Skënderbeu e dinte ku ishte Troja!

Bilderberg

Anëtar i ri
Skënderbeu e dinte ku ishte Troja!

20090529055143gjergj_kastriotiskenderbeu.jpg


Risitë e një studimi: lisi (lezha), është Iliosi i Iliadës së Homerit.


Përfundimi i dy Argumentave të para.



Vetëm nga një shqyrtim kaq i shpejtë dhe i shkurtër kuptojmë se:

- Ky person (Skënderbeu) ka pasur një informacion shumë të saktë mbi lashtësinë.
Marrja para-sysh e faktit të mundësisë së njohjes prej tij të literaturës përkatëse në original na e shuan çudi-në pse vjen kaq i mirëinformuar në dije. Kostandinopoja është ajo që frymëzoi dhe furnizoi me literaturë të gjithë fazat e rritjes së Europës së sotme (Oksidentit të Ri).

- Mbajtja dhe përdorimi i simbolikës pellazgjike ka qenë e vetëdijshme nga ana e tij e për pasojë i qëllimshëm gjë që na e bëjnë të qartë edhe pas 300 vjetësh Rilindasit tanë me moton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

- Në saj të këtij personi Etniteti yn është i vetmi në botë sot që ka emërtesë fetare, të botëkupti-mit pellazg.

Po ndërkohë grishemi të dijmë tjetër çfarë informacioni na ka lënë ky dijetar me emrin Skënderbeu.

Në mars të 2007 një dashamirës dhe njeri me interesa kulturore A.M. na çon në Qytetin e Lezhës për të na treguar një dyshim të tij mbi rrënojat e Kishës ku u mbajt “Besë-Lidhja e Lezhës”. Ai dyshonte fort se kishte të bënte me portat e Trojës së Lashtë:

Vini re fotot përkatëse: Themelet e kishës nuk ishin aspak themele me gurë bashkëkohor (shek. XV) as të periudhës së perandorisë Romake (si në fig. 2) apo të periudhës helene (shek.V para Krishit) por, të periudhës pellazgjike (para 3 mijë vitesh) ku madhësia e brinjëve të gurëve të gdhendur e kalojnë 1.2 metër, ngjyra e tyre, zbukurimi dhe forma me bazë funksionale, fliste ballasi për një prani të një periu-dhe zhvillimi ekonomik dhe kulturor brilant. Po kjo në fakt nuk do të thotë se është Troja. Që kështu du-hej vazhduar më tej në hulumtim.

Vini re çfarë gjejmë me një rishqyrtim të shpejtë që i bëjmë Iliadës:

a- Numrin e lumenjve, kodrat, malet, majat e tyre dhe grykat e maleve që rrethojnë Ilionin-Ilios, largë-sinë prej bregut, liqenet dhe qytetet e tjera po aq të zhvilluara sa Ilioni-Ilios etj. na japin një informacion befasues kur krahasojmë pamjet nga Googlearth (internet) të zonës gjeografike të asaj çka ne kemi quajtur diku (lib. Antikiteti, E.Brinja) Zona e Ilirëvë të Mirfilltë dhe zonës gjeografike të Trojës së Turqisë ku sot realizohen vizitat turistike. (Rubrikë fotosh – Troja e Turqisë dhe Lezha).

- Ndërsa në zonën tonë të Ilirve të Mirëfilltë (e gjithë ultësira me qëndër Shkodrën e rreth saj) i gjejmë të gjitha, lumenjtë, liqenin, kodrat, malet, arsyen pse Iliosin (Ilionin) e rrahin aq shumë erërat (aq sa sot janë projektuar për tu ndërtuar central prodhimi të energjisë elektrike me erë), distancat nga fusha dhe nga bregu i detit etj.

- Në Turqi, në pikën arkeologjike që është quajtur nga Shlimani dhe pas tij nga e gjithë bota Troja, kemi një fushë pa fund nga të gjitha krahët (veri-Jug-lindje-perëndim) pa male, pa kodra lumenj e liqene, pa erëra etj..

b- Interesante po nga fotot e internetit është fakti se ndërsa nga fotot e Turqisë nuk dallohen në asnjë prej tyre ekzistenca e gurëve pellazgjik në atë të Lezhës sonë edhe padashje gurët pella-zgjik bëjnë mu… në foto faqeve të malit e gjetkë.

c- Në bazë të përshkrimeve të ngjarjeve që realizohen brënda një dite (nga këngë të ndryshme të Iliadës) bëmë skemat e lëvizjes, distancave dhe shtrirjeve në terren sipas përshkrimit. Kur u ulëm në terrenin përkatës hapësirat gjeografike me përmbatjen e saj (kodra, lumenj, male, fu-sha, rëra e bregut dhe distancat midis tyre) puthiteshin gjithë skemat në letër me terrenin real, ku me lëvizjet e individit me kalë por edhe me këmbë nuk ngelej skenë pa u realizuar. Nëse ngji-tesh në kala të Lezhës me këtë skemë në dorë nuk ngelet asnjë element gjeografik i pasqyruar në Iliadë pa u gjetur në terren (fushë beteja, pozicionimet etj.)(Nuk dimë në është bërë ndonjë-herë një analizë e tillë për “Trojën” e Turqisë?)

d- Vetëm në mënyrë tagenciale të shqyrtimit të emrit Ilios- të vendosur nga Grekët, shekuj më vonë ndodhisë së Trojës, në gjuhën e tyre të njësuar si emri që përfaqson Diellin në kujtim të qytetit Trojan Ilios -Ilion (Ilion vjen shqiptimi nga Iliada e përkthyer dorë pas dore që do të thotë se mund të ketë qenë pikërisht Ilios ose Ilis ose I-lis-os), në bazë të rregullave të linguistikës ku mjafton të kemi të njëjtat bashkëtingëllore dhe kemi të bëjmë me të njëjtën fjalë i bie që Ilios- i greqishtes së re është Lisi i origjinalit që ka mbetur po mes erërave, po mes gurëve pellazgjik, po mes lumenjve që kërkon të tregoj Iliada e fushave e maleve dhe e detit me ranë, etj.

e- Në bazë të rregullit të ndërtimit të qyteteve pellazgjike sipas perëndive (dymbëdhjetë) dhe duke qënë se edhe në Iliadë ndeshim shpesh shprehjen “Troja e Shenjtë, që ka edhe shumë qytete të pasura” duhet të jenë prezent përveç Ilionit-Ilios edhe njëmbëdhjet qëndra të tjera që kanë përbërë qytetet që u përfshinë në këtë luftë.



Po nga Barleti na vijnë dy informacione në funksion të konstatimit të mësipërm. Ky, kur ka dashur të japi pse-në e zhvillimit prej Skënderbeut të Besëlidhjes në Lis është i sinqertë kur pohon se “po përdor hamendësinë e tij” duke thënë “për të shmangur egoizmat midis princërve” dhe ndërkoh na jep shkarazi edhe dy informacione shumë të rëndësishme për arsyetimin e sotëm:

1 -ky vend (Lisi) kishte qenë i mbushur me statuja të mrekullueshme mermeri të tempujve të shenjtë të qyteteve të lashta. (Vini re, pushtuesi otoman ka zhvilluar një luftë të madhe ndaj zbulimeve arkeologjike tek ne e për pasojë dhe shkatëruese të atyre që kanë qënë mbi sipër-faqe duke kuptuar kështu se vetëdijen e Skënderbeut për identietin tonë ata kanë dashur ta shuajnë me çdo kusht dhe kjo ka vazhduar pastër të realizohet deri në ditët e sotme).

