Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Bilderberg

Anëtar i ri
Kadarè dhe Agolli perjashtojne nga shkolla Fishten, Migjenin, De Raden etj…

enver-hoxha-kadare-agolli.gif
Matura, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia
Nga Esmeralda Keta
Programet e reja orientuese të Letërsisë të Maturës Shtetërore kanë hapur debate në rrethet letrare. Studiuesi Behar Gjoka, kritikon në shumë pika programin orientues të letërsisë për gjimnazin e profilit të përgjithshëm. Sipas tij, është e pajustifikueshme mungesa e De Radës dhe e Fishtës apo përjashtimi total i letërsisë së hershme shqipe. Për sa i përket letërsisë bashkëkohore shqipe, për studiuesin Behar Gjoka nuk ka kuptim që ajo të vazhdojë të përfaqësohet vetëm me Agollin dhe Kadarenë, duke lënë në errësirë një kastë autorësh po kaq të mëdhenj. Ai shprehet se ky program orientues tregon më së miri se tekstet tona vazhdojnë të jenë peng i modelit të realizmit socialist.
Pak ditë më parë është publikuar programi orientues për letërsinë i Maturës Shtetërore. Ju, e keni parë këtë listë, dhe çfarë mendimi keni?
Ia vlen të bisedohet mbi listën, vetëm për arsyen se ajo tregon qartësisht nivelin e programit, të teksteve, të alterteksteve, të cilat bien ndesh me konceptet bashkëkohore të zhvillimit të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Shkollat e nivelit të mesëm në botë, tashmë kanë në qendër tekstin, pavarësisht kohës, pavarësisht modelit, pavarësisht alternativës dhe metodikave të mësimdhënies. Teksti vështrohet si i vetmi mjet për të sendërtuar shprehi tek nxënësit dhe jo si mjet informues, jetëshkrimor apo mbi rrymat dhe metodat letrare. Pra, në fakt kjo listë dëshmon nivelin se si perceptohet letërsia në nivel zyrtar dhe mësimdhënës. Këtu unë i referohem programit të letërsisë për gjimnazet të përgjithshme.
Mendoni se këta autorë që janë zgjedhur plotësojnë të gjithë realitetin letrar të vendit tonë?
Brenda këtij koncepti krejt tradicional, që nxënësit i jep veprat rreth të cilave do të ndërtohet teksti, duke shënuar qysh në paraqitjen e kësaj liste disa momente të debatueshme,
Së pari: kemi një vështrim historicist të letërsisë, çka buron pikërisht prej konceptit mbizotërues në shkollën shqiptare, se letërsia është pasqyrë e rrethanave dhe e konteksteve shoqërore e historike. Kjo mbyllje, “prangim”, i letërsisë në këtë parim historicist, është ajo që quhet mbingarkesë dhe dije që duhet ta ketë një student i letërsisë, por jo një gjimnazist, i cili në programet bashkëkohore i duhet të formojë shprehi të leximit, të shkrimit, të të folurës, etj.
