Skënderbeu…nga Kruja në kështjellat, muzetë dhe sheshet e Europës

Lauri

Anunnak
Prof. Dr. Ferid Hudhri

Nga koleksionet më të vjetra me figurën e Skënderbeut, që njohim deri tani, por që nuk ekzistojnë më, janë ai i Pal Jovit (Paolo Giovio), i krijuar në vitin 1536 në Como, në vilën Pliniana buzë liqenit Lario, dhe ai i arkidukës Ferdinand ngritur nga fundi i shekullit XVI, në kështjellën e Ambras-it. Thuhet se në koleksionin e Jovit ruheshin vepra të Rafaelit, Ticianit, Mikelanxhelos, Vasarit etj. Kur muzeu u transferua te Cosimo I de Mediçi, në vitin 1552, në Como vajti piktori fiorentin Cristofano del’Altissimo që të kopjonte pjesën më të madhe të tablove (midis të cilave edhe portretin e Skënderbeut) që u vendosën në Galerinë Medici, tashti e quajtur Galeria degli Uffizi.

Por, nëse të dy koleksionet e hershme u shpërbënë, dhe veprat e tyre lëvizën nga një muze në tjetrin, nëpër Europë ende gjenden disa kështjella, katedrale, muze, galeri dhe koleksione të tjera që ruajnë portretin e Skënderbeut.

Në një nga ndërtimet më të bukura përgjatë lumit Luar të Francës, pikërisht në kështjellën Borgar (Chataux de Beauregard), që nga shekulli XVII ndodhet një tablo për Gjergj Kastriotin. Skënderbeu është pikturuar midis 327 figurave më të shquara të historisë botërore që janë përjetësuar në atë kështjellë. Pranë tij dallohen Perandori i Kostntinopojës, Kostandini dhe në anën tjetër ish aleati në luftimet kundër otomanëve, Huniadi i Hungarisë. Më tej janë mbreti Henri V i Anglisë, Ferdinandi i Napolit, sulltan Mehmeti II, mbreti Filip i Spanjës, Papa Klementi II, Luigji XIII etj. Portretet u realizuan nga një grup artistësh nën drejtimin e Paul Ardier.Siç shkruhet në një nga guidat turistike në Francë, kështjella në Borgar është bërë më e vizitueshme prej shekujsh nga koleksioni i rrallë i portreteve. Pikërisht midis atyre portreteve qëndron dhe heroi ynë.

skende_zpsf8bf0f61.png

Një kështjellë tjetër europiane e shekullit XVII, në Valburg të Gjermanisë, paraqet një nga portretet më piktorike për Skënderbeun. Në sfondin e errët të gjithë tablosë, spikat pikturimi i fytyrës me tone të ngrohta dhe plot dritë. Edhe kapela dhe veshja e heroit paraqitet me një kolorit të ndezur, në harmoni me fytyrën dhe një kontrast të ndjeshëm me sfondin. Mbas portretit të Galerisë Uffici të Firences, që është përcaktuar nga gjithë studiuesit si tabloja më e bukur, figura e Skënderbeut në kështjellën e Valburgut, është bërë një nga krijimet më të popullarizuara të viteve të fundit.

Për sa i përket stilit të pikturimit dhe paraqitjes së figurës së Kastriotit, midis veprave më të hershme, afresku në kështjellën Butça pranë qytetit Zhilina të اekisë, duket më i veçantë e thuajse krejt i ndryshëm nga krijimet e mëparshme. Figura e Skënderbeut është më e madhe se natyrorja dhe e gjithë tabloja, ku ravijëzohen edhe figura të tjera, zë sipërfaqen e një muri të tërë. Me këto përmasa, afresku në kështjellën Butça, përcaktohet si vepra me dimensionin më të madh, që i është kushtuar Gjergj Kastriotit. Tabloja është realizuar direkt në murin e kështjellës në teknikën a secco (e pikturuar në mur të thatë). Po në atë sallë janë pikturuar edhe figura të tjera të shquara të historisë botërore, që nga Akili dhe Aleksandri i Madh e deri te Skënderbeu dhe Huniadi. Ende nuk janë bërë hulumtime të sakta për kohën kur është pikturuar si dhe për autorin e saj, por njihet një restaurim i bërë në vitin 1920 nga piktori çek Stanislav Barosh.

