Skrapi, biznesi milioner i hajdutëve

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Qëkurse është marrë me koncesion nga kompania
turke "Kurum", Uzina e اelikut, në Metalurgjikun
e Elbasanit, nuk përpunon mineral kromi.
"Mysafirëve" turq, u bie më me leverdie
të shkrijnë hekurishtet shqiptare
që para Luftës së Parë Botërore, sesa të investojnë që
nga minerali i maleve shqiptare të prodhojnë "çelik e plugje".
Madje, edhe teknologjia dhe investimi në të është përshtatur
vetëm për shkrirjen e hekurishteve të mbledhura mbi e nëntokë,
në çdo cep të Shqipërisë e përtej kufijve të saj shtetërorë.
Për këtë, specialistët turq ndjehen mjaft të kënaqur, pasi nuk u
ka munguara kurrë lënda e parë, gjë që duket në "vargmalet" me
hekurishte, që në gjuhë teknike emërtohet "skrap". Për të mos u
zgjatur, shqetësimi ynë lidhet me vjedhjet e shumë pajisjeve të uzinave
dhe fabrikave shqiptare nga persona të papërgjegjshëm, të
cilët çmontojnë ku gjejnë për t‘i shitur si skrap në furrat e shkrirjes
të "Kurum". Nuk do të mund të gjendet vend tjetër shprehja
frazeologjike kineze se "çfarë fluturon hahet" me moton e
vjedhësve të skrapit "çfarë është metal, shitet"!
Kësisoj, me dhjetëra e dhjetëra raste në Qarkun e Elbasanit
tregojnë për vjedhësit "pa mëshirë" të metaleve apo makinerive
në vepra ndërtimi, në gjendje pune apo të lënë në konservim.
Shifrat jozyrtare janë me qindra, por edhe vetëm ato të dhëna nga
policia flasin për plot 23 raste në tre vitet e fundit.
Në dukurinë e vjedhjes së skrapit janë përfshirë njerëz të të
gjitha moshave, profesioneve e gjinive, pasi një tregti e tillë është
me leverdi. Skrapi që dërgohet në furrat e Uzinës së اelikut kalon
nëpër tri hallka, jo shumë të varura nga njëra-tjetra. Të parët janë
mbledhësit endacakë apo të organizuar në grupe të vogla që ua
shesin firmave private të licencuara për këtë qëllim. Të tretët dhe
të fundit, janë drejtuesit e "Kurum", që pas peshimit dhe zbritjes
së firove, hedhin skrapin e blerë në furrat e shkrirjes. Të tri grupet janë
mjaft të rezervuar në dhënien e informacionit, për të mos thënë se
nuk ofrojnë asnjë informacion. "Kompania jonë dhe uzina që
drejtoj, nuk mban asnjë përgjegjësi se skrapi që blejmë ne mund të
jetë i vjedhur", thotë pas shumë pyetjesh pa përgjigje Jyxhel Aksu,
drejtor i Përgjithshëm i Uzinës së اelikut në kompaninë turke "Kurum".
Madje, ai nuk ka pranuar kurrsesi të informonte se me cilat
firma private brenda apo jashtë Shqipërisë kooperonte për blerjen
e skrapit dhe çmimet e tyre, duke u justifikuar me mos cenimin e
strategjisë së punës në këtë kompani. Por, mbetet fakt që pa pushim
brenda 24 orëve aty shkarkohen automjete të tonazhit të rëndë me
skrap të të gjitha llojeve të metaleve, nga të gjitha rrethet e vendit
tonë, nga Kosova, Maqedonia dhe më gjerë. Madje, nga burime brenda
kompanisë mësohet se blerjet më të mëdha bëhen natën, gjë nga
e cila mund të favorizohen edhe vjedhësit edhe futja e lëndëve të
huaja me karakter shpërthyes, siç ishte rasti i 14 qershorit të këtij viti,
kur nga një shpërthim në furrë vdiqën dy metalurgë dhe u plagosën
rëndë shtatë të tjerë. Ndërsa përfaqësuesit e firmave
private të grumbullimit të skrapit, të cilët duan të mbeten
anonimë, kanë pohuar për "Shqip" se blerjet bëhen me dokumente
të rregullta nga individët që merren me këtë punë dhe aty ku
dyshohet për vjedhje, pas seleksionimit, lajmërohet policia dhe
nuk blihen hekurishtet. Në fakt, nga ana e policisë është
shpërndarë edhe një urdhër nëpër të gjitha pikat e grumbullimit
të skrapit të nivelit të dytë, për rastet kur dyshohet për
vjedhje. Dukuria e fundit mbetet prezent në Elbasan e më gjerë.Vjedhjet kanë nisur që nga shkronjat metalike të varreve, fuçitë e birrave, pajisjet e uzinave të ndryshme, më tepër tek ato që kanë ndaluar prodhimin e deri te
dyert e garazheve të makinave të qytetarëve të ndryshëm.
Tregu më fitimprurës në këtë lloj tregtie mund të konsiderohet
hidrocentrali i Banjës, rafineria e naftës në Cërrik, uzina e اekinit
në Gramsh, godinat minerare e minierat e Përrenjasit, ish-muzeu
i Luftës në Elbasan etj. Të paktën në këto tri vitet e fundit, policia ka
verifikuar 13 raste, për të cilat dënimet kanë qenë jo të pakta. Sidoqoftë,
shumica e denoncimeve për vjedhjeve të kësaj natyre vijnë
nga vetë kompania "Kurum" dhe firmat privatë të nivelit të dytë, që
merren me grumbullimin e skrapit. Shumica e denoncimeve
nga këto firma kanë të bëjnë me vjedhjen e mallit të tyre dhe janë
të rralla rastet kur denoncohet pas dyshimeve se një sasi e caktuar
skrapi mund të jetë vjedhur diku.

(Gazeta Shqip )
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top