Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Mire ja bene plehres.....
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

o nostra u bashkun e gjithe politika pasi thane shyqyre qe nuk isha une !
mire qe e nxori por me sa u tha mbreme i gjithe filmim ishte bere para dy javesh dhe perse e nxoren dje .Nuk eshte se dua te mbroje Yllin nena ti q... atij dhe cdo politikani.
me sa duket nuk do jene kenaqure top channel me ndonje shume qe do i kete ofruare amshori Ylli,ndersa ajo goca e perfaqesuse e top channel na nxori pretekstin se emisioni fiks fare e ka te programuare gjithecka kur ne kete periudhe na jepte ca budalliqe qe na fliste nje profete
Pango u kap me presh ne dore se do i jete fryre shume ndonje koke tjeter se ne shqiperi te gjithe e dine qe ka ekzistuare dhe ekziston dhe te gjithe e dime po tani na bejne te gjithe sikure eshte dicka e re e panjohure,perse nuk na tregojne historirat e veta(n q se kane ndonje) apo te shoqeve te tyre studentet qe nuk kane leke per te kaluare klasen.

tani do e kete te veshtire legeni se duhet te paguaje per femrat ,se dukej dhe si fukara nuk do kete leke
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Sa turp sdq...Eshte i martuar ky tipi??? Se nga fotot dukej i vjeter...
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Mendon ti se duhej qe nje vajze te sakrifikonte veten per te demaskuar nje pervers kaq te mirenjohur qe endej i lire me titullin minister KULTURE...

Ai ka vepruar ne kete menyre ne cdo post qe ka patur ne menyren me te paturpte, me te felliqur, duke ofenduar moralin mashkullor, familjen si intitucion dhe si prind, duke perdorur dhe ofenduar nje titull si minister.

Do doja vertete qe te mblidheshin bashke nje pjese e mire e te abuzuarave edhe pse e di qe eshte shume e dhimbshme dhe ta kalbnin ne burg.

Vajza qe e denoncoi ne Fiks Fare nuk ishte gazetare, por ishte nje qytetare e ketij kombi te ciles ia rrezikua reputacioni dhe morali nga nje minister... Sa te tjera kane heshtur ?

Qe kur nje minister paska te drejte te punesoje njerez ? Qe kur nje minister dergon makinat dhe shoferet e tij ne sherbim te interesave personale ? Qe kur nje minister shkemben numra telefoni me qytetare ne nevoje per punesim ?
Qe kur nje minister organizon takime ne shtepine e tij ???

Mos te behemi te verber me pahir, minimalisht kryeministri eshte shokuar duke e shkarkuar ne nje kohe rekord.

Mos duhej ne skandalin e Klintonit te mbanim krahun e denoncuesit ?

Megjithate kjo eshte edhe me e rende. Nuk behet fjale per nje lidhje jashtemartesore, por po diskutohet per nje minister qe shfrytezon pozicion e tij te punes per te kryer marredhenie me femra te reja te sapodiplomuara, qe neser pasneser jane grate e shume prej nesh...

Nostre pak a shume jam me ty , por nje dicka vazhdon te jete enigmatike ketu. Duke qene se e paska ditur e gjithe Tirana per pislliqet qe beheshin , gjithe keto femra qe paska abuzuar .. pse vazhdohej behej nje sy qorr dhe nje vesh shurdh ? Dhe tjeter pse gjithe keto femra te diplomuara me mund dhe djerse kur i thone binin viktima te ketij manjaku ? Nese ato diploma ishin te merituara pse ? Mua me duket se korrupsioni eshte nga te dyja palet pra.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Abstraction, tani ka edhe femra qe mund te kene ndjere kenaqesi, por kjo nuk ka rendesi...

Te duhet te jetosh pak kohe ne Shqiperi qe te te shuhen dyshimet. Ty te kekron mjeku leke per te shpetuar jeten e nenes dhe ti nuk mund ta denoncosh, me kupton ?
 