2- Princi i Lisit apo i Lezhës, shumë pak i rëndësishmëm në atë periudhë, i qëndroi në krah për të gjithë kohën Skënderbeut si askush tjetër. Për këtë Barleti nuk jep dot shpjegim por nëse çdo gjë mësipër qëndron nuk ka më gjë të pashpjegueshme. Vetdija e Skënderbeut për beslidhje në atë vend ku dhe u prish qytetërimi europian “në Lis të Trojës duhet të rikthehet Besa e thyer prej një princi që i mori gruan në shtëpi mikut që e bujti” pra, Besëlidja midis Ilirve të Mirfilltë dhe Epirotasve ishte e vetmja forcë e ditës dhe të së ardhmes (Lidhja e Prizrenit).

Dhe vërtet ndërsa lufta e Skënderbeut u krye tek Ilirët e Mirfilltë dhe me ta, përkrenarja e tij dhe emër-tesa që përdorte “epirote” i takonte trevës jugore të ilirve, duke njësuar kështu faktin (veriun) me moralin (jugun) pra duke realizuar Besë-Lidhjen në atë që do të përcillet realisht me emërtesën e një-suar “shqiptar” pa ndonjë vendim gjykate apo supremi por me vendim të rregullave që i disponon edhe sot Etno-psikika e këtij populli “Shqiptari për një nder rron”.

Pra në këtë shqyrtim të shkurtër faktet nxjerrin fakte të reja, lidhje dhe ngjarje që fillojnë të flasin në vazhdimësi.

Megjithatë, Ne nuk bëjmë pjesë tek ai grupim që edhe me kaq shumë argumente siç është ai gjeografik (nga më kryesorët) apo toponimia (edhe kjo shumë e rëndësishme) të nxjerrim menjëherë përfundimin se duhet të kemi të bëjmë me Trojën e vërtetë. Jo, dhe kjo për faktin se mund të gjendet edhe një vend tjetër në këtë Mesdhe që të ketë karakteristikat gjeografike dhe toponimike që plotësojnë kërkesat e të qenurit Trojë.

Por, për arsyen se një ndodhi (produkt- social) para se të ndodhi në një terren gjeografik, me një topo-nimi të caktuar ka domosdoshmëri nevojën e ekzistencën së arsyes psikike pse duhet të ndodhi pra, ka nevojën e ekzistencës së subjektit, njeri-shoqëri që mbart një psikologji të aftë për të prodhuar një ngjarje të tillë, e bash për këtë arsye ne mund të themi me gojën plot Po.

-”Jemi të gatshëm në një simpozium shkencor të tregojmë se Troja ka qënë Treva që përfshin “Qëndra e Ilirëve të Mirfilltë” dhe Ilioni është pikërisht Lisi. Jemi të gatshëm të tregojmë se si ky etnitet:

ثshtë i aftë të prodhojë këtë ngjarje, ta trajtojë në zhvillim me një psikikë të një botkuptimi krejtësi-sht të lashtë dhe krejtësisht të njëjtë me atë të Iliadës dhe të na tregojë edhe sot e gjithë ditën me po ata rapsodë që në mijra vargje e tregojnë ngjarjen:

- me të njëjtën teknikë të ndërtimit të vargut,

-me të njëjtën metodikë të shikimit të ngjarjes dhe të personazheve dhe marrëdhënjeve midis tyre,

- me të njëjtën psikikë të arsyetimit të vullneteve që bëjnë fakt ngjarjen, gjë e cila është kaq e pranishme në Iliadë.
 
Prandaj dhe një prej dijetarëve më të mëdhenj të huaj që ka jetuar në këtë trevë dhe jo ka kaluar rastë-sisht me kalë si tregëtar (si shumë emra të huaj që merren për bazë me superlative në vlersim), Fabian Barkata (fillim shek. XX), duke dalë nga rrasa e françeskanit dhe duke veshur atë të shkencëtarit ka bërë këtë cilësimin për këtë trevë: - “popullsi e paprishur” duke shkuar më tej në profetizim: “këtu do të vij-në një ditë dhe do të ulen dijetarët dhe fillozofët e botës për të nxënë dhe për të thënë”.

Kështu, Rilindasit tanë të mëdhenj kur ringritën Skënderbeun nuk patën nevojë për një figurë (që do të kishte mjaftuar pushtetmbajtësi më i taletuar i kohës Ali Pash Tepelene) por për një amanet të harruar: - Feja e Shqiptarit është Shqiptaria.

U desh të kalojnë edhe 100 vjet që Petro Zheji me anë të shkencave të sakta të tregojë përmbajtjen hyjnore të fjalës në gjuhën shqipe (rrahja drejt qëndrës) dhe Niko Stillo me anë të shqipes së vjetër të zbërthejë në mënyrë të njëpasnjëshme të gjitha shkrimet parahelene dhe para romake duke treguar se janë vetëm në këtë gjuhë të parë që tregon dhe Petro Zheji.

Dhe kështu bëhen të pranishme dy fronte:

a- Frontin e parë vjen nga Informcioni i plotë shkencor mbi “Etnokulturën, Arkeologjinë dhe Historiografinë e pathënë” nga Studjues që vijnë nga jashtë akademisë si Dhimitër Pilika, Petro Zheji, Niko Stillo, etj. prej të cilëve marim një panorama të plotë të asaj që quhet sot “shqiptar” me të gjithë përgjigjet e pse-ve dhe si-ve që ngrihen rreth tij duke mos lënë jashtë shpjegimit asnjë linjë të fenomenit social të shprehur kjo në histori, linguistikë, arkeologji, etnokulturë (veshje, kanune, kënge, valle). Të gjitha këto në një harmoni të pacënueshme marrin kuptimin për të cilat ekzistojnë.





b- Fronit i dytë përbëhet nga tre Akademi Shkencash:

1- Akademia e Shkencave e Shqipërisë

2- Akademia e Beogradit (e varur nga Moska).

3- Akademia e Athinës (e varur nga Moska nëpërmjet Patriarkanës, Ministria e Arsimit ka qenë sëbashku me atë të Kishës Ortodokse, një aplikim ky i po atij mësimi që ne Bizantinët jua dhamë sllavëve duke bërë një shtetin me fenë).

Të treja këto Akademi kanë punuar për rreth 200 vjet në një linjë mendimi “zhdukjen e identitetit apo vetëdijes të të qënurit shqiptar”.

