Sondazhi i USAID: Korrupsioni më i lartë se një vit më parë

Зngjεll

___________
USAID publikoi një sondazh i realizuar në bazë të nivelit dhe kategorive që ka prekur fenomeni i korrupsionit. U pyetën mbi 1 mijë persona, shumica e të cilëve u shprehën se korrupsioni jo vetëm që s’ka pësuar rënie, por është shumë më i lartë se një vit më parë. Ata përcaktuan kategoritë që janë më të prekura nga ky fenomen si dhe përzgjodhën edhe “ushtarët” që sot për sot luftojnë korrupsionin

TIRANE-USAID deklaroi sot se korrupsioni në Shqipëri është më i lartë se një vit më parë dhe se shtresa e më të korruptuarve janë ministrat, deputetët, doganierët dhe mjekët.
Përfaqësues të USAID në Tiranë publikuan sot rezultatet e një sondazhi për nivelin e korrupsionit dhe kategoritë që ka prekur ky fenomen në Shqipëri. Në anketë kanë marrë pjesë 1 194 persona në disa qytete të vendit. Shumica e të anketuarve kanë vlerësuar se korrupsioni në vitin 2009 është më i lartë se ai i një viti më parë.
Të pyetur se cilat janë kategoritë që janë më shumë të korruptuar, të anketuarit kanë zgjedhur; ministrant, deputetët, doganierët, mjekët. Kurse për më pak të prekur nga ky fenomen, anketuesit kanë shenjuar drejtuesit fetarë, presidentin, median, arsimin dhe ushtarakët.
Kurse pyetjes se kush po e lufton korrupsionin në vend, përgjigja ka qënë, media. Anketuesit jane shprehur negativisht nëse institucionet shtetërore po ndihmojnë sadopak në luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit, në këto institucione mungon transparenca. Nderkaq sa i perket gjendjes ekonomike 50.4 % e te anketuarve mendojne se gjendja eshte e keqe ose shume e keqe.
E megjithëse shumica mendojnë per here te pare se ka përmirësime në sistemin gjyqësor që është përmendur shpesh si ndër më të korruptuarit, pyetjes së sondazhit sesi e parashikojnë të ardhmen e luftës kundër këtij fenomeni, anketuesit i janë përgjigjur se janë shumë pesimist për atë cfarë do servirë e ardhmja në këtë drejtim.
/BalkanWeb/
 
Titulli: Sondazhi i USAID: Korrupsioni më i lartë se një vit më parë

Sondazhi i USAID eshte genjeshter, te verteten e di vetem Berisha :(

Mjer ky popull per kete qeveri qe meriton...
 
Titulli: Sondazhi i USAID: Korrupsioni më i lartë se një vit më parë

une cuditem se perse merreni me sondazhe kur i shikoni me syte e tuaja
ai i shikoni ministrat tane ku jetojne ,apo te gjithe ata qe e rrethojne ministrin

 
Titulli: Sondazhi i USAID: Korrupsioni më i lartë se një vit më parë

Ti besojme sondazheve tani apo Sales :D...se edhe ai kur na del ne TV gjithe me do flete neper duar, gjithe me fakte :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top