Publikuar: 15:44 / 27.10.2013
Vezire Gashi, 35 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, me qëndrim në objektin e banimit social në Skënderaj, është zhdukur pa gjurmë që nga 10 tetori.
Bashkëshorti i saj, Sedat Ngucati, ka thënë se rasti është paraqitur në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj. Ai frikohet se bashkëshortja e tij mund të jetë viktimë e trafikimit.
“Të premten me 24 tetor, kur isha duke menduar se çfarë të bëjë, më ka ardhur një zile në telefon, nga numri i telefonit 049-658-226. Unë kam nxituar të thërras në këtë numër, është paraqitur zëri i Vezirës, e cila ka arritur vetëm të thotë se nuk po e lejojnë të flasë. Kam thirr edhe një herë dhe u paraqit një burrë, i cili më tha harroje këtë numër të telefonit, mos thirr më”, ka thënë i brengosur Ngucati, transmeton KP.
Ai shtoi se prej ditës kur bashkëshortja e tij është larguar nga banesa, ka shkuar pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, por nuk ka arritur të mësojë asgjë për bashkëshorten e tij.
Ngucati përshkroi bashkëshorten me trup mesatar dhe flokë të ngjyrosur në të bardhë, ndërsa ka lutur të gjithë ata që dinë diçka për të, të lajmërojnë në stacionin më të afërt të policisë, ose në numrin e telefonit 049-374-075.
/Telegrafi /