Dhe ja se si është realizuar:

1- Akademia e Aleks Budës ka hedhur themelet e një metodike të tillë:

- Gjithë mendimi që do të quhet shkencor duhet të vijë si rezultat i vjeljes së informacionit të ardhur nga shkollat e huaja që për kohën kur u formuan (shumë kohë pas Bizantit) dhe në fun-ksion të etniteteve të tyre nuk ka pas shans të kishin një informacion me vlerë për ne. Dhe kë-shtu sot ndeshesh masivisht me shprehjen “a ka thënë gjë bota për aksent “gjë”?, ska thën gjë? atëhere nuk ekziston “gjëja” “–kjo është motoja e punës së gjithë shtjellimeve të Akademisë së A. Budës duke mos u marrë asnjëherë me analizën e fenomenit që e ka krijuar “gjënë”. Kush e ka bërë këtë ka pësuar pak a shumë fatin e të madhit Dhimitër Pilika. Duke mos i lënë kështu rrugë të lirë asnjëherë mendimit shkecor që sigurisht ka lindur gjatë gjithë kohës ndërmjet studjuesve edhe të instituteve të Shqipërisë. Ndërsa për ata që kanë hulumtuar bibliotekat e shkollave të huaja (Gjermani, Francë) i dëgjon të të mburren se kanë lexuar për x- kohë y – libra, faqe për faqe, dhe ndërkoh asnjëhere nuk të thonë cili është mendimi i tyre konkretisht mbi çfa-rë kanë lexuar dhe jo të të përsërisin konkluzione të të tjerëve.

- Me orientimet e brezave të historianëve apo arkeologëve e gjuhëtarëve tek intelektet mesa-tere ose nën mesatare (nuk ka qen kurrë kusht që një student i historisë duhet të kishte mate-matikën 10 e kundërta po). Por në historinë e njerëzimit të gjith ata që kanë dhënë në shkencat shoqërore kanë ardhur nga shkencat e sakta.

- Mos mësimi i gjuhëve të vdekura nga këta student (të greqishtes së lashtë, të latinishtes, të osmanllishtes apo të njohjes së kulturës së lashtë në përgjithsi, mitologjisë në veçanti) ka qenë mjaft rezultativ. Dhe sot gjen rëndom arkeolog të vjetër apo të rinj që pispillosen sikur çfarë dinë se kanë lexuar biblioteka të tëra të Gjermanisë apo Francës por që në fakt jo vetëm nuk dinë të lexojnë shkrime të lashta që rëndomtë i gjen kësaj treve por dhe më të thjeshtën akoma nuk dinë as të dallojnë gërmat kur i gjejnë nëse janë latine apo greke parahelene. Për njohje të toponimive mitologjike që mbart kjo trevë pa fund, as që ja kanë idenë nëse ekzistojnë. T’u kër-kosh të bëjnë psikanalizën e argumentit mbi objekte arkeologjike për të gjetur nivelin ekono-miko- kulturor dhe politik që ka prodhuar, as që bëhet fjalë fare.

Këta janë shkencëtarët që prodhoi shkolla e Aleks Budës.

Po mbrapa nuk ngelet as gjuhësia që ka ngelur tek emri i Eqerem اabeit. Për këtë të fundit me numrin e madh të librave që ka prodhuar është ngritur një mur (kaq i madh sa ai Kinez do t’ia kishte zilinë) për të mos parë kurrë më tutje apo për të bërë shkencë. E ka thënë اabei dhe është vënë vula, po sju referove اabeit ske bërë gjë dhe kur hapim اabein ç’të shikojmë?

Përsjatje pa fund për të gjetur ngjashmëri të fjalëve të shqipes tek sllavet, gjermanet e me radhë, pa asnjë lloj analize shkak –pasoj në drejtimin morfologjik e fonetik apo futje në psikikën e fenomenit që transmetohet si prejardhje gjuhësore. اfarë është kjo?

Së pari shkencë është një metodikë pune në huluntim që kur ne studjuesit i referohemi atij që e ka zhvi-lluar mundemi ta aplikojmë dhe vetë me sukses.

Kështu mbasi përvetësojmë aparatin shkencor të Niko Stillos mundemi ta aplikojmë vet analizën e një pasqyre etruske pa ju referuar më Stillos dhe të marrim rezultatin që për-mbajtja e figurës të përputhet me atë të shkrimit.

Ose kur përvetësojmë metodikën e Petro Zhejit mundemi që edhe vet ta aplikojmë tek rrënjët e fjalëve shqip duke zëvëndësuar simbolikën përkatëse në funksion të grupimit semantik dhe marrëdhënjen matematikore në përmbajtjen e simbolit sipas nocioneve të fizikës moderne duke përftuar kështu vet rezultatet për të cilat na ka treguar Petro Zheji.

E ndërkoh rrugën e prejardhjes indoeuropiane të shqipes, e kërkuar aq shumë nga اabej, shkencat e sakta aplikative siç është ajo e genetikës e ka hedhur poshtë duke treguar që rrugëtimi i Njeriut e për pasojë edhe i Fjalës ka trajektoren Etiopi-Europ-Indi dhe jo Indi-Europ. Petro Zheji pa pasur nevoj fare për këtë zbulim të genetikës e ka zgjidhur përfundimisht duke shkuar më tej si askush përgjatë 3000 mi-jë viteve histori të mendimit shkencor njerëzor. Duke hyrë në përmbatjen e formatuar matematikisht të informacionit brënda fjalës ai ka zgjidhur të gjitha llojet e problemeve që kanë të bëjnë me të gjitha lëmet e dijës (dhe jo më të linguistikës) por që sigurisht i takojnë të ardhmes së mendimit shkencor bo-tëror.

2- Akademia e Beogradit ka një investim të panumurt produktesh “shkencore” në funksion të humbjes së gjithshkaje që ka lidhje me identitetin shqiptar. Shikoni bibliografinë e Shmidit. (nuk vlen të zgjatemi më tej pasi çdo gjë është e kuptueshme)

3- Akademia e Athinës, duke filluar nga fakti se sot që në shkollat 8-vjeçare, ora e lëndës së mësimit të antikitetit e planifikuar, shmanget dhe zakonisht nuk bëhet, deri tek puna shumë-planëshe për krijimin e intelektit të ri shkencor të orjentuar drejt humbjes së plotë të gjuhës arvanitase dhe të kulturës së tyre si e vetmja pikë kontakti e Greqisë së sotme me atë për të cilën e njeh bota si Greqia Antike. Sot produktet shkencore në drejtim të historisë së Antikitetit është pothuaj nul në një kohë që 100 vite përpara libri i Antikietit po nga Universiteti i Athinës (e përgatitur prej 17 profesorave të kulturave të ndryshme antike) ka vlerën dhe nivelin për tu përdorur sukseshëm edhe sot për të gjitha nivelet e shkollave të botës. Pse kjo ecje kaq shumë mbrapa në Athinë? Fakti i të qënurit nën të njëjtën Ministri me Kishën dhe ajo e Arsimit e shpjegon më së miri këtë fenomen.

Kështu fillon dhe merr kuptim politika e asimilimit dhe ndryshimit të emrave për një vizë, të dhënjes së pensioneve në zonën e veriut të Epirit Klasik (tek brirët e Dhia Amalteas), të keqadministrimit ekono-mik nga klasa politike shqiptare, të shpërdorimit të pronës, të prishjes të sistemit të drejtësisë etj.

Fillojnë dhe marrin kuptim pse një shqiptar i thjesht jashtë vëndit të tij me punë të rëndomtë bëhet i aftë ekonomikisht të disponojë disa shtëpi në pronësi të vet, një në Greqi, një në fshat në Shqipëri, një në Tiranë e ndërkohë del i paaftë këtu në Shqipëri.

A duhet të asimilohemi dhe të harrojmë identitetin apo duhet të bëjmë të kundërtën? Shqiptarët e thje-shtë jashtë politikës e kanë dhënë përgjigjen e tyre “o sa mirë me ken Shqiptar”.