Me qe un nuk jam fort ne rjedha te ksaj ngjarje,perveq qe pash sot intervisten e ish ministrit ne tv klan, para pak minuta pash dhe ket video

Top Channel - Video: Skandali, replika Bogdani-Shalsi

Tash kerkoj nga ju qe jeni te informuar me hollsisht, tma thoni cili nga kta ka te drejt ?
A eshte kjo ta quaj " gracke ", apo ktij ministrit nuk i ka mbetur arme tjeter perveq qe ti versulet fiksit ?
Apo si esht puna ?
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Abstraction, tani ka edhe femra qe mund te kene ndjere kenaqesi, por kjo nuk ka rendesi...

Te duhet te jetosh pak kohe ne Shqiperi qe te te shuhen dyshimet. Ty te kekron mjeku leke per te shpetuar jeten e nenes dhe ti nuk mund ta denoncosh, me kupton ?

A te te "kundershtoj" cik???
Pse nuk e denoncon dot mjekun ti??? Jane mesuar nga populli mjeket te marrin lek,sepse shume njerez paguajne me shpresen qe te kene nje sherbim me te mire.
Une kisha mamin semure dhe ne spital nuk u dha asnje kacidhe e as doktori nuk e hapi gojen te kerkonte lek.
Nuk dua te mbroj Ylli Pangon dhe sa ka si ai, por njerezit nese duan ndryshim duhet ta bejne vete.
Ka shume e shume vajza qe per te marre nje vend pune me pozite e japin trupin e tyre pa problem. E keto jane ato injorantet qe dhe notat i kane marre duke shkuar ne shtrat me profesorin. Nga keto prototipe mesohen dhe keta debilat dhe ua kerkojne te gjitha vajzave pastaj.
Te me beje njeri mua nje propozim te tille e shikon si e denoncoj dhe ia nxij jeten.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Me qe un nuk jam fort ne rjedha te ksaj ngjarje,perveq qe pash sot intervisten e ish ministrit ne tv klan, para pak minuta pash dhe ket video

Top Channel - Video: Skandali, replika Bogdani-Shalsi

Tash kerkoj nga ju qe jeni te informuar me hollsisht, tma thoni cili nga kta ka te drejt ?
A eshte kjo ta quaj " gracke ", apo ktij ministrit nuk i ka mbetur arme tjeter perveq qe ti versulet fiksit ?
Apo si esht puna ?


Tani gracke ose jo gracke, po te ishte i ndershem ky DEBIL ministri nuk binte ne gracke.Ku eshte pare qe takimi i punes behet ne 6 te mengjesit?? Ku eshte pare qe per nje takim pune te dergojne e te marrin me makine???
Ky Bogdani apo si e kishte nga ato pak fjale qe po lexonte ishte kokrra e budallit, se s'kishte pse permendte jeten private te Rames per te shpetuar cik fytyren e Pangos.Donte te mbulonte m.... me sh....???
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

A te te "kundershtoj" cik???
Pse nuk e denoncon dot mjekun ti??? Jane mesuar nga populli mjeket te marrin lek,sepse shume njerez paguajne me shpresen qe te kene nje sherbim me te mire.
Une kisha mamin semure dhe ne spital nuk u dha asnje kacidhe e as doktori nuk e hapi gojen te kerkonte lek.
Nuk dua te mbroj Ylli Pangon dhe sa ka si ai, por njerezit nese duan ndryshim duhet ta bejne vete.
Ka shume e shume vajza qe per te marre nje vend pune me pozite e japin trupin e tyre pa problem. E keto jane ato injorantet qe dhe notat i kane marre duke shkuar ne shtrat me profesorin. Nga keto prototipe mesohen dhe keta debilat dhe ua kerkojne te gjitha vajzave pastaj.
Te me beje njeri mua nje propozim te tille e shikon si e denoncoj dhe ia nxij jeten.

Nuk e di nese ti do sakrifikoje njerin prej prinderve te tu per te denoncuar nje mjek. Te gjithe mendojne t'ia hedh dhe te mos ua shoh me bojen.

