Sot, Shqipëria pa Kosovën e اamërinë

Lauri

Anunnak
Sot, Shqipëria pa Kosovën e اamërinë, gjendet posi njeriu të cilit I prenë krahët e këmbët, e me gjithëatë I qesh buza pak sepse mundi të shpëtoj jetën, por I qesh me dhimbje pa fund kur sheh veten aq të shëmtuar. Duhet, po duhet të ndjejë Shqipëria pak, vertetë, por pak gas në zemër, sepse mundi ti të shpëtoj jetën në mes të zjarrit që mori Ballkanin edhe sepse gjithë punët na thonë se Shqipëria do të rrojë, se shpresat për një kohë më të mire duhen forcuar e jo humbur, se fuqia jonë, sot e pakët, do të shtohet pak nga pak.

Një gjë për të cilën duhet ti jemi mirënjohës ndaj Europës, është se Europa jo vetëm që bëri një Shqipëri, por siguroj edhe mbijetesën si Shqipëtar të atyrë, që fatkeqësia e kombit tone nuk I la nën hien e flamurit për të cilin ju dridhet zemra e tyre.

Sa për ne, vendasit e Shqipërisë së lirë, le ta kuptojmë mire: liria jonë e vërtetë do të jetë vetëm kur Kosova Shqipëtare do të gjendet në të djathtën tone dhe kur Cاmëria do të bëhët muri I mbretërisë Shqipëtare nga ana e jugut; le ti lutëmi Zotit mëngjes e mbrëmje që kjo ditë e lumtur të jetë sa më e afërt; le ti mësojmë bijët tonë që Shqipëria s’ka ditë të bardhë pa viset që I rrëmbehen sot cubërisht, se Kosova e اamëria kanë qenë e duhet me doemos, më në fund, ti mbesin Shqipërisë.

Mihal Grameno -Perlindja e Shqipënies- 14 Gusht 1913, Faqe 2

mihal_zps3c2d5df7.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top