E pikërisht këta shqiptar që ndjehen “mirë me ken shqiptar” pagujnë e nderojnë me çmime dhe tituj,

dy palë Subjektesh:

1- Shkencën

- Marrë shkas prej shkrimit të fundit “Ekzemplar i panjohur i 1493… në Budapest-Milosao”, emrave të përmendur këtu me titujt përkatës shkencor si z. Kasëm Biçoku, z. Kristo Frashëri, z. Aurel Plasari, z. Pëllum Xhufi, z. Kolec Topalli, z. Ardian Marrashi, z. Musa Ahmeti, znj. Etleva Lala etj. ju drejtojmë këtë pyetje:

- Po, vet Skenderbeun a dini me e lexu?

Tek ju shikojmë që shpenzoni kaq kohë dhe mund midis veprave e bibliotekave e filigrameve e tabulare etj. e me rradhë pse nuk provoni të lexoni vet Skenderbeun e Kastriotëve, nëpërmjet vet fjalës, mendi-mit dhe veprës së tij siç janë Përkrenarja dhe Lidhja e Lezhës? Ju po mendoni se ky Skenderbe, që po sjell tash e 500 vjet dhimbje koke në mendimin shkencor, se ka ditë se si do të shkruanim ne sot nëpër libra e gazeta? Që këtu fillon andikapi i mendimit të sotëm. Por vjen koha dhe vëndi (dhe kjo është mëse e sigurtë) që gjithkush pro dhe kundra këtij shkrimi do ta shijojnë këtë të vërtet.

Ne ju ftojmë në simpozium, ndërkoh kemi dekata që ju paguajmë, hapni dyert e shkencës zyrtare dhe të shtjellojmë denjësisht atë çka taksapaguesi shqiptar ka vite që pret me e ndigju.
 
2-Shtetin

Presidentët aktual të shqiptarve z. Topi dhe Z. Sejdi,

Siç del dhe në këtë shkrim (koncentrat punimi) figura jonë kombëtare, vetëdija mbi identetin tonë fillon me fallsifikimin e Përkrenares, e, është në detyrën tuaj ti kërkoni Muzeut të Historisë së Njeriut të Vjenës, të nxjerri në dritë Përkrenaren e vërtet të Heroit tonë Kombëtar dhe në vazhdim po të detyrës suaj të rikrijoni këtë simbol sipas atij original me “Dhian Amaltea- bririn e thyer” ndër stemat apo obje-ktet e ndryshme të nderimit të tij.

E, në vazhdim të mbahet qëndrim ndaj politikës qoftë nëpërmjet individëve qoftë nëpërmjet vijës politi-ke të aplikuar konkretisht për ta vënë klasën politike përballë popullit të vet.

Përshembull, Ben Blushi, ka të drejtën e perëndisë të ketë mendimin e tij për nivelin e ulët të ndjesis së Etnitetit shqiptar që sipas tij “admirojnë hajdut e njërëz perves” por nuk mund të jetë më ai një ligjvënës për këta shqiptar pasi para se ti japësh dikujt dashuri duhet ta duash. E nderkoh tek gazetari Filip اakuli shikojme rastin se si kur e do kete popull dhe kete vend s’ka rendesi ne je apo jo shqiptar behesh i vlefshem si askush ne impkatin pozitiv qe sjell.

Kjo vlen edhe për ju zotërinj President. اfarë i keni dhënë deri mëtash kombit tuaj? Kjo është ajo që juve duhet të inicioni duke filluar nga vetja juaj ndër klasat politike të dy pjesëve aktuale shqipfolëse.

Ne e kemi kodin tonë genetik “Shqiptari për një nder rron”.

Klasa politike, sa i ka dhënë kombit të vet me qen i nderuar?

Nëse jo thjesht me libra e mendime por me vepra , duke qenë i nëpërkëmbur, i varfër ekonomikisht (në vendin më të pasur të botës), me korrupsion të pa fre ( në vendin ku për një nder baba vret fëmin e vet) do të thotë që kjo klasë ka punuar kundër popullit të tij.

Ky kod i ka mbi 10 mijë vjet që veçse jep rezultat e që do të thot nuk mund të shkelet. Dy herë në historinë e re të kombit tonë, Skënderbeu në Mesjetë dhe Rilindasit në shekullin e XIX kur ju referuan Etnitetit bënë çudinë, Skënderbeu atë që tash e dimë ndërsa Rilindasit sollën pavarsinë pa pushkë.

Neve na takon të mbyllim fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare për të hapur fazën e Rilindjes Botë-rore që do të thotë “Brezi i shtatë Pellazgjik”.

Mbylljen e brezit të gjashtë e realizon shkolla e Niko Stillos duke na dhënë iluminimin e plotë të asaj që quhet Mitologji e Lashtë si Historia e Njerëzimit.

Brezi i shtatë pellazgjik fillon me shkollën e Petro Zhejit, ku burimi i plotë i dijes do të jetë së pari informacioni i dhënë brënda fjalës (Fjala ishte e para…), ndërsa realiteti fizik apo psikik është thjesht vërtetimi i këtij informacioni.

Shënim: Mirëkuptojmë të gjithë shtresën e akademikëve, që për arsye të mungesës së informacionit mbi trajtimin e Mitologjisë së Lashtë si shpjegim shkencor i ekzistencës, nuk munden të jenë në të njëj-tën linjë me mendimin tonë. Por ndërkohë i ftojmë të gjithë ata që janë të gatshëm ta marrin këtë infor-macion t’ju japim ndihmesën e nevojshme nëse e dëshirojnë (në fakt është një shkollë e tërë tashmë kur mendon të gjitha elementët përbërës që të duhen për ta përftuar). E, ndërkohë ndaj reagimeve negative që vijnë në forma të ndryshme nga ata që janë mësuar të quhen kopetent të fushës apo që bëjnë kope-tentin vetëm pse bëjnë pjesë në klasën politike nuk ka më vend për mirëkutim por për gjykim.

(vijon në datë 30 Maj 09)

[FONT=verdana,]E Premte, 29 Maj 2009


link: Gazeta Ndryshe

#
[/FONT]
 
“Pse Evropa shkroi për tre shekuj mbi 300 libra për Skënderbeun?”
nga Eva Brinja - studiuese e etnokulturës


20090530045343perskenderbeun.jpg
(vijon nga numri i kaluar)





Argumenti 3






Produkti “libër” përbën një objekt me dy subjekte:

- Atë që e shkruan, filozofi, historiani, shkrimtari, publicisti etj.

- Atë që e lexon student, studiues, politikan njerëz me interesa kulturore dhe politike.

Midis këtyre dy subjekteve ekziston fluidi jetë (ekonomi-kulturë-politik) prej së cilës lindin interesat e dy subjekteve të mësipërme për të ekzistuar njëri si shkrues tjetri si lexues dhe ne na rezulton me produktin “libër” si shprehje e këtij fluidi.

Një panoramë mbi Mesjetën në Mesdhe

(shek.V-XV)

- Oksidenti, pas dyndjes gjermanike dhe së fundi sllave u rrënua tërësisht dhe pese shekujt e parë (V-X) zhvilloi kryesisht jetën rurale, pastaj vijnë senjorët, vasalët, princat dhe mbretërit. Ekonomia tërësisht e rrënuar, mbizotërim i tregut prej bregut Mesdhe që ishte në varësi të Bizantit dhe më vonë edhe të botës Arabe (në Spanjë). Prej kësaj periudhe, si pasojë e pranisë aktive në shumë fusha të ekonomisë së oksidentit të sotëm trashëgohen ende emra arabë.