Megjithate, te kthehemi tek ceshtja e mesiperme.

Pango shkarkohet nga posti i ministrit, se shpejti dhe nga rektorati do humbase te drejten e dhenies se mesimit neper universitete, shume shpejt do thirret edhe ne prokurori, tani po na dalin disa partizane te Spangos ketu :lekund:

Sinqerisht, nuk duhet thene, por mos i mendoni femrat si vajzat e botes, vetem tek gazeta Tema dje jane mbushur 4 faqe gazete me vajza dhe njerez te ndryshem qe jane te gatshem te deshmojne per abuzime te ngjashme ne cdo post qe pseudozoteria ka patur.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

I dashur,Nostra!
Ne nje demokraci problemi nuk eshte kaq i thjesht.Ai merr gjithmone karakter ligjor.
Kendveshtrimi duhet te jete me i gjere.Dihet qe ligjerisht personi publik ka te drejtat e tij te parashikuara per mbrojtje ne ligj; “mbi respektimin e jetes private dhe familjare”, si dhe “te drejten e personalitetit”,sikurse mediat kane te drejtat e tyre ne lidhje me lirine e te shprehurit,po te mbrojtura me ligj.
Dihet qe ekziston gjithmone nji gjykate e pamvarur, ku te dy palet mud te padisin cilindo qe u ka shkelur keto te drejta.
Y.P eshte nje “Publikishk” njohur,gje qe rjedh nga funksioni I tij politik.Pikerisht “Fama” e tij publike nuk i jep te drejten e mbrojtjes nga liria e shtypit ne jeten e tij private,perkundrazi edhe pse jo shume binese,mendoj se eshte ky famitet qe sjell kufizimin e te drejtes se mbrojtjes se jetes se tij private dhe te personalitetit.
Por,Ylli Pango nese ka arsye te besoje qe me kete rast i jane shkelur keto te drejta te jetes private,mund te marri rrugen,me nji avokat te mire ja sugjeroj, drejt gjykates se Tiranes.
Meqenese argumenti i pare nuk po e pelqen as vete,po vazhdoj pak me thelle;
Cila eshte formula juridike qe i bashkon keto te drejta ligjore te dy paleve?
Formula qe i bashkon eshte;lajmi nuk dhunon jeten private nese lajmi ndihmon ne hapjen e debati publik me teme “mbrojtjen e interesit te pergjithshem te shoqerise”.Pra kemi nje mbret interesi,interesi pergjithshem i shumices.“Interesi i pergjithshem i shoqerise”,kesaj here jo fallco si ai i komunizmit por i mbrojtur me ligje e nene te Kodeve ligjore.Argumenti i dyte,me lart, besoj se eshte me bindes se argumenti i “famitetit”
Ky argument sjell,qe liria e shtypit mbizoteron lirite e tjera kur kemi te bejme me “interesat e pergjithshme te shoqerise,interesat e publikut”.Liria e shtypit ne publikimin e ketij rasti te jetes private te nje personi publik,peshon me shume.Liria e shtypit,e drejta e informimit te publikut dhe interesit i pergjithshem i tij jane me te rendesishme se te drejtat e jetes private te nje “personi publik”.Por,po e perseris nese dikush e tejkalon te drejten e tij ligjore eshte perseri gjykata qe rivendos balancen me ane te nje vendimi.Nese ky vendim i supozuar prej meje,nuk do te pelqehej nga palet ne Shtetin Shqiptar,ato mund te drejtohen ne Gjykaten Europiane t’t’ Drejtave te Njeriut ne Strasburg.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Orakulli me vjen keq qe i del ne mbrojtje nje personi te tille , apo nje tjetri qe vepron si ky ..
Ne rralle te pare ai ka thyer betimin , e nje minsitri , dhe pastaj ka pasur edhe ngacimin seksual . dhe korrupsin , dhe keto gjera ai i pranoj vet , dhe ska avokat qe e mbron dhe as gjykate qe e nxjerr te pafajshem. ai duhet te jete shembulli i atij institucinoni dhe jo turpi ..