Në portin verior të Europës, në qytetin Gdans të Polonisë, ndodhet një vepër tjetër e veçantë, gjithashtu e rrallë për llojin e saj. Gjergji këtu është gdhendur në reliev. Midis gjithë veprave më të hershme, kjo është e vetmja e këtij lloji, nga sa njohim deri tani. Ndërsa në Katedralen mesjetare të Shibenikut në Kroaci ndodhet një portret në skulpturë. Mbështetur në identifikimin e bërë nga studiuesja kroate Ivana Pavicic, mendohet se kjo vepër i takon artistit të njohur me origjinë shqiptare Andrea Aleksi (1425-1507) dhe është realizuar midis viteve 1443-1448. Pra ka përfunduar gjatë kohës që heroi jetonte! Kështu, krahas medaljeve që përmendëm më lart, skulptura në Shibenik është një tjetër krijim artistik i realizuar në gjallje të Skënderbeut, që na bën të besojmë se është autentik. Po si është realizuar kjo vepër? Dihet se në vitin 1448, autori kryesor i katedrales, Juraj Matea Dalmatinasi, ka ftuar Andrea Aleksin bashkë më nxënësin e tij Pal Rajoviqin, për të gdhendur kapitele, friza, medalione dhe skulptura. Historiani kroat A. Mutnjakoviç shkruan se zgjedhja e Andreut nga ana e Jurajit për bashkëpunëtor tregon se Lleshi në atë kohë tregonte shenjat e talentit të vet të lindur. Kështu filloi bashkëpunimi midis Juraj Mateut dhe Andrea Lleshit, që zgjati nëntë vjet dhe për të dy ishte i dobishëm; Juraji e kishte Andreun bashkëpunëtor të shkëlqyer për veprat e veta… StudiuesiM. Ahmeti shton se, sipas një dokumenti që ruhet në arkivin e Katedrales, A. Aleksi obligohet se do të punojë skulpturën e Skënderbeut dhe disa figura të tjera.Vepra tani ndodhet në anën jugore të Apsidës së Katedrales. Figura e Skënderbeut është e pesta në radhë, midis 71 skulpturave të tjera që paraqesin personalitete të tjera të shquara si Gjon Paleologu VII; Alfonsi V, mbret i Napolit dhe Aragonës; Vlladistavi II, mbret i Hungarisë dhe i Polonisë; Papës Eugen IV; Huniadit etj. Skulptura e heroit tonë është me pamje ballore, me një kthim të lehtë djathtas. Mban kapelen venedikase që e kemi parë edhe në krijimet e mëparshme. ثshtë me mustaqe dhe mjekër si dhe me hundën karakteristike me kurriz si shqiponjë. Skulptura ka përmasat 29.7 x 18.9 cm. Ruhet në gjendje të mirë me përjashtim të një gërvishtje të lehtë në hundë.

Edhe në një kështjellë tjetër mesjetare, pranë qytetit Tran, në Pulje të Italisë, ndodhet një skulpturë e hershme për Skënderbeun. ثshtë e shekullit XVI. Sipas librit Corigliano d’Otranto – Memorie dimenticate (të autrit G.O. d’Urso, botuar në Leçe në vitin 2000), midis nëntë figurave të mëdha të historisë botërore që janë përjetësuar në atë kështjellë, qëndron edhe skulptura e heroit tonë. Bustet janë vendosur mbi një lloj peidestali sipër dritareve. Skënderbeu qëndron midis Timur Lengut dhe Kristofor Kolombit. Edhe në këtë krijim artistik ai paraqitet në profilin e anës së majtë; me mjekër dhe mustaqe, me kapelën dhe veshjen që i gjejmë edhe në krijimet e mëparshme. Në peidestal janë gdhendur germat SCANDER- BEG, të ndarë në dy rreshta. Busti është gdhendur në gur dhe me gjithë hershmërinë e kohës së realizimit ende ruhet në gjendje të mirë. Sipas librin që cituam, kjo skulpturë është gdhendur në gjysmën e parë të shekullit XVI, afërsisht nga viti 1525. Ndonëse u paraqit si skulptura më e vjetër në botë për Skënderbeun, kjo vepër është krijuar disa vjet pas kokës së gdhendur nga Andrea Aleksi në Katedralen e Shibenikut në Kroaci.

