Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Зngjεll

___________
Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në ishullin gerk të Korfuzit. "Gazeta Shqiptare" zbardh takimin e dy komandantëve të Flotave më 28 nëntor 2008. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në Korfuz. Negociatat sekrete janë zhvilluar ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. Ministria e Mbrojtjes greke bën të ditur në faqen e saj zyrtare në internet, se vizita zyrtare e Gërvenit në ishullin e Korfuzit ka zgjatur tri ditë, respektivisht në datat 26, 27 dhe 28 nëntor 2008. Pra çështja e dhurimit të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në favor të Athinës zyrtare është mbyllur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht fotot nga ky takim, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen të gëzuar për rezultatet e marrëveshjes dypalëshe të arritur.

Dhurimi

Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje. /BalkanWeb/
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Dhe ç'morem ne shkembim , se kjo ka rendesi .
Ndoshta jemi te fituar.
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Cfare po thua mo Hartini, sa rendesi ka fitimi kur shet apo jep dhe falas token e popullit tend ? !!!!!
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

TIRANث- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk i është falur asnjë centimetër det Greqisë. Ai tha se gjithçka që është artikuluar dhe shkruar kohët e fundit është një trillim i një mediaje dashakeqe. (اështjen e ndarjes së kufinjve detare Shqiperi-Greqi, e ka ndjekur në botime të përditshme 'Gazeta Shqiptare').

Gjatë konferencës për shtyp Kryeministri i është përgjigjur pyetjes: Pse është ndërmarrë në fshehtësi marrëveshja me Greqinë për ndarjen e kufirit detar dhe pse kjo ndarje është bërë në bazë të hartës greke?

Berisha: Kjo qeveri punon për të mirën e vendit të vet, por ndoshta ndonjë media dashakeqe që mund të ketë marrë para mund të sjellë lajme dashakeqase që nuk e di se kujt i shërbejnë. Unë po i përgjigjem pyetjes mqs më kanë ardhur qindra sms nga njerëzit këto ditë. Po iu them se nuk ka pasur kufinj detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe marrëveshja bën këtë gjë, duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare të Detit. Jemi konsultuar edhe me miqtë tanë më të mirë për këtë, por si dokument bazë është marrë konventa e OKB-së. Nuk është fare e vertete që ndarja është bërë në bazë të hartës greke. Ndarja është bërë në bazë të hartës së Flotës Detare shqiptare. Shkoni atje e merreni hartën. Ndërsa pala greke ka përdorur hartën e shtetit të tij, natyrisht. Ju keni liri të trilloni kundër vendit tuaj, por unë dua të siguroj qytetarët shqiptarë se marrëveshja është bërë duke u nisur në bazë të kordinatave të mirëpërcaktuara nga strukturat ndërkombëtare ku ne aderojmë.

Kryeministri Berisha ka dalë në konference pas kthimit nga Praga, ku dorëzoi kërkesen e Shqiperise si vend kandidat ne BE. Ndersa tani po i pergjigjet pyetjeve te gazetareve per tema te ndryshme.

tek gazeta shekulli e sotshme lexova kete siper.
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Mendon vertet se nuk i ka falur gje ? Atehere ju ka qerruar besimi ndaj demokrateve Hartimi sepse kot nuk erdhi kryeministri i Greqise jo . Po per Qeparone apo dhe ajo genjeshter ?
Sipas Sales te gjitha jane genjeshtra dihet sepse jane votimet perpara ashtu si per leket qe merr borxhe vetem e vetem te bej sikur i vjen keq per popullin dhe te fitoje votimet .
Me vjen keq por nuk jane te gjithe te qerruar nga veprime te tilla dhe shyqyr per fatin e mire . Eh keta duhen rjepur te gjithe nje nga nje duke filluar qe nga Sala e deri tek Nano e Rama te gjithe ore . Te paret tane luftonin deri me jeten e tyre qe mos te merrnin qofte dhe nje centimeter te Shqiperise sone te bukur . Po nuk ka me nga ata BURRA jo nuk ka me :( te gjithe jane bere gjakpires, te korruptuar dhe interesaxhinj dhe as u behet vone per popullin, trojet tona apo viset tona qe na i kane marre maskarenjte greket . Shqiperine e mori lumi nese do vazhdojne akoma keta mashtrusa ta udheheqin .
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Deri ku arrin militantizmi te perkrahe antishqiptarizmin, deri kur te behet jugu Greqi, apo Epir ?