- Bizanti pas rezistencës ndaj sllavëve njohu prosperitetin e paparë gjatë periudhës 1000 vjeçare në Mesdhe.

1- Mbajti timonin e vazhdimësisë perandorake duke përcaktuar vazhdimësinë e jetës në Mesdhe.

2- Rifuti fenë kristiane në Oksident e ri, kristianizoi sllavët e Ballkanit dhe më tej deri në Moskë.

3- Transmetoi në Oksident e ri kulturën Antike si pikë frymëzimi për etapat e zhvillimit – Humanizëm-Ri-lindje.

4- Dha bazat, hodhi themelet e ndërtimit të Universiteteve të këtij Oksidenti që shohim sot.

5- Në ekonomi transmetoi zejtaritë, ndërtimtarinë, tregtinë, lidhjen me botën e lindjes, etj.

6- Kisha u bë një me shtetin, gjë e cila u transmetua në modelin sllav të shtetit.

7- Botës muslimane i transmetoi modelin e ndërtimit të shtetit sipas atij në Siri (shek. e VII).

8- Botës sllave i dha modelin e ndërtimit të shtetit (Cezar-Car), fenë, shkrimin glakolitik-cirilik.

- Bota Muslimane. Zhvilloi mbi kulturën romako-bizantine atë arabe dhe pati një pjesëmarrje aktive në Tregun Mesdhetar.


Ku ishte Etniteti ynë gjatë 1000 vite Mesjetë?

1- Justiniani -vazhdimësia e Perandorisë Romake në lindje ishte dardan, nip i Perandorit Justin (po dardan). Ishte pikërisht ky që:

- Pushtoi Mesdheun e Oksidentit pas rënies së këtij të fundit dhe krijoi vazhdimësinë e Perandorisë me dy kryeqytete Ravenën (Itali) dhe Kostandinopolin (Stambolli).

- Vazhdoi tregtinë e produkteve nga Lindja në Perëndim.

- Mblodhi ligjet romane nën emërtesën – “Kodi i Justinianit”, falë së cilës u ruajt dhe u transmetua në Oksident e drejta romake (Ligji).

- Konfirmoi lidhjen e shtetit me fenë dhe e trashëgoi edhe në vepra monumentale me Shën Sofinë në Kostandinopol dhe Shën Vital në Ravenë.


2- Në shek. IX-XI Bizanti njeh në sajë të perandorëve “me origjinë maqedonase” (në fakt janë me origjinë ilire, epirote, dardane, maqedonase), një prosperitet të ri nga i cili do të transmetojë jo vetëm tregtinë, zejtarinë, ndërtimtarinë por kryesisht literaturën bizantine antike e fetare në Oksident. Këtu fillon hedhja e bazave të para të universiteteve të ardhshme të Evropës.

Për Oksidentin që kishte filluar formimin e shteteve-kombe kjo njohje teorike ishte vendimtare (fillon me Perandorinë e Shenjtë gjermanike me qendër Austrinë - shek. X, dhe përfundon në fillim të shek. XIX-XX me Luftën e parë Botërore).

Një shëmbull i transmetimit të kësaj literature bizantine jo vetëm nga Konstandinopoli por pikërisht prej popullsive bizantine është Statuti i Shkodrës i kësaj periudhe i gjetur sot në arshivat e Venecias.


Situata në Oksident në shek. XV kundrejt Perandorisë Otomane

- Anglia, në luftë civile (Familjet e mëdha - dy trëndafil). Niveli i zhvillimit në bujqësi, blegtori, punishtet e para të tekstilit edhe ka filluar tregtia-detare. Në këtë nivel nuk përbënte një fuqi as ekonomike dhe as ushtarake.

- Franca- princat në luftë (Burgonjët dhe Bretanjët në luftë për kryesim shteti), Kisha e pasur por e nën-shtruar mbretit. Tregtarë që fisnikërohen nga mbreti. Vend pa kok drejtuese.

- Portugalia fillon pushtimet e Afrikës veriore dhe më tej.

- Spanja, vjen nga shkëlqimi nën ndikimin arab dhe bizantin, saj tolerancës fetare pati zhvillim, por së bashku me mbretin e Napolit fillojnë lëvizjen për një katolicizëm fanatik kundër besimit hebre dhe mysliman. (është ky bosht që do mbaj forcërisht kristjanizmin në Oksident dhe për disa kohe).

- Italia, e pasur por tepër e copëtuar, veriu tregtar nën influencën e Bizantit me ndikim në Evropën e ardhshme (Duka i Milanos), Jugu i zotëruar nga tregtar bizantin që mbeten të huaj, shteti i Papës, mbi të gjitha në Firence (familja Medici) ajo që jep tonin kryesor ne Apenin.

- Gjermania, mbas vdekjes së Frederikut II, fillon copëtimit e Perandorisë së Shenjtë, bie ndikimi mbi Italinë, ndahet Zvicra, marrin vetëveprim Bohenima, Polonia dhe Hungaria që do ti japin frytet në shekujt në vazhdim.

Pra asnjë nuk përbënte një fuqi më vete, e në tërësi karakterizohen si më poshtë:

1- Tepër të dobët nga luftërat (princa në formim mbretërish dhe shtetesh),

2- Të dobët ekonomikisht nga zija e murtajës së zezë që kishte pakësuar popullsinë në gjysmën e saj. Mosha mesatare arriti 28 vjeç dhe martesat bëheshin 14-18 vjec për vazhdimësi.

3- Të dobët moralisht-Papati i ndarë në dy pjesë (i Romës dhe ai i Avinjonit) duke e pasuar konfliktin midis tyre me luftëra (skizma e madhe 1378) (bota fetare zhytur në korrupsion, magjitë në zhvillim etj.).
 
Kjo është arsyeja që sytë e Oksidentit të kësaj kohe të mbahen pikërisht nga dera që mund të mbante të mbyllur apo të hapur Skënderbeu për Otomanët.

Kjo është arsyeja e zhvillimit të të gjitha marrëdhënieve aktive diplomatike ushtarake dhe fetare me në krye Papën në koordinim me Skënderbeun (shiko Barletin).



Skënderbeu me stopimin që i bëri rreth tre dekada ushtrisë më të fuqishme në Mesdhe të kohës, asaj otomane krijoi për Oksidentit një periudhë 30 vjeçare për rimëkëmbje ekonomike, rikonstituimin fetar (drejtimi moral) për të shkuar më tej në procesin e krijimit të shteteve që do të njohim sot.

Në këtë proces të rritjes ku pikë referimi iluminimi ishin kryesisht figura që vijnë nga Antikiteti nëpërmjet literaturës bizantine në Evropën që rritet nuk mund të mos ishte pjesë përbërëse e referimit edhe figura e Skënderbeut si e freskët për të gjitha rezultatet që ai arriti.

Prandaj u shtjellua dhe frymëzuan jo vetëm studiues por edhe artist, shkrimtar e kompozitor duke realizuar kështu misionin e tij historik në Evropë jo vetëm fizikisht (në kohë-25-30) por edhe moralisht duke u bërë shembull analize dhe frymëzimi për atë çka arriti në kushte dhe mjete krejtësisht të pamjaftueshme për këdo.



