Sony vjen me Z1 Mini

Kresha

A pretty face can never trick me


Të gjithë fansat e telefonave Sony të cilët kanë qenë në pritje të versionit miniaturë të Sony Xperia Z1 duhet ta dinë se ky model i telefonit të mençur tashmë është zyrtarizuar nga kompania.
Pak kohë pas lansimit të modelit të përditësuar të linjës Xperia, përkatësisht modelit Xperia Z1f, kompania tani ka prezantuar edhe modelin e ri të telefonit të cilin kompania e ka quajtur Sony Xperia Z1 Compact.
Sony Xperia Z1 Compact sjell shumicën e karakteristikave për të cilat është folur gjatë muajve të fundit, mirëpo për të gjithë ata që kanë harruar duhet listuar edhe një herë shumicën e specifikave që is jell ky model.
Sony Xperia Z1 Compact sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.3-inç në teknologjinë e njohur si Triluminos Display dhe X-Reality, rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad-core Snapdragon 800 SoC me 2.2GHz, 2GB RAM si dhe baterinë me 2,300 mAh.
Për më shumë, Sony Xperia Z1 Compact bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, ndërsa ndërfaqja e integruar në telefon është ajo e Sony’të. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top