Krahas tablove, afreskeve, skulpturave dhe relievit në kështjella dhe katedrale, portrete të Skënderbeut ndodhen edhe në disa muze të njohur të Europës. Siç kemi përmendur më sipër, pikturat e Galerisë Uffizi të Firences dhe Muzeut të Artit të Vjenës janë nga më të vjetrat dhe më të njohurat. Mbi bazën e tyre janë krijuar disa kopje për muze të tjerë dhe koleksione private. Dy muze të njohur në Greqi kanë dy tablo të ndryshme për Skënderbeun. Muzeu Benaki, i pasur me vepra me temë shqiptare ruan tablonë e piktorit Vasilis Skopa, ndërsa në sallën e parë (A) të Muzeut Historik të Athinës, është ekspozuar një tablo e dhuruar nga Dh. K. Vasiliuqë në vitin 1891.

Nga gjithë këto zbulime mësojmë gjithashtu se veprat e para kushtuar figurës së Skënderbeut ndodhen jashtë vendlindjes së tij. Mungesa e tyre në Shqipëri shpjegohet me mungesën e muzeve gjatë pushtimit otoman, si dhe me trazirat që pasuan më vonë kur humbën shumë gjurmë të trashëgimisë kombëtare. Ndërkohë ndeshemi edhe me të dhëna për tablo të hershme që kanë ekzistuar në vendin tonë por që janë marrë nga të huajt. Historiani francez Andre Thevet ka pohuar se gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri ka marrë një portret të Skënderbeut. Në librin e tij ai shkruan: po paraqes këtu portretin të cilin e kam gjetur në Butol (siç), qytet i Shqipërisë, dhe pastaj ia kam huajtur zotit Zhak dë Lavarden, për ta stolisur historinë që e ka shtypur këtu në Paris më 1576. Këtë e pohon edhe Zh. Lavarden. Në diçiturën e portretit të Skënderbeut që e botoi në krye të librit të tij, ai shkruan se atë pikturë e ka marrë nga Andre Thevet që e ka sjellë nga Butrinti, qytet i Shqipërisë. Edhe A. Degrand dëshmon se një portret i Skënderbeut që dikur ruhej në familjen e Toptanasve në Krujë, është marrë dhe është dërguar në Stamboll. Këto fakte na bëjnë të besojmë se në trojet shqiptare kanë ekzistuar portrete dhe tablo të hershme, të cilat janë marrë nga të huajt, ose janë zhdukur gjatë trazirave.