Nuk e vej ne dyshim qe edhe T.Ch e ka bere per perfimtime , qofte edhe perfitime monetare . ka raste sa te duash qe Filip Cakulli , aty ku ka mbushur cantat me lek , ka mbyllur dy syte , dhe ne te kunderten aty ku ka pasur konkurrence ka fundosur ate qe ska paguar . dhe normalisht qe nga nje ane T.Ch ben biznes me kete pune , dhe nje nga keto pika eshte qe T.Ch arriti majat kaq shpjet ..
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

I dashur,Nostra!
Ne nje demokraci problemi nuk eshte kaq i thjesht.Ai merr gjithmone karakter ligjor.
Kendveshtrimi duhet te jete me i gjere.Dihet qe ligjerisht personi publik ka te drejtat e tij te parashikuara per mbrojtje ne ligj; “mbi respektimin e jetes private dhe familjare”, si dhe “te drejten e personalitetit”,sikurse mediat kane te drejtat e tyre ne lidhje me lirine e te shprehurit,po te mbrojtura me ligj.
Dihet qe ekziston gjithmone nji gjykate e pamvarur, ku te dy palet mud te padisin cilindo qe u ka shkelur keto te drejta.
Y.P eshte nje “Publikishk” njohur,gje qe rjedh nga funksioni I tij politik.Pikerisht “Fama” e tij publike nuk i jep te drejten e mbrojtjes nga liria e shtypit ne jeten e tij private,perkundrazi edhe pse jo shume binese,mendoj se eshte ky famitet qe sjell kufizimin e te drejtes se mbrojtjes se jetes se tij private dhe te personalitetit.
Por,Ylli Pango nese ka arsye te besoje qe me kete rast i jane shkelur keto te drejta te jetes private,mund te marri rrugen,me nji avokat te mire ja sugjeroj, drejt gjykates se Tiranes.
Meqenese argumenti i pare nuk po e pelqen as vete,po vazhdoj pak me thelle;
Cila eshte formula juridike qe i bashkon keto te drejta ligjore te dy paleve?
Formula qe i bashkon eshte;lajmi nuk dhunon jeten private nese lajmi ndihmon ne hapjen e debati publik me teme “mbrojtjen e interesit te pergjithshem te shoqerise”.Pra kemi nje mbret interesi,interesi pergjithshem i shumices.“Interesi i pergjithshem i shoqerise”,kesaj here jo fallco si ai i komunizmit por i mbrojtur me ligje e nene te Kodeve ligjore.Argumenti i dyte,me lart, besoj se eshte me bindes se argumenti i “famitetit”
Ky argument sjell,qe liria e shtypit mbizoteron lirite e tjera kur kemi te bejme me “interesat e pergjithshme te shoqerise,interesat e publikut”.Liria e shtypit ne publikimin e ketij rasti te jetes private te nje personi publik,peshon me shume.Liria e shtypit,e drejta e informimit te publikut dhe interesit i pergjithshem i tij jane me te rendesishme se te drejtat e jetes private te nje “personi publik”.Por,po e perseris nese dikush e tejkalon te drejten e tij ligjore eshte perseri gjykata qe rivendos balancen me ane te nje vendimi.Nese ky vendim i supozuar prej meje,nuk do te pelqehej nga palet ne Shtetin Shqiptar,ato mund te drejtohen ne Gjykaten Europiane t’t’ Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Ajo qe une do shtoja ne kete rast, eshte mungesa e nje kodi ligjor te mirefillte ne Shqiperi...:)
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Dear BeniT!
Te sugjeroj ta lexosh edhe nje here pjesen time.Une nuk po mbroj askend.Une vetem kam argumentuar qe "interesi i shumices",Lira e shtypit dhe e drejta per informim e publikut per rastet qe kane te bejne me interesin madhor te tij,jane me te rendesishme se "e drejta logjore e mbrojtjes se jetes private dhe e drejta e personalitetit" te nje personi publik.Pra,ne thelb po i jap te drejte TopCh,nisur nga nje pozicion juridik.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk e vej ne dyshim qe edhe T.Ch e ka bere per perfimtime , qofte edhe perfitime monetare . ka raste sa te duash qe Filip Cakulli , aty ku ka mbushur cantat me lek , ka mbyllur dy syte , dhe ne te kunderten aty ku ka pasur konkurrence ka fundosur ate qe ska paguar . dhe normalisht qe nga nje ane T.Ch ben biznes me kete pune , dhe nje nga keto pika eshte qe T.Ch arriti majat kaq shpjet ..[/QUOTE]