Në fund të fundit ishte ai që vendosi ekuilibrin e vazhdimësisë së zhvillimeve në Mesdhe midis Lindjes dhe Perëndimit. (fig. 1)





Ndërkohë që lind shteti Rus Bizanti drejt rënies



• Lindja e shtetit të Rusisë:

• Shek. XIII- formohet Moska e pavarur nga Mongolia duke krijuar qendrën religjioze të varur nga Patriarkana e Konstandinopolit.

• Ivani III- (1462-1505) me 1472 martohet me mbesën e Perandorit të fundit Bizantin, duke iniciuar kështu pretendimin e formimit të “Romës së Tretë”.

Këtu fillon politika ruse, mentalitetin e së cilës e ndeshim deri në shek. e XXI ndaj vendeve ballkanike dhe më gjerë, për trashëgiminë bizantine nëpërmjet Kishës Ortodokse.



• Fundi i Perandorisë Bizantine,

• Shek. XIII- në gjirin e saj lindin shtetet sllave, Bullgaria dhe Serbia, të cilat marrin nga Bizanti, modelin e ndërtimit të shtetit, Fenë dhe gërmat Cirilike pas përdorimit për në kohë të gjatë të gërmave ilire të njohura me emrin “glakolitik”(alfabet i lashtë ilir me të cilin ka shkruar dhe Shën Jeronim nga qyteti ilir i Strydonit midis Dalmacisë dhe Panonisë kur përshkruan shkretimin nga dyndjet mbi Ilirik).

• Ndërsa influenca e Bizantit mbeti vetëm tek Kisha e saj, popullsia vendase (jo ajo e ardhur sllave por ajo që sot quhet shqipfolëse) vazhdon të influencohet fuqimisht prej literaturës së trashëguar nga Antikiteti dhe artit apo Etnokulturës së vet. Kjo është arsyeja që popullsia e Bizantit vjen edhe gjatë pushtimit otoman me Identitet origjinal, e dukshme kjo në qëndrimin ndaj besimeve fetare.

Ne ishim Bizanti apo Bizantinët që mbajtën timonin e 1000 viteve ndaj dyndjeve sllave e myslimane në këtë Mesdhe.

[FONT=verdana,]E Shtune, 30 Maj 2009

link: Gazeta Ndryshe

#
[/FONT]
 
QYTETET ILIRE,AMANTIA Nث SYRIN E NJث STUDIMI

Tërhequr më 01 Nentor 2009

“Antikiteti,helenët janë ilirë të zbritur në Egje”


Më ka dhembur shpirti,kur lexoja një sugjerim që kishte dhënë ishdrejtori i mëparshëm i parkut arkeologjik Amantia për qytetërimi Amanta dhe në veçanti për kohën e ngritjes,rënies pra koha kur u bë një qytet i vërtetë,por ajo që më ka shqetësuar ishte pikërisht injoranca me të cilin këta dunbadist nisin të përcjellin informacione palexuar asnjë germë për këtë qytet,ndonëse shteti ynë u kishte vënë një rrogë goxha të majme për të qenë me të vërtetë një personalitet,por ajo që kërkon zhbirim është fakti se si mund të bëhesh i ditur pa lexuar asgjë nga ky qytetërim pa shfletuar faqe të studjuesve të huaj që kanë rrahuar tej e përkëtej Amantin me këmbë nëpër llohë e mote të mbara e të mbrapshta,në zhegun e verës dhe kanë nxjerrur qindra faqe me parat e tyre duke u shprehur kaq human dhe kaq realistë për këto thesare që i brente dheu,që i mbante nëntoka jonë fshehur. Mirëpo duke lëmë mënjan këtë pjesë, që gjegjet të rrëmbej gjithshka pa bërë asgjë,do të shqyrtoj historinë e këtij qyteti ilir të përforcuar kaq mirë ose bukurisht më bukur në hapësirat e një libri të një studiuese si Eva Brinja që ka nxjerrë tek:” Antikiteti “ i saj edhe tezën se helenët janë ilirë të zbritur në Egje. Megjithëse autorja thekson copyring si një murrë mbrojtës për veprën e vetë ,do të shpërtheja këtë murr duke i vënë kazmën edhe nën cilësimin e një drejtuesi të parkut Arkeologjik, që shtrihet sot e gjithë ditën midis dy lumenjve, Vjosë dhe Shushicë dhe është i tërë në kodrën e fshatit Ploçë,kur pritet të besoj nga kjo pranverë të quhet më mirë si në kohën e tij:Amantia. Në kapitullin qytet ilire,thuhet se :”Megjithëse shteti shqiptar akoma nuk ka njohur një përkushtim financiar dhe moral nga ato që njehë Perëndimi në këtë fushë,vetëm nga gërmimet e deritanishme për trevën që përmbledh Shqipëria e sotme,kemi numrin e mëposhtëm të qyteteve(Janë mbi dyzet qytete të mijëvjeçarit të fundit prKr)Po të përfshijmë këtu të gjithë trevën që e kanë banuar dhe jetuar në lulëzim ilirët,nga gadishulli i Istrias(kufiri i sotëm i Italisë)deri në gjirin e Ambrakisë(Arta e sotme e Greqisë) nuk janë më vetëm dhjetëra,po një numër që e kalon njëqindshen.Duke përvijuar fjalën e Brinjës po shënojmë disa prej tyre për të mbritur tek Amantia.1-Rosuja.2-Shkodra.3-Lisi.4-Xibra.5-Zgërdheshi.6-Durrësi.7-Tiranë.8-Lleshani.9-Belshi.10-Selca e poshtme.11-Lyknidi.12-Babunjë.13- ka bërë një kapërcim.14-Irmaj.15-Pogradec.16-Apolloni.17-Dimali.18-Symiza.19-Treni.20Margëllici.21-Belishovë.22-Mashkjeza.23-Bylysi.24-Klosi.25-Triporti.26-Vlora.27 AMANTIA.238-Kanina.29-Mavrova.30-Oriku.31-Himara.32-Qeparo.33-Borshi.34-Antigoneja.35-Gjirokastra.36-Saofratika.37-Finiq.38-Saranda.39-Kalivo.40-Dobër..41-Butrint.42-Malathre.43-Cuka e Ajtoit. Por Brinja ecën duke kërkuar rrugën si mëma të birin për të gjetur edhe zonat.Ja zona I.Zona e brendshme e Ilirisë,pranë liqeneve të Ohrit dhe Prespës si dhe të fushës së Korcës.Kjo zonë përfaqësohet mirë me qytetin e Pelionit.Zona II.
اfarë përcaktimi bënë Brinja:”Zona e grykës së lumit Aos (Vjosë së sotme).Këtu janë disa qytete,të cilat për nga presporiteteti do të përfaqësonin zonën si Bylys,Klos,Amantia,Apollonia......Ndërsa duke zbritur tek Amantia shkruan “Amantët janë ilirë nga bylinët(thotë Slykalaqi në portulanin e tij të vitit 370-360 pr.Krishtit”.Për ta përforcuar më tej tezën që Skylaksit po i shtojmë disa të dhëna të tjera nga autorë të huaj për qytetin ilir të Amantia.