Në mbyllje të paraqitjes së veprave në kështjellat dhe muzetë europiane, të këtij korpusi të çmuar që përjetëson qëndresën antiosmane të shqiptarëve, qëndrojnë afresku Mbrojtja e Shkodrës në Pallatin e Dozhëve në Venedik, realizuar nga piktori i njohur Paolo Veroneze, tabloja Kryqëzimi e artistit Michele da Verona, në Galerinë Brera të Milanos, ku paraqitet një luftëtar me flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit, si dhe piktura Këngë për Skënderbeun, e ekspozuar në Londër në fillim të shekullit XIX. Duke i vlerësuar midis tablove më të bukura të gjithë krijimtarisë së P. Jovanoviçit, gazetat angleze Morning Post dhe Observer kanë vlerësuar se në atë tablo kishte arritur mjeshtëri të rrallë artistike. E shkëlqyeshme në kompozicion, brilante në kolorit, dramatikisht e shumëllojshme, tabloja paraqet disa shqiptarë fisnikë dhe të thjeshtë, të mbledhur rreth një plaku të verbër, i cili e këndon këngën për Skënderbeun, nën përcjelljen e instrumentit me një tel, të ngjashëm me benxhoun modern. Pra artistët e huaj, me vepra të të gjitha llojeve, e përjetësuan gjerësisht jetën e Gjergj Kastriotit. Nuk mungojnë tablotë as për ditët e mbrame të jetës, as për qëndresën e mëpasme, as dhe për jehonën e veprës së tij pas vdekjes. Vitet e fundit janë bërë kërkime dhe studime të reja prej studiuesve shqiptarë dhe kanë dalë në dritë shumë të dhëna rreth veprave me këtë temë. Krahas portretit nga Rembrandti, janë sjellë imazhe dhe argumentime për krijimin e figurës së Skënderbeut nga Tiziano, Giorgione dhe autorë të tjerë të njohur të artit botëror.

Somario

Nga gjithë këto zbulime mësojmë gjithashtu se veprat e para kushtuar figurës së Skënderbeut ndodhen jashtë vendlindjes së tij. Mungesa e tyre në Shqipëri shpjegohet me mungesën e muzeve gjatë pushtimit otoman, si dhe me trazirat që pasuan më vonë kur humbën shumë gjurmë të trashëgimisë kombëtare.

Në një nga ndërtimet më të bukura përgjatë lumit Luar të Francës, pikërisht në kështjellën Borgar (Chataux de Beauregard), që nga shekulli XVII ndodhet një tablo për Gjergj Kastriotin. Skënderbeu është pikturuar midis 327 figurave më të shquara të historisë botërore që janë përjetësuar në atë kështjellë. Pranë tij dallohen Perandori i Kostntinopojës, Kostandini dhe në anën tjetër ish aleati në luftimet kundër otomanëve, Huniadi i Hungarisë

Një kështjellë tjetër europiane e shekullit XVII, në Valburg të Gjermanisë, paraqet një nga portretet më piktorike për Skënderbeun. Në sfondin e errët të gjithë tablosë, spikat pikturimi i fytyrës me tone të ngrohta dhe plot dritë. Edhe kapela dhe veshja e heroit paraqitet me një kolorit të ndezur, në harmoni me fytyrën dhe një kontrast të ndjeshëm me sfondin. Mbas portretit të Galerisë Uffici të Firences, që është përcaktuar nga gjithë studiuesit si tabloja më e bukur, figura e Skënderbeut në kështjellën e Valburgut, është bërë një nga krijimet më të popullarizuara të viteve të fundit.

Edhe në një kështjellë tjetër mesjetare, pranë qytetit Tran, në Pulje të Italisë, ndodhet një skulpturë e hershme për Skënderbeun. ثshtë e shekullit XVI. Sipas librit Corigliano d’Otranto – Memorie dimenticate (të autrit G.O. d’Urso, botuar në Leçe në vitin 2000), midis nëntë figurave të mëdha të historisë botërore që janë përjetësuar në atë kështjellë, qëndron edhe skulptura e heroit tonë. Bustet janë vendosur mbi një lloj peidestali sipër dritareve. Skënderbeu qëndron midis Timur Lengut dhe Kristofor Kolombit.

Diciturat

1. Portreti i Skënderbeut në kështjellën Waldburg, shek XVII, Gjermani.

2. Medaljon i shekullit XV.

3. Portreti i pikturuar te shtëpia ku bujti në Romë.

4. Skica e fasadës së Shtëpisë së Artë në Gdans, ku është vendosur relievi i Skënderbeut.

5. Monumenti i Skënderbeut i vitit 1940, vendosur në sheshin “Albania” në Romë.

6. Një nga gravurat e shumta kushtuar luftimeve të Skënderbeut.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top