Apo nuk na duhet jugu, na duhet miqesia me grekun, nuk na duhet vendi yne, na duhen liderat dhe xhepat e tyre me evro... :(

Gazeta shqiptare te dashur anetare, nuk mund te thurr genjeshtra sepse ka ligje qe jo vetem qe i mbyllin aktivitetin, por qe i rrasin te gjithe brenda.

Kur gazeta merr guximin dhe rrezikun te denoncoje nje krim te tille, te pandodhur ne pare, skepticizmi yne perkthehet ne ...
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Mire , une po e besoj qe ja paskemi dhuruar grekve 200km katror dete ,
por desha te di arsyen , pse-ne , apo kot per qef.
Kot per qef nuk besoj tju dhuroj gje Sala grekeve.
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Hartini po ka arsye ne bote qe te beje nje qeveri te japi token e vet? Cilado qofte ajo nuk e justifikon dot kete gje kaq te ulet, kaq antishqiptare, asgje me vje keq .
Nese ai do kete fituar dicka pse e beri pazarin me trojet tona?
Mund te gjendjej nje tjeter gje nese do kishte ndonje fitim nga greku more dhe veten e tij ta shiste ta jepte jeten e vet vetem per mos te arritur ketu ku arriti .
Eshte turp asgje me shume eshte nje tradheti e kesaj qeverie e bere popullit te tij, te pareve te tij, trojeve te tij :(
Shqiperia sa do ngelet se shpjeti?
Do fillojne te kerkojne Gjirokastren, Saranden etj etj me radhe !!!!!!
Atehere ......????????????
Duhet t'ua japim pse jo sepse ka fitime qeveria gjekundi ..... ne nje ane tjeter ..... (ose ndoshta valle nuk lane dot borxhet e marra dhe fillon e shet Shqiperine Hartini )
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Mire , une po e besoj qe ja paskemi dhuruar grekve 200km katror dete ,
por desha te di arsyen , pse-ne , apo kot per qef.
Kot per qef nuk besoj tju dhuroj gje Sala grekeve.

Nuk mendoj se mund te kete ndo1 arsye te shendoshe qe mund te justifikoje kete krim. Megjithate, nese i ke ndjekur lajmet do ta kishe kuptuar arsyen. Heqja e ligjit te luftes... ?

Qe te ekzistoje miqesia greko-shqiptare, pales tone i eshte kerkuar te mos tentoje ta permende Camerine. Ata njerez qe u therren, u perdhunuan ne mes te dites me diell, ne prani te anglezeve, nuk kishin komb, nuk kishin shtet, nuk ishin njerez...

Por nga ana tjeter, ne na kerkohet te ndertojme shkolla greke dhe te njohim e respketojme minoritetin ETNIK grek ne Shqiperi, qe me 400evro ne muaj sa vjen e shtohet...

Une personalisht nuk e quaj injorance taktiken qe ndjek qeveria shqiptare, e quaj te shitur.
 
Titulli: Skandali, Ujërat u dhuruan në bisedimet e Korfuzit

Ore se nuk po me kuptoni me duket.
Llogjika eshte e tille .
Ju thoni e shiti , e dhuroj , e fali etj etj etj , dhe une po ju besoj ,
por duhet gjetur dhe nje alibi e besueshme ,pra nje pse e shiti se ndryshe
nuk e beson askush , pasi te gjithe e dine qe Sala nuk ju ben leshime grekeve
aq kollaj , pra duhet gjetur arsyja.
Per Engjellin kjo ,se Nostra kishte kapur pak a shume thelbin e muhabetit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top