1-Autorë të lashtësisë dhe antikitetit. Amantia i përket Ilirisë,amantët kanë qënë ilir.2-Pas vitit 148 pe.e.s Amantia bënte pjesë në provincën e Maqedonisë e cila kishte nën sundim edhe një pjesë të Ilirisë së Jugut.

3-Në ndarjen e provincave romake në shekullin e II e.s,Amantia i përket Epirit.4-Amantia përkrahë Cezarin në luftërat civle kundër Pompeut.5-Nën muret e saj,ushtria bizantine luftoi kundër saraqenëve.

1-Amantia është qytet ilir Shek.IV.pe.s2-Scylacis:amantët janë ilir nga bulinit dhe Amantia nuk ishte një qytet grek.Plini duke patur dijeni nga Theompapi i ka quajtur barbarë,amantët bashkë me bylinët.

4-Stefan Bizantini:Amantia ka qënë krahina e ilirëve.Deri diku janë të qartë edhe kufijtë e territorit të banuar nga mantot.Në malet Keraune ata kufizoheshin me konëtë.Fqinjët juglindor të tyre ishin amantët,kurse në lindje kishin bylinët.5-Dy qytet Amantia dhe Bylysi kanë patur mardhënie e afrësi të mira,fqinjësi që mbrinte nga origjina e përbashkët.6-Amantia si krahinë ndodhej nën vartësin e shtetit ilir.7-Dobësimi i shtetit ilir,fuqizimi i shtetit të Epirit. Amantia përmendet në përbërje të këtij shteti. 8-Duke kapërcyer vitet 268 p.e.es Amantia është e pavarur.Pret monedhën e vet.9-Shekulli i II p.e.s Amantia ruante autonominë.
10-Shekulli i Ipe.es është e përmendur si qytet i Ilirisë Jugore.Në hartën jugore të qyteteve ilir janë edhe Apollonia,Bylysi,Orikumi.11-Plini shqyrton variantin se “amantët ishin barbar dhe të lirë...

Le të vazhdojmë me studimin e Brinjës.Ajo sjell veçanti që pasqyrohet tek murri poligonal.Amantia thotë Brinja,gjithashtu është ndërtuar pothuaj në një kohë ose pak përpara Bylysit në shek.IV pr Kr.Edhe një herë dallojmë prosperitetin e kësaj zone në mesin e mijëvjeçarit të fundit pr Kr,ku prej nesh është njohur si një zonë e lirë.Ky fakt është tërësisht i vërtetë dhe mbetet një ndër pikat më të qartëseushme të këtij studimi. Brinja sjell fakte të njohura por të studiuara mjaftë me rigorozitet për teknikën e punimit të gurit për ndërtimin e murrit poligonal i cili kërkon mjete financiare,zejtarë të panumërte në dispozicion dhe të kualifikuar. Gurët e parë në tokë shprehet Brinja janë më të larta se një bojë njeriu,ky sqarim sa për të krijuar një ide mbi (pse) cudin e këtij lloj realizimi.Ky lloj murri poligonal mbetet i paarritshëm. Po sjell disa të dhëna që kemi për murrin poligonal.Muri I akropolit në kodrën e Amantisë qarkon sipas relievit të kodrës.Mbetet e vlerësuar teknika e ndëtimit të tij.ثshtë punuar shkëmbi duke synuar që të vendosen rradhët e blloqeve si dhe duke realizuar lidhjen me faqen anësore.duke bërë faqe të jashtme të drejtë vertikale.Gurët,që kanë qënë pjesë përbërse e murit janë gdhendur në përmasa të mëdha.Kështu nga ky lloj latimi, që ndërtuesit kanë bërë ka ardhur forma e tyre e cila ka rezultuar të jetë :paralelepipedi, poligonal,trapezoidal. Qëllimi i zbardhur, i blloqeve të latuar ka qenë muri i fort,i mirë .Janë përcjell të dhënat për muret e akropolit. Dhe të deshifruara nga arkeologët. Kur muri vendosej në tokë shprehen arkeologët,përdoreshin blloqe paralelepipedi me fugatura horizontale,vertikale me faqe të drejtë.Kur murri vendosej në shkëmb ,arkeologët kanë gjetur formën e gurëve poligonal të vendosur nga dora e ndërtuesve të atij qytetërimi. Të vërtitemi sërish tek studimi i Brinjës .Pasqyrimi i lojrave.Sjell një fakt që një prej statujave gjëndet si pjesë e arkivës së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para KR.bëhet fjalë për një fitues.Pak a shumë në të njëtin shtrat ecën edhe studjuesja Nermin Vlora Falaski kur përmend qytetin ilir të Amantias.Përmendet stadiumi dhe statujat e vogla të gjetura atje që sot kushedi kë muzeum kanë zbukuruar;kur pas vitit ’90 muzeu që ndodhej tek kalaja u vodh dhe u prish ndërsa muret e nxira skanë ctë tregojnë më. Stadiumi i Amantia, që e kamë përshkruar në shumë gazeta brenda e jashtë vendit deri tek Illyria e Amerikës përmban të veçantat më intriguese .Gjendet në lartësi të mëdha mbi 580 m mbi det .Janë bërë lojra e gara sportive duke treguar jo vetëm një teknikë të veçantë ndërtimi,por edhe dëshirën për tu marrë me sportet.
 
Brinja na sjell faktin e monedhës,dhe thotë se Amantia ka pasur monedhën e saj. E gjejmë karakteristikë për Zonat e lira të Ilirisë,që qytetet të veprojnë si shtete,duke pasur monedhat e tyre. Duke përcjellur këto të dhëna të rëndësishme po shtojmë nga studimi ynë dhe i arkeologëve ,që janë marrë me Amantian disa të dhëna të tjera lidhur me zhvillimin ekonomik të këtij qyteti ilir si dhe me monedhën e saj për ta bërë më të plotë studimin e Brinjës.
Amantia ky,qytet ilir i ndodhur mes kësaj hapësire,por me një pozicion mbizotërues në mes të dy rrjedhave të lumenjve në Ilirin e Jugut kthehet në epiqendër të rrugëve tregëtare madje mendohet se ajo ishte një nyje e rëndësishme e rrugëve tregtare që depërtonin deri në thellësi të Epirit të Veriut.Një varg qytetesh,që i përkisnin kësaj zone si Bylisi,Apollonia,Oriku dhe Amantia ishin pikërisht këto qytete,që kryenin veprimet tregtare në rrugët tregtare,që depërtonin deri në Kaoninë,Antinoninë,Parauajen. Mbishkrimet e shumta që janë gjendur të gdhendura në objektet e qytetit ilir Amantia flasin për veprimtarin tregtare mes këtyre qyteteve si dhe fqinjësinë e tyre. Kjo lloj tregtie dhe marrëveshje tregtare që bënin rrugë mesa duket lindën për tregtinë e metaleve të këtyre llojeve si argjend,bakër,hekur që mbrinin nga Iliria Veriore. Amantia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pozicionimin e saj si një rrugë dalje për në det për qendra të tjera.
ثshtë pikërisht silueta e këtij shekulli kur Amantit forcojnë marëdhëniet e fqinjësisë me vendet pranë dhe me gjerrë.Ndërkohë është Epiri i veriut ,i cili mund të nxirte përfitime për shkakun e rrugëdaljes në det,që nyjëzohet në Amantia për ta ruajtur këtë fqinjësi. Ndërsa në krahun tjetër,erërat frynin jo të mbara për fqinjën me Maqedoninë,e cila nuk luante marëdhënie ekuilibri me fqinjët. Politika e kësaj të fundit ishin përcaktuar se jo rrallë ishin zja e pushtimeve të rënda dhe luftërat duke hapur humnera në këto marëdhënie fqinjësie.
Në dy shekuj III-II p.e.s qyteti i Amantias është në një garë me kohën. Këta shekuj brenda një limit kohor prej 200 vjetësh e përcaktojnë Amantian si një qytet që ka pësuar lulëzim e zhvillim të madh.Të dhënat, gjurmimet, dokumentimet tregtare nuk bëjnë gjë tjetër veçse të sjellin të shprehin dëshminë për një jetë ekonomike të zhvilluar.Zgjerohen mardhëniet tregtare,prerja e monedhës në hullinë ekonomike.Në fushën e ndërtimit veprat monumentale lartësohen duke përbërë një arkitekturë të zhvilluar të qytetit ilir.Ndër këtyre vepra mund të përmenden stadiumi,godina e gjimnazit,tempulli.