Pikerisht kete doja te degjoja .
Ja pra dhe paradoksi tjeter .
Isha i bindur se keto gjera ndodhnin , por nuk kisha te drejten morale
ti thoja thjesht per faktin se shoh aq pak top chanal , dhe kjo me step pak.
Ata drejtusit e emisionit fix fare mua ma shpifin fare , me duken shume ordiner dhe vulgar per tu bere tribun e lufres kunder korrupsionit dhe imoralitetit , duke filluar me metodat qe perdorin , menyren dhe kendveshtrimin e gjerave , me paraqitjen e jashtme , me klasin e ulet qe kan etj etj . Keto jane thjesht ato qe reflekton fix fare tek une.

Pastaj avash disa ketu se Ylli budall , debil , idiot etj etj nuk eshte ,
ai padashje nuk eshte profesor.
Degjova qe kishte botuar dhe shume libra dhe tekste shkollore me
vlera shkencore dhe keto mbesin gjithsesi.
Ai paska pse nje defekt te madh moral , nuk i kontrollonte dot hormonet
e tij perball nje femre dhe ata qe e kane njohur mire ja paskn ndertuar gracken , dhe kan qene te bindur qe mos nje here , heren tjeter do bjeri.
Principi eshte i pamoralshem, ndosht me shume sesa profesori.
Une nuk do ja uroj è marsin nje profesori te tille .


Demaskoj publikisht metodat e pamoralshme te topit.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Dear BeniT!
Te sugjeroj ta lexosh edhe nje here pjesen time.Une nuk po mbroj askend.Une vetem kam argumentuar qe "interesi i shumices",Lira e shtypit dhe e drejta per informim e publikut per rastet qe kane te bejne me interesin madhor te tij,jane me te rendesishme se "e drejta logjore e mbrojtjes se jetes private dhe e drejta e personalitetit" te nje personi publik.Pra,ne thelb po i jap te drejte TopCh,nisur nga nje pozicion juridik.

Te kuptova shume drejt. Nuk mendoj se TCh do te shkelte privatesine dhe ne rastin kur e ben nuk e shfaq, e mban per investigimet e veta.

Ky rast sic thote edhe Briciolo ka rritur besimin tek masat e gjera. Shpeshehere skandale te ndryshme behen shkas per reforma apo qofte edhe revolucione.

Nje minister tjeter kushdoqofte apo pushtetar, do mendohet minimalisht 2-here tani e tutje.

E di qe ne shqiptaret e kemi tolerancen ne gen dhe mundohemi ne cdo menyre te justifikojme fajtoret, por ka ardhur dita kur toleranca ka brere ndergjegjet e te gjitheve.
 
ata qe e kane njohur mire ja paskn ndertuar gracken , dhe kan qene te bindur qe mos nje here , heren tjeter do bjeri.

