"S'mundem të laj borxhin", vetëvritet

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pamundësia për të shlyer një borxh prej 100 mijë lekësh të reja ka çuar në vetëvrasje një 46-vjeçar në Tiranë. Fadil Hakaj, baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten me automatik pasditen e djeshme, në banesën e tij që ndodhet në rrugën “Komuna e Parisit”. Hakaj është gjetur i vdekur nga djali i tij 16-vjeçar, i cili lajmëroi i tmerruar policinë. Oficerët e policisë së komisariatit nr.2 mbërritën në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e vetëvrasjes. Burime nga policia thanë për “Shekullin” se nga hetimet e para rezulton se 46-vjeçari vrau vetën pasi nuk kishte mundur të shlyente një borxh prej 100 mijë lekësh të reja. Motivin e vetëflijimit, babai i dy fëmijëve e kishte sqaruar në një letër të cilën e kishte shkruar para se të ndërmerrte aktin fatal. Gjithashtu, policia mori në pyetje edhe familjarët e të ndjerit për të sqaruar më tej rrethanat e këtij vetëflijimi.

Vetëvrasja

Rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, Fadil Hakaj ndodhej vetëm në banesën e tij. 46-vjeçari që punonte si murator ka shkruar një letër lamtumire dhe më pas ka telefonuar djalin e tij 16-vjeçar. “Unë do të vras veten”, -mësohet t’i ketë thënë djalit të tij nëpërmjet telefonit Hakaj. I frikësuar për jetën e të atit, 16-vjeçari ka shkuar me shpejtësi në banesën e tij, që ndodhet në një pallat shumëkatësh në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë, por ka qenë shumë vonë. Sapo ka hyrë në banesë, ai ka gjetur babanë e vdekur e të mbuluar nga gjaku. Djali lajmëroi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar ngjarjen. Burime nga policia thanë se Hakaj qëlloi veten me automatik në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Pranë trupit të tij, policia gjeti një letër të cilën e sekuestroi në cilësinë e provës materiale. Të njëjtat burime thanë se familjarëve të viktimës iu morën deklarimet për të zbuluar shkaqet e vetëflijimit.

Motivi

Oficerët e policisë nuk e kishin të vështirë të zbulonin motivin që detyroi 46-vjeçarin Fadil Hakaj të vetëvritej, pasi ai i kishte sqaruar në një letër të cilët e kishte shkruar pak para se të qëllonte veten me një plumb në kokë. “Unë nuk mund të shlyej borxhin prej 1 milionë lekësh që kam. Karakteri im nuk ma lejon të turpërohem, ndaj dhe po vras veten”, -mësohet të ketë shkruar në letër Hakaj, i lodhur mesa duket nga varfëria dhe borxhet. Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua letra që kishte lënë i ndjeri si dhe automatiku me të cilën 46-vjeçari vrau veten. Ndërkohë, trupi i pa jetë i Fadil Hakajt u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme. Mësohet se Fadil Hakaj kishte dy fëmijë, një djalë 16-vjeçar dhe një vajzë të mitur. Ai prej vitesh punonte si murator ndërsa kohët e fundit ishte i papunë, gjë e cila dyshohet të ketë rënduar gjendjen emocionale të 46-vjeçarit, duke e çuar atë deri në vetëvrasje për 100 mijë lekë të reja borxh. Burimet policore thanë se do të merren në pyetje të afërmit e viktimës për të sqaruar më tej shkaqet e këtij vetëflijimi, që mesa duket është dëshmi e qartë e depresionit nga varfëria dhe papunësia në këtë vend.

Letra e lamtumirës...

“Po vendos të vras veten, pasi nuk mund të shlyej borxhin prej 1 milionë lekësh që kam. Karakteri im nuk ma lejon të turpërohem, ndaj dhe po i jap fund jetës. Kam dy fëmijë si yje, por nuk mund t’i shoh më. Nuk dua t’i turpëroj. Këtë letër po e shkruaj që organet hetimore mos të dyshojnë tek asnjë njeri, pasi unë po vras veten”. Kjo është një pjesë nga letra që ka lënë Fadil Hakaj para se të vetëvritej, duke sqaruar motivin e vetëvrasjes. Në fund ai ka shkruar emrin e tij, duke vendosur edhe firmën.

