Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Skenderaj, zhduket nëna e 4 fëmijëve

Publikuar: 15:44 / 27.10.2013

skenderaj-zhduket-n-euml-na-e-4-f-euml-mij-euml-ve_hd.jpg


Vezire Gashi, 35 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, me qëndrim në objektin e banimit social në Skënderaj, është zhdukur pa gjurmë që nga 10 tetori.
Bashkëshorti i saj, Sedat Ngucati, ka thënë se rasti është paraqitur në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj. Ai frikohet se bashkëshortja e tij mund të jetë viktimë e trafikimit.

“Të premten me 24 tetor, kur isha duke menduar se çfarë të bëjë, më ka ardhur një zile në telefon, nga numri i telefonit 049-658-226. Unë kam nxituar të thërras në këtë numër, është paraqitur zëri i Vezirës, e cila ka arritur vetëm të thotë se nuk po e lejojnë të flasë. Kam thirr edhe një herë dhe u paraqit një burrë, i cili më tha harroje këtë numër të telefonit, mos thirr më”, ka thënë i brengosur Ngucati, transmeton KP.

Ai shtoi se prej ditës kur bashkëshortja e tij është larguar nga banesa, ka shkuar pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, por nuk ka arritur të mësojë asgjë për bashkëshorten e tij.

Ngucati përshkroi bashkëshorten me trup mesatar dhe flokë të ngjyrosur në të bardhë, ndërsa ka lutur të gjithë ata që dinë diçka për të, të lajmërojnë në stacionin më të afërt të policisë, ose në numrin e telefonit 049-374-075.

/Telegrafi /
 
Titulli: Skenderaj, zhduket nëna e 4 fëmijëve

Nuk gjendet as pas 17 ditëve
Publikuar: 10:36 / 28.10.2013

Ka 17 ditë që Vezire Gashi është zhdukur pa gjurmë dhe nuk po gjendet askund. 35 vjeçarja është nënë e katër fëmijëve, ku së bashku me ta dhe bashkëshortin ka jetuar në njërën prej tri banesave kolektive në Skenderaj.
Bashkëshorti i Vezires, Sedat Ngucati, ka thënë se rasti është paraqitur në polici, por që deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj. Ai ka frikë se bashkëshortja e tij mund të jetë viktimë e trafikimit.

Nguacti ka kritikuar edhe organet e rendit, të cilat sipas tij nuk janë duke hetuar seriozisht këtë rast. “Pas tri ditëve kam shkuar në polici, në Skenderaj dhe e kam lajmëruar rastin dhe prej atëherë asgjë nuk ka. Kemi katër fëmijë, për të cilët nuk ka kush të kujdeset”, thotë Sedati. E megjithatë atij i është ngjallur shpresa se gruaja e tij është e gjallë pasi që një ditë e ka pasur një thirrje nga një numër telefoni i operatorit IPKO, shkruan “Tribuna”.

“Të premten më 24 tetor, kur isha duke menduar se çfarë të bëj, më ka ardhur një zile në telefon, nga numri i telefonit 049-658-226. E kam thirr këtë numër ku më është paraqitur vetëm zëri i saj duke më thënë se ‘nuk po më lanë me folë’. Kam thirr edhe një herë dhe u paraqit një burrë, i cili më tha ‘harroje këtë numër të telefonit, mos thirr më’. Kam dashur t’i them gruas që të bëjë përpjekje të ikë dhe të shkojë në polici, nëse është kidnapuar, por ata nuk e lanë të flasë. Desha t’i them se fëmija i vogël është i sëmurë, por nuk arrita”, shprehet Sedati, tejet i brengosur. /Tribuna/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back