Kjo qe lexova un para nje ore ne gazeten shqip, flet pak ndryshe.
Po shkepus vetem pjesen e fundit te textit qe me beri me shum pershtypje

Gazetarja, 3 herë në ministri

Ish-ministri gënjen kur deklaron se gazetarja nuk i kishte shkuar asnjëherë në ministri për t‘i kërkuar punë. "Fiks Fare" transmetoi pamje filmike, gjatë të cilave vërtetohet se gazetarja e "Fiks"-it pret me orë të tëra përpara Ministrisë së Kulturës, që të takojë zotin Pango, për të zënë një vend pune. Takon dy herë recepsionisten e ministrisë, një herë shoferin e zotit Pango, i cili i rekomandon të presë orën 14:00, kur ministri del nga zyra. Takon më pas vetë ministrin, i cili nuk shpreh asnjë shenjë njohjeje me vajzën që e priste te dera e dikasterit. E pyet se kush ishte dhe çfarë kërkonte dhe i lë takim për të nesërmen në mëngjes. Madje, shoferët e tjerë të kësaj ministrie i rekomandojnë gazetares që ta presë Pangon, në mënyrë që ai ta shohë vetë, sepse ministri, sipas tyre, femrat e bukura i pret vetë në zyrë.
LOL LOL

Ishte e planifikuar apo jo, nje emision televiziv ka arrit t'ia shembe jeten profesionale nje ministrit, aq me teper kur ky ishte i kultures, dhe fiks fare publikoi tamam kulturen e tij.
I lumte atyre qe kan punuar per t'a zene kete don zhuanin me pele per dore.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

e morem vesh tani........se na merziti
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

pse ca rendesie ka eshte i martuar apo jo?


Nuk eshte se ka ndonje rendesi nese eshte i martuar apo jo.Thjesht nese do ishte i martuar mendoj per femijet e tij dhe per bashkeshorten qe po vuaj.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

ju te forumit shikojeni pak kte teme
ne qofte se keni mundesi ta mbydhni se na u shpif ky Ylli Pango per mendimin tim nuk ja vlen te diskutohet me
Faleminderit.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk eshte se ka ndonje rendesi nese eshte i martuar apo jo.Thjesht nese do ishte i martuar mendoj per femijet e tij dhe per bashkeshorten qe po vuaj.

:DDDD
sa e forte kjo, me kenaqe.
ka femije, po eshte i ndare me gruan qe prej 10 vjetesh me duket.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

:DDDD
sa e forte kjo, me kenaqe.
ka femije, po eshte i ndare me gruan qe prej 10 vjetesh me duket.

Epo mire atehere...:D :D :D :D Se dija une qe qenka i ndare,mbase eshte ndare per kete motiv...:p
 
Zëdhënësi i Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore, Zylyftar Kondomi, deklaron për medi

"Ngjarja e ditëve të fundit, ku viktimë mbeti zoti Yllajet, na ka irrituar e zemëruar jashtë mase. Në një kohe kur ne prisnim ndonjë dekoratë apo vlerësim për punën tonë, gjendemi përballë akteve të tilla diskredituese e diskriminuese, që vetëm në vendet diktatoriale mund të ndodhin.

Duke u solidarizuar me viktimën, ne i shprehim atij mbështetjen tonë të fuQishme dhe themi të mos dekurajohet, sepse numri ynë është aq i madh, sa nuk ka kamera, televizione, gazeta, kaseta, e femra që të na mposhtin.
Në ndjejmë keqardhje se viktima është një nga anëtarët më të mirë dhe më me përvojë të shoqatës, por kjo nuk do të thotë se ne jemi strukur dhe se fara jonë po vjen duke zhdukur.

Rasti na bën të jemi më vigjilentë dhe më të kujdesshëm. Ne jemi të indinjuar me mënyrën si udhëheqësi ynë veproi ndaj anëtarit të shoqatës sonë dhe i bëjmë thirrje atij që ta rikthejë sa më shpejt në punë Yllajetin. Vëre dorën në zemër o udhëheqësi ynë, dhe mendoje pak si për vete: nga kush të ruhemi më parë ne; nga gratë tona, nga burrat e botës, nga gazetarët. Tani të kemi frikë edhe se humbasim vendin e punës?? Po kjo nuk është demokraci more vëllezër, gjithë ajo punë, gjithë ajo sakrifice, gjithë ato gënjeshtra, dreka, darka, mbledhje pune, në zyrë, jashtë zyre, në motele, në hotele, brenda shtetit, jashtë shtetit. Epo, të ndiqesh gjithë jetën me brekë nëpër këmbë, mos të flesh një natë rehat, dhe tani na u dashka të mendojmë që, ajo që vjen për të bërë qejf, mund të jetë edhe false, të vjen plasja.