Gazeta Shekulli - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
Oboboooo, sa keq:qaj:
S'e imagjinoj dot dhimdjen e familjes dhe vdekjen e nje personi kaq te ri:(
 
Ndoshta i kish ardhur aty ku s'mbante me te shkretit,po pse zgjidhje eshte kjo ???

Po femijet tani ????


 
Perdite vetvrasje!.........eshte kulmi.......edhe icik po vazhdoi kshu dhe duhet shpallur gjendje e jashtezakonshme....familjet duhet te kene mbi tre femije!!!!!! do paksohet popullata!!!!!!!
 
bravo i qofte,:(
me kete qe beri la familjen rrugeve dhe femijet pa mbrojtje ne 4 rruget.
keto si kishte menduar ky para se te vetvriteshe per nje milion lek.
per kete sme vjen fare gjynah,per familjen e tij shume.

e di qe ke shum te drejte?
esht treguar vertet egoist per kete qe beri........:lexim: ndoshta sduhet ta gjykojme..por ta lesh familjen ne gjendje te till......!!!!!!!!!!!!
 
bravo i qofte,:(
me kete qe beri la familjen rrugeve dhe femijet pa mbrojtje ne 4 rruget.
keto si kishte menduar ky para se te vetvriteshe per nje milion lek.
per kete sme vjen fare gjynah,per familjen e tij shume.

Edhe une kete mendova Bledi ,tani ai ndoshta ka qene ne gjendje depresioni ,po njeriu e mbledh veten,shume egoist eshte treguar ,se kuptoj ca mendoi ...se familja do behej e pasur po te vdiste ai ,do i zene deren familjareve tani per te lare borxhin :(:(:(
 
Ndoshta i kish ardhur aty ku s'mbante me te shkretit,po pse zgjidhje eshte kjo ???

Po femijet tani ????


Ose do ti ndihmoje shteti...ose do marrin ndonje rruge te piste, per te shlyer borxhin e babait...se ste fal huadhensi :(.
 
Ose do ti ndihmoje shteti...ose do marrin ndonje rruge te piste, per te shlyer borxhin e babait...se ste fal huadhensi :(.

Ky shtet i l***-te as qe ka idene se sa njerez ,familje vuajne per buken e gojes.
Nuk luan vendit fare per t'i ndihmuar pa ju ndodhur fatkeqesite njerezve .:(
 
me vjen tmerrsisht keq per ato femije te shkrete po dhe per kte baba te deshperuar qe i dha fund jetes se tij..........booooooo sa ka ndryshu bota.......per dite e me keq........
 
sa gjunah....te arrije njeriu deri ketu sa te vrase veten per 1 miljon pfffff
 
sa i bie 100 mij leke ?

gjithsesi seshte motiv ky per te mare jeten:(
 
sa i bie 100 mij leke (te rinj)?

gjithsesi seshte motiv ky per te mare jeten:(

Po 1000 euro pak a shume aman o sweetz kot nuk rriten shqipetaret para kohe ,nga hallet qe u bien mbi koke e kane.
 
Unë nuk mund të shlyej borxhin prej 1 milionë lekësh që kam. Karakteri im nuk ma lejon të turpërohem, ndaj dhe po vras veten”,

Bravo, edhe kshu u le turpin kalamajve edhe gruas, te cilet do jetojne me kte turp se babai i tyre u vetvra per 1 milion lek. Po o budall, ik e shit nje kile hashash edhe bej 5 milion leke, i rrezikuar se i rrezikuar je, cte duhet qe vret veten!! Bahhh ca njerzish ka ktu mor zot, mjere kalamajt per kta baballare qe kane.
 
sa i bie 100 mij leke ?

gjithsesi seshte motiv ky per te mare jeten:(

rreth 900 euro, as 1 mij euro nuk jane!! Te na i kishte kerkuar neve borxh, do ja kishim dhene edhe falas, po te vrase veten tjetri per kaq leke.. se kuptoj!!
 
gjyna ku kemi arriture tamam si ne boten e trete
pushtetaret jane per te vjedhure jo per te punuare
 
Te varsesh veten per 1 milion leke ???????????? Ky eshte kulmi i gjerave qe po degjojme
Paska qene njeri shume i paafte . Leshokerka dhe deklrata para se te vrase veten ky egoist
PO tani c'u beri atyre femijeve nuk i mbuloi me turp ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top