Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Skënderbeu figura kryesore tek pasaporta
ERGYS GJENçAJ
04/12/2008 Qeveria miraton vendimi për dizenjot e letërnjoftimeve dhe pasaportave elektronike




Dokumentet plotësojnë standardet dhe janë të ngjashme me ato evropiane

Dokumentet e identitetit do të kenë në figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në vendimin e miratuar në mbledhjen e Qeverisë janë përcaktuar të gjithë elementët përbërës të dizenjos përfundimtare të dokumenteve të identitetit: letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës elektronike. Sipas vendimit të Qeverisë, ana e përparme e letërnjoftimit elektronik ka të njëjtin kompozim me faqen e të dhënave të pasaportës elektronike, për të përforcuar idenë e nj familje dokumentesh identiteti. Në pjesën e sipërme është vendosur teksti “Letërnjoftim”, “ID”, “Republika e Shqipërisë” dhe “Republic of Albania”, në ngjyrë të kuqe dhe në jeshile. Ndërkohë që në mes të këtyre teksteve është vendosur imazhi i flamurit kombëtar, si dhe është stiluar një imazh në formë bedenash e realizuar me një teknikë të posaçme printimi. Letërnjoftimi elektronik përmban specifika, të cilat kanë për qëllim të bëjnë këtë dokument sa më të sigurt dhe autentik. Kështu, kinegrama është një element i rëndësishëm sigurie i letërnjoftimit elektronik dhe i faqes së të dhënave. Kinegrama është në formë rrethi me diametër 20mm dhe është e tejdukshme. Në sfond janë konturet identikisht të sakta të maleve Korab, Dajt dhe Tomor, ndërsa në qendër e postuar lart majtas, është shqiponja e stilizuar. Ideuesit kanë menduar që në varësi të ndryshimit të këndit të shikimit, shqiponja lëviz në drejtim nga e majta në të djathtë, nga lindja në perëndim, për të dhënë përshtypjen e lëvizjes dhe të Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku dëshirohet të bëhemi pjesë. Në anën e pasme të letërnjoftimit elektronik do të jetë imazhi i shqiponjës dhe në pjesën e poshtme është një shirit i hollë i realizuar me mikrotekst. Pasaportat biometrike do të ketë 50 faqe. Ajo do të kenë një kapak ngjyrë bordo të kuqërremtë, me qëllim unifikimin sipas standardeve të komunitetit evropian. Ndërkohë ngjyra ishte parashikuar të ishte blu. Sipas relacionit shoqërues të vendimit, kapaku do të jetë në përputhje të plotë me udhëzimet e BE-së për pasaportat elektronike. Në pjesën e brendshme të kapakut, në faqen e parë, është harta e Shqipërisë dhe në faqen e fundit është ajo e Evropës. Po ashtu në faqen e parë të brendshme është shkruar “Republika e Shqipërisë”, një mikrotekst i përsëritur. Faqja ka 2 elementë sigurie, mikrotekstin “Republika e Shqipërisë” dhe printimin specifik për shqiponjën dhe tekstin “Albania”. Në faqen ku do të vendosen vizat, ato të brendshme, është vendosur shqiponja e stilizuar, por këtë herë “më e mbushur” me qëllimin për të krijuar hapësirën e nevojshme për imazhin e Skënderbeut. Në pasaportën biometrike janë përdorur elementë të sigurisë. Në relacionin shoqërues thuhet se dizenjoja për të dy dokumentet identifikuese plotëson standardet ICAO dhe ISO dhe janë të ngjashme me dokumentet e tjera evropiane. Por, mbi të gjitha dokumentet kanë qartësisht në dizenjo shqiptare dhe ruan identitetin kombëtar.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është miratuar në parim edhe protokolli shtesë i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për realizimin e një sistemi kompjuterik për regjistrin kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri.

Berisha: Skënderbeu frymëzues

Kryeministri Sali Berisha ka evidentuar si tepër të rëndësishëm vendimin “Për miratimin e dizenjos përfundimtare të dokumenteve të identitetit: letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës elektronike”. Si tha se dizenjo do të ketë figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. “Skënderbeu është ai që i ka frymëzuar dhe frymëzon më shumë se kushdo tjetër shqiptarët drejt Evropës. Nuk mund të ketë personalitet tjetër që të ketë mbajtur shpirtin e një kombi, siç ka mbajtur ai gjallë shpirtin e kombit shqiptar”, tha Berisha.