Së dyti: gjithnjë brenda konceptit klasik të shkollës vihet re, sidomos në letërsinë shqipe, kapërcimi i disa momenteve historike. Kështu, letërsia e hershme, e quajtur shpesh letërsi e vjetër, ku përfshihen Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani, në asnjë rast nga programet dhe testet e shkollës së mesme nuk janë trajtuar si pjesë e vlerave shpirtërore. Kjo nuk ndodh rastësisht, sepse edhe Instituti i Gjuhës e Letërsisë si dhe profesoratura e fakultetit këtë moment më së shumti e kundron si fakt gjuhësor dhe historik, dhe jo si periudhë që ka vlera letrare.
Së treti: gjithmonë jemi te letërsia shqipe, ku vihet re tek drejtimi i përgjithshëm, mungesa e Jeronim de Radës, si autor i dimensioneve më të gjëra letrare, e cila gati e vë në dyshim ekzistencën e letërsisë arbëreshe si nivel letrar, po të marrësh në konsideratë poemat e tij, trajtimet për letërsinë dhe artin, trajtimet për fatin e shqiptarëve dhe të kombit shqiptar. Mungon edhe Zef Skiroi, por është një mungesë shekullore e tij, e cila, sipas verifikimit sociologjik ka ardhur prej faktit se ishte anëtar i partisë fashiste. Po me De Radën ç’patën?
Po për sa i përket letërsisë bashkëkohore, ju do të donit që në këtë listë, përveç Kadaresë dhe Agollit të kishte edhe emra të tjerë? Nëse po, cilët do të ishin ata?
Problemi vjen e bëhet më i mprehtë tek letërsia bashkëkohore shqipe. Dhe me sa duket për programistët, tekstebërësit, testimhartuesit, kjo periudhë fillon dhe mbaron me Dritëro Agollin dhe Kadarenë. Dy korifenj të realizmit socialist, të cilët kanë hartuar edhe libra cilësorë. Por, nëse do të lexohej dhe shqyrtohej si vlera letrare që e kanë shpërfillur modelin e realizmit socialist, nuk ka kuptim më të flitet për letërsinë bashkëkohore dhe të mos përfshihet Martin Camaj, poeti, prozatori, dramaturgu dhe studiuesi i gjuhës e letërsisë shqipe. Nuk ka kuptim të mos jetë pjesë e shqyrtimeve letrare Anton Pashku, tregimtari, romancieri dhe dramaturgu më modern i letërsisë shqipe (mos vallë funksionon ende koncepti i letërsisë jashtë kufijve që mungon Anton Pashku, Ali Podrimja, Azem Shkreli, etj). Nuk ka kuptim të flitet për letërsi bashkëkohore dhe të vijojë të përjashtohet krijimtaria e Kasëm Trebeshinës, prozator, dramaturg, poet, eseist, jo fort i shpeshtë në letrat shqipe. Po ashtu, sa e mjerë dhe e mangët duket tabloja e vlerave që ofron lista e programit orientues kur mungon Arshi Pipa, poeti, kritiku dhe studiuesi më i dalluar i viteve ‘44 e këtej në letrat shqipe. Me sa duket hartuesit, përpunuesit dhe “shkoqitësit” e programeve të letërsisë janë peng i modelit, qoftë shkrimor, qoftë verifikues të realizmit socialist, që një pjesë shumë të madhe të autorëve i përjashtonte për arsye të kleçkave biografike dhe pjesën tjetër, që i shërbenin ideologjisë së kohës dhe modelit të realizmit socialist, i emëronin si shkrimtarë “gjeni dhe të jashtëzakonshëm”.
Po për sa i përket mungesës së Gjergj Fishtës në këtë program orientues?
Prè e verifikimit biografik në këtë listë ka rënë edhe Gjergj Fishta. Fishta u mësua tashmë.

