndihmen e SHBA-ve dhe BE-se) VETEM pasi ambasada amerikane i beri presion te drejtperdrejt cdo deputeti te LSI-se dhe PD-se. Ja pra nje rast i shkelqyer qe tregoi se nuk jane njesoj.

“Po mire, pse e beri aleancen Rama me Meten...?!” do thoni ju. “A nuk ishte per pushtet?!” Shume e thjeshte: e provoi vetem ne 2009-en dhe humbi... Sepse jemi popull qe pavaresisht firmave piramidale, hapjes se depove, shitjes se naftes ndaj Serbise, faljes se territorit detar te greku, grushtit te shtetit ne 1998, perseri mbi nje e treta e voton PD-ne. Ndaj Rama eshte i detyruar te pershtatet me kete turrme qe jo thjesht gabon por ta shpif, te ben me turp qe je shqiptar; ndaj Rama u detyrua te bente aleance me kedo qe eshte e nevojshme per te rrezuar Berishen.

Ndaj, prisni deri nga fundi i vitit, ose te pakten deri nga qershori, dhe shikoni se sa do jete shifra e konfiskimit te pasurive nga krimi, sa politikan ne burg, sa gjykates dhe prokuror te shporrur ose mbrapa hekurave per ato qe kane bere... pastaj keto shifra krahasoini me ato qe ka arritur PD kur qeveriste! Matematik e thjeshte - s’ka nevoj fare per deduksion te nderlikuar! Prisni dhe krahasoni. Nese shifrat jane njesoj, atehere keni te drejt - por nese jo, jepini Rames ate qe meriton!

Poashtu, mos harroni te merrni ne konsiderat edhe vleresimet e eksperteve te huaj. Cdo disa jave Po shprehet ndonje minister apo politikan i nivelit te lart (perfshi raportet e eksperteve te KE-se) mbi zhvillimet ne Shqiperi. (E di qe Makroni dhe ca idiote ne Holland i kemi kunder, vecse po u mungojn argumentat dhe kuptohet se hallin e kane te ekstremi i djathte ne shtetet e tyre!)
 
@Imp4cT o qeros dreqi ku te shkon mendja
 
spak esht sa per ti heq merakun njerezve qe asgje spo ndodh me Shqiperine , gjithcka normal e jeta esht e bukur :p
 
spak esht sa per ti heq merakun njerezve qe asgje spo ndodh me Shqiperine , gjithcka normal e jeta esht e bukur :p
Sa bukur ke fol ketu sikur te k am mesu une :D Big Like
 
Rifuten serish ne treg, por veshtire te gjejne bleres.

Pronat e lul berishes kur u sekuestruan ne 2006 a 2007 se mbaj mend nuk u shiten dot asnjehere.

Normalisht duhet te nxirreshin ne ankand dhe te futeshin ne arken e shtetit.

Ose kalojne ne administrim te shtetit. Rasti i Balilajve ne Sarande me hotelin santa quaranta. Problemi eshte qe keta jane bere aq te fuqishem sa nuk ju behet vone fare per ligje rregulla nuk e kane idene e kuletes se tyre dhe ate te shtetit.

Disa prona qe gjasme konfiskuan OFL ishin sekuestruar vite me pare me vendim gjykate. Le te shkoje ke rolling hills te konfiskoje le te shkoje ke orion construction le ti marre gjithe bizneset e ndertimit guroret mediat tjera qe pastrojne parate e politikaneve.

Personalisht jam skeptike qe do ndryshoje dicka per mire ne Shqiperi. Nderkombetaret duan reforma duan statistika, po si mund ti besh me 1 ekonomi informale qe ka Shqiperia me kete korrupsion qe ka arrit majat dhe me keta politikane pa minimumin e ndergjegjes morale per ta bere me te mire kete vend qe te rinjte mos detyrohen te largohen neper bote por te qendrojne ketu.

Qofsha e gabuar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top