Siguria tek letërnjoftimet

Tek letërnjoftimet e reja elektronike do të ketë elementë të veçantë sigurie. Në faqen e të dhënave do të përdoren disa elementë sigurie dhe teknika shtypi. Kështu, do të ketë shtyp me teknikën OVI, e përdorur për imazhin e bedenave mbi shqiponjë. Do të ketë mikrotekst, vija të strukturuara, të përdorura për të mbushur trupin e shqiponjës. Po ashtu ky dokument do të ketë edhe vija komplekse të quajtura grilosh, të përdorura në letrat e përsëritura në të pjesën e djathtë të shqiponjës. Letërnjoftimi elektronik do të ketë si element sigurie të veçantë kinegramën.

Siguria tek pasaportat

Në faqen e të dhënave të pasaportave elektronike do të përdoren disa elementë sigurie dhe teknika shtypi. Pasaportat do të kenë shtyp me teknikën OVI e përdorur për imazhin e bedenave mbi shqiponjë. Elementi të tjerë janë mikroteksti, vija të strukturuara të përdorura për të mbushur trupin e shqiponjës dhe në imazhin e hartës së Shqipërisë dhe të Evropës, vija komplekse të quajtura guliosh të përdorura në flatrat e përsëritura të shqiponjës dhe kinegrama. Gjithashtu, do të ketë reliev të prekshëm në të dy anët e faqes së të dhënave.
__________________
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Shume mire bene se mos na vendosnin ndonje figure qe do na peshtirosej pasaporta
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Shume mire bene se mos na vendosnin ndonje figure qe do na peshtirosej pasaporta

Pse po te vinin fytyren kinge te Sal Berishes ne pashaportat e reja sdo ta mbaje tere qejf e gezim ne xhep apo ne portofol?? LOLLOL
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Pse po te vinin fytyren kinge te Sal Berishes ne pashaportat e reja sdo ta mbaje tere qejf e gezim ne xhep apo ne portofol?? LOLLOL

Bledi po te vendosnin Sliun do duhet te kishim pasaporta fletore se nuk ja nxe hunden
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Me mire te vinin Shqiponjen sesa skenderin jo se ai seshte element i njohur po flamuri eshte me dallues dhe i bukur ke qef kur ja perplas te tjerve ne surrat pasaporten albanian me flamurin karakteristik albanish.
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Me mire te vinin Shqiponjen sesa skenderin jo se ai seshte element i njohur po flamuri eshte me dallues dhe i bukur ke qef kur ja perplas te tjerve ne surrat pasaporten albanian me flamurin karakteristik albanish.

Gjermon mos u nis nga titulli,lexo tere artikullin.
Shqiponja do jete kudo ne faqet e pashaportave te reja dhe te gjithe do kemi mundesine tja perplasim ne surrat te huajve :)
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Gjermon mos u nis nga titulli,lexo tere artikullin.
Shqiponja do jete kudo ne faqet e pashaportave te reja dhe te gjithe do kemi mundesine tja perplasim ne surrat te huajve :)

LOL LOL LOL Bledi aman te keqen se e bere pasaporten tone pasaporte Amerikane ku hyn kudo ti as tek dogana Shqipetare se perplas dot se ai sdi si ta fuse ne kompjuter LOL LOL LOL
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

besoj se eshte zgjedhje e mire dhe e pranueshme per te gjithe shqipetaret pa dallim feje, krahine apo ideje, nuk perfshij "Minoritetet" ketu pasi ato do te donin flamujt e vendeve qe i paguajne per te bere reklamat qe bejne.
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

OK.Ky lajme me gezon, do jemi pa tjeter krenare qe Skenderbeu do na shoqeroje neper bote.
Te them te drejten do me pelqente edhe firma ime,
"FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA" poshte ne fund te pasaportes dhe per cdo flete.
 
Titulli: Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta

Une mendoj qe ne kopertine te jete flamuri dhe ne faqet e brendshme Gjergj Kastrioti !!!
Pse quhet biometrike ??? A do kete ID-ja adresen e cdo qytetari ???( do vazhdojme te rrejme veten dhe boten si perhere)

Dini ndonje date se kur do te filloje shperndarja ????????
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top