GazetaShqiptare, 15 02.2009 Gazeta Shqiptare Online
 
Titulli: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Kush Perfiton prej Eliminimit të Autَrve Gég?
Nik Leshai
Letërsia e shkollave të mesme, ashtu si edhe librarيt shqiptare gëlَjn me veprat e dy shkrimtلrve shqiptلr, Kadarés dhe Agollit. Këta dy shkrimtلr përfaqsَjn vetem nji prej të shtat rrymave të reflektueme në zhvillimin historik të letërsيs shqipe – Realizmin Socialist.
Përse jلn perjashtue të gjitha rrymat e tjera prej shkollave dhe librarive shqiptare? Përse i mohohet lexuesit dhe nxânsit shqiptلr lidhja me kontekstin dhe gjuhën të cilat formَjn identitetin e tij dhe nëpermjet të cilave ai ka gjلs shum mâ të madhe me u lيdh me tekstin – që në terma pedagogjike dmth me mësue mâ shum e mâ kollaj?
Letersia Shqipe dhe Teorيt Pedagogjike
Historia e Letersيs Shqipe njeh vetem shtatë perspektiva letrare
1) Bejtexhيjt dhe Naim Frashëri
2) Epika dhe Gjergj Fishta
3) Modernizmi dhe Koliqi, Stermilli, Spase, etj– nji rrymë kjo e vrame në kërthi prej komunistëve
4) Lirikët – Mjeda, Poradeci, Rreshpja, etj
5) Realizmi socialist dhe Migjeni e Ismail Kadare
6) PostModernizmi dhe Camaj, Shkreli, Pashku, Podrimja, Qosja
7) Shkrimtarët bashkëkohَr si Migjen Kelmendi, Primo Shllaku, Ridvan Dibra, Shpetim Kelmendi, Gjek Marinaj, etj.
Edhe disa rryma të tjera kلn njَft zhvillim aksidental ose të paramenduem, por ato kلn mbét të pazhvillueme prejse kushtet kulturore, shoqnore dhe politike kلn qén jofavorizuese. Vlen të permendet diskursi historik i zhvilluem prej Marin Sirdanit dhe Rexhep Qosjes, por edhe kjo rr‎m mbeti e izolueme dhe e pakuptueme prej shqiptلrve.
Moszhvillimi i kësلj rryme vërehet mâ s’miri prej nji deklarate të bâme nga nji personalitet shqiptلr në lidhje me اmitizimin e Skenderbeut prej historianit gjerman Schmidt. Ai thَt, “Libri i Schmidt-it nuk duhej të ishte botue”.
Kuptohet indinjimi i shqiptarve ndaj këtyne veprave ‘eksperimento-historike’ sepse tue çmitizue Skanderbeun ne çmitizَjme ândrrën tَn, por fjala CENSعR, në veçanti në botën shqiptare, nuk duhet përdorë.
Trendet e Mësimdhânjes
Tue u nise prej rrymave teorike të letërsيs dhe të pedagogjيs që dominojnë sot mbلrbotën, ne vërejm dy trende, 1) eurocentriëm, 2) zgjedhje të literatures në mënyrë që ajo “t’i flasi” nxânsit.
Mâ detajisht këto rryma mund të shihen si,
1) Në vend te artit-per-hir-të-artit ose letersيs-për-hir-të-letersيs, duhet t’u mësَjm nxânsve art dhe letërsi që kلn nji funksion si në zhvillimin e shoqnيs si në zhvillimin vét nxânsve.
2) Letersia duhet me qén lexues-centrik, jo autor-centrik apo autoritet-centrik.
Si mund të Integrohen at’hér të Shtat Rrymat e Letersيs Shqipe në Programet Shkollore?
Në procesin pedagogjik faktori mâ i vështيr mbetet ndershmënia profesionale e autoriteteve. Por le të besَjm per nji çast se autoritetet pedagogjike shqiptare kلn ekspertizën dhe integritetin e nevojshëm. Në ket rast nevojitet vetëm nji rregull, letersia duhet t’i flasi lexuesit.
Por, siç tregon vendimi per eliminimin e autَrve, kryesisht gég, prej letërsيs së shkollave të mesme, autoritetet pedagogjike shqiptare po dëshmَjn se atyne u mungon si ndershmënia si pjekunia profesionale.
Si i Flet Letërsia Lexuesit? (ose si Nuk i flet ajo atij?)
Që lexuesi t’a kuptَj letersيn, nevojiten dy kondita,
1) Lexuesi, ose nxânsi në rastin tَn, duhet të krijَj nji lidhje emocionale dhe intelektuale me personazhet dhe me ngjarjet që reflektohen në tekst.
2) Lexuesi duhet t’ë kuptَj gjuhën e tekstit – jo vetëm gramatikën por dhe pragmatikën