400 monedha janë gjetjet që kanë mbledhur arkeologët. Kohëpërdorimi dhe prerja e tyre përshkon këta shekujt shek.IV p.e.s deri në shek IV e.s.Në Amantia kanë qarkulluar edhe prerje të ndryshme të vendeve të tjera.
Monedha e Amantia gjykohet se është prere nga mesi i shek.III-p.e.s-shek I.e.s
Qyteti i Amantias ka qarkulluar një numër monedhash të vendeve të tjera për shkakun e pozitës gjeografike si dhe të një ure lidhëse për të zbritur në det. Ajo përcakton njëkohësisht dhe shkallët e zhvillimit ekonomik të këtij qyteti si dhe të qyteteve të tjera ilire.Monedha vendase quhej AMANTAN. Në fshatin e sotëm të quajtur Ploçë janë gjetur monedha vendase të prerë në Amantia. Monedhat janë prej bronzi me legjendën AMANTAN.

Studjuesit citojnë faktin se monedhat e Amantias janë prere nga mesi i shekullit të IIIpe.s,deri në shekIpe.s.Monedhat amantine janë gjetur rreth 91 copë.Janë prej bronxi.Tipi i monedhave të gjetura në Amantia përfaqësojnë tipin Zeus-rrufe.Zeus-Dione-gjarpër. Artemis-flakse.Tipet që u përkasin periudhave të mëvonshme Zues-rrufe.Në amantia kanë qarkulluar monedha të vendeve të tjera të Ilirisë.

Duke ndjekur rrjedhën e një studimi të mirëfilltë për qytet ilire mbetemi koshient se studime të tilla na kanë munguar gjerësisht duke hapur gropa dhe humnera të mëdha në historinë e të kaluarës,aq sa jo pak herë fqinjët duke na goditur me një qëllim të përcaktuar të na mohonin kohekzistencën e parardhësve tanë tonë dhe atyre që priten të mbrijnë,duke gjetur jo pak shqiptarë madje punonjës e specialistë të kësaj fushe, që i shpallën mjaftë qytetet të tilla si koloni greke,madje ajo që u kishte mbetur ende pa përtypur ishte Amantia.Por të dhënat më të fundit na sjellin diamantet që i kishin fshehur përpara nesh dhe syve tanë .Në vitet 4500 para e.sonë një popullsi e madhe indoevropiane vendoset në Evropën Qendrore...thotë studimi i A.Sherratt,përgatitur nga A.Spahiu.Ajo popullësi fliste gjuhën indoevropiane,gjuhë kjo krejt e ndryshme nga e folmja indoevropiane e popullatës vëndase.Gjatë viteve 3500-2500 ajo e folme indoevropiane quhet proto-kelto-iliro-italike dhe na kujton mitin sipas të cilit,Iliri,Kelti dhe Galati,të bijtë e Polifemit kanë qënë vëllezër.Gjatë kësaj periudhe bëhet diferencimi i kësaj familje gjuhësore.Dhe popullësia,për të cilën bëhet fjalë ndahet në tri pjesë:ilirët në territorrin ë Luizacës e përreth saj,keltët në anën perëndimore të Evropës Qëndrore dhe italikët në krahun juglindor të saj.Ndërkohë hyjnë në Evreopë popuj të tjerë indoevropianë proto-thrakët-frygët dhe proto-armenët.Kurse popullësia proto-gjermano-balto-sllave ka vërshuar në Evropën Lindore më vonë.Në vitet 1500-500 janë përhapur tre popuj e parë indoevropianë,të formuar në Evropë:keltët në pjesën perëndimore të Evropës,italikët në gadishullin Apenin dhe ilirët në Europën Qëndrore Gjermani lindore,Poloni Perëndimore,Austri Lindore,Hungari e Iliri e më gjerrë,në Gadishullin Balkanik.Pra ilirët përbëjnë njërin nga tre popujt e parë indoevropianë,të cilët janë fomruar si etni në Europë,madje në Europën Qëndrore.Ilirët,keltët dhe italikët formuan Europën indoevropiane.Për shekuj të tërë ata kanë qënë zotër shtëpie.A.Spahiu sjell shprehjen e mirënjohur të H.Krahes:”Pa ilirët nuk do të kishte Spartë,nuk do të kishte dorë,pa ilirët nuk do të kishte romakë.”Ilirët shprehet studimi arritën një nivel të lartë qytetërimi,që mund të krahasohet me qytetërimin kretas dhe atë mikenas.ثshtë provuar se objektet arkeologjike të gjetura në tumat e zbuluara në detin Baltik e deri në Kretë nuk janë transportuar prej grekëve nga Greqia në Gjermani,sic ishte menduar gabimisht deri kohët e fundit,por prej ilirëve nga Gjermania në Greqi.Disa të dhëna të tjera të këtij studim janë se që në shek.III të e.sonë fiset ilire përbënin burimin kryesor të ushtarakëve të zgjedhur të Romës. Perandorët ushtarët të shquar si Klaud Gotiku,Aureliani,Probi,Diokleciani etj ishin ilirë.Ilirë ishin 9 perandorë ushtarë nga më të famshmit në historinë e Romës.Në shekullin IV p.e.s prefektura e Ilirisë përfshinte Greqinë.Njësoj si më parë popullësia ilire vazhdonte ti jepte Romës,luftëtarët më të zotë,për tu bërë ballë hordhive të gotëve, hunëve, bullgarëve, sllavëve. Roma thuhet se ka mbijetuar në saj të trimërive të luftëtarëve ilirë.

Por këta thesare tashme janë te gjalle. Amantia është një qendër arkeologjike ne luginën e Vlorës. Dhe për te ruajtur këta thesare,Ministria e Kulturës dhe vete ministri Bujar Leskaj e shpallen atë dhe Orikun, 2 nga parqet arkeologjike ne rrethin e Vlorës,me synimin për ta ruajtur,mirëmbajtur dhe për ta pasuruar me gërmime te reja.

QYTETET ILIRE,AMANTIA Nث SYRIN E NJث STUDIMI Gazeta Start 2008-11-01 21:11:52

#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top