Prej kësلj perspektive, at’hér eliminimi i autorve të hershëm shqiptلr, si Buzuku, Bogdani, Matrënga, e de Rada, e infekton sistemin shkollَr shqiptلr shum théll, por kjo pestilénc ka efekte të nji shkalle të ndryshme në varsi prej nënkulturës prej kah vijnë nxânsit – 1) gegnيs (përfshi Shqipnيn e Mesme e të Veriut, Kosovën, dhe Malcيn) apo 2) tosknيs.
Ndërsa toskët privohen vetëm prej zhvillimit të historيs së letersيs, gegët privohen prej zhvillimit të historيs së letërsيs, zhvillimit të gjuhës, kontekstit, dhe pragmatikës – pra temave, përsonazheve si edhe kulturës se mileut te tyne me të cilën ata identifikohen.
Ky eliminim i historيs së zhvillimit të gegnishtes âsht në përputhje të plَt me vendimet hegjemoniste të Kongresit ’72 – pra ky vendim hjék edhe nji gْr në murin e fortesës së gegnishtes.
Tue eliminue historيn e zhvillimit të gegnishtes, autoritetet shqiptare duen, indirektisht, me i imponue lexuesit shqiptلr vetem historيn e zhvillimit të gjuhës shqipe prej komunistëve dhe rrymën letrare të realizmit socialist.
Vendimi me perjashtue autorët klلsik e modern gég e bân pothuaj të pamundun për fëmijën gég me e fillue shkollimin në të njâjtin nivel komprihensimi me nxânsin tَsk prejse nxânsi gég i vëren me negativizëm e përçmim personazhet e temat e realizmit socialist te cilat ai i gjen te hueja dhe anmiqsore.
Femija geg gjithashtu e perdore gjuhen letrare/zyrtare me angst prejse ai e ndjen dhe e kupton se kur ai e flet ose e shkruen atë gjuhe, ai projekton vetveten si nji karikaturë fonetike, morfologjike, dhe sintaksore.
Sikur mohimi i kësلj lidhjeje semantike, kontekstuale dhe gjuhsore ndaj lexuesve dhe nxânsve gég të mos ishte mjaft, autoritetet pedagogjike shqiptare kân eliminue edhe Migjenin e Gjergj Fishten prej letërsيs së shkollave të mesme.
Kush Përfiton prej Eliminimit të Gegnishtes
Nuk besoj që ky delitantizëm i turpshëm i autoriteteve pedagogjike shqiptare të jét shprehje vetem e cungimit të tyne intelektual, letrلr dhe artistik; besoj sa ka mâ gjلs që keto vendime të jen treguese te luftës që zhvillohet mbrenda shoqnيs shqiptare per dominim intelektual e komercial, sepse eliminimi i potencialit semantik, kontekstual e gjuhsor i tradites se letersيs shqipe qe na lidhe direkt me autenticitetin shqiptare e europjan infekton vetëm nji segment të përcaktuem të shoqnيs shqiptare – gegfَlsit – shqiptarët në veri të Lumit Shkumbin.
Në anën tjetër, përfituesit materiلl dhe intelaktuلl të ketij cungimi të letërsيs e gjuhës shqipe jân lëvruesit e realizmit socialist— librat e të cilve gëlojnë deri masën 90%, simbas vét Kadarés, me tema e personazhe enverhoxhiste.
Indirektisht, ky delitântizëm tregon se amatorët intelektuلl e artistik te realsocit vazhdَjn me dominue shoqnيn shqiptare, dhe se ata, përveç mungesës së ndershmënيs dhe të pjekunيs profesionale, trashigَjn edhe nxitjen për hegjemoni të enverhoxhistëve.
 
Titulli: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Pa Fishta dhe De Raden Letersia Shqipetare nuk ka element dhe substanca te mjaftueshme per tu quajtur Shqiptare. Nje nder i madh qe po na behet nga te ashtuquajturit "studjues" ky eshte komunizmi i heshtur qe akoma eshte aktiv ne vendin tone.
 
Titulli: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Fishten dhe De Raden duan ti heqin nga historia njesoj si autoret e letersise se vjeter shqipe,

Kadare, edhe Dritora agolli, kane mesuar nga Fishta dhe De Rada ashtu sic ka mesuar De Rada the Fishta, nga Gjon Buzuku dhe Pjeter Budi.
 
Titulli: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

???????????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top