Lideri ynë e ka gabim që bëri atë veprim. Përse të mos interesohet lideri kush i fut ato dreq mbërtheckash në treg, që nuk ka burrë nëne t'i zbërthejë (pra ato duken që janë kontrabandë), po merret me budallallëqe?

Po sikur të vendosim ne si shoqatë që të japim dorëheqjen nga postet që kemi? A i merr dot me mend ky farë lideri se çfarë bëhet, a i di ai pasojat, apo s'është në metro fare?? E di ai që po të lenë mandatin anëtaret e shoqatës sonë, Parlamenti shkrihet që nesër? I thërret rradakes ai që, po të duam ne, ia lemë qeverinë vetëm me tre zv.ministra? Që ministritë, drejtoritë, bashkitë, ngelen sikur u ka rënë flama??

Ndaj, ne i bëjmë thirrje liderit ta vlerësojë situatën seriozisht dhe të mos mendojë se ka të bëjë vetëm me një yll. Po ia mbajti doktorit, le të dalë natën po deshi e të shikojë sa yje ka... qielli.

Ne i bëjmë thirrje zotit Yllajet, që të mos e dorëzojë imunitetin që ka fituar me gjak, dhe nuk ka pse sqaron njeri ai se çfarë gjaku ka qenë ai që është derdhur. Duke shpresuar në një zgjidhje sa më të shpejtë, si në të gjitha rastet e tjera, ne e garantojmë Doktorin se votat e shoqatës sonë do jenë të gjitha për PD-në.

Rroftë Shoqata e Pushtetarëve me Dashnore, Lavdi veprës së ndritur të Prof. dr. Pangos. Poshtë "Fiksi", poshtë mediat, poshtë koço-buxheti, rroftë Ilir Me..., na falni se ngatërruam deklaratën.





NA BEJ NJE KOMENT PRO PANGOS!


Shekulli Online | 08/03/2009 |
 

Attachments

  • Che Curvara.jpg
    Che Curvara.jpg
    16 KB · Shikime: 4
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Mire tha Erion Veliaj....ne Shqiperi per te fituar nje pune te mire ose duhet te japesh leke ose te Pangohesh :lol: LOL........Sa kam qeshur me kete fjale..tamam e tha....Per te qeshur e per te qare jemi bere te gjithe.
 
Individi Pango dhe fenomeni Pango

Prof. Dr. Apollon Baçe
Java e shkuar ishte Java e Kulturës Shqiptare, dmth. e ministrit shqiptar të kulturës. Ndonëse epiqendër ishte Shqipëria, jehona e saj u ndje në New York, Pekin, Vjenë dhe gjetkë, duke i bërë sërish reklamë të mirë namit të vendit. Mediet e huaja ndërkontinentale, si psh. Word Press-i ndërkombëtar, Newspost-i indian, Bild-i gjerman, Variety-ja ruse, News Malaysia- maleiziane, Krone-ja austriake, Mathaba-tailandeze, Herald Tribune amerikan, Xinhua-ja kineze, Thai- tailandez, Ciao italian etj. etj, u kujdesuan mirë për këtë.
Pas njohjes në shkallë planetare, Ministri Pango zgjodhi si paralele të tijën Presidentin Bill Klinton, më saktë skandalin Levinski. Por, përjashtuar faktin se si Ylli Pango, ashtu edhe Bill Klinton janë burra shteti të njohur jashtë kufijve të vendit, paralelja nuk qëndron: Monika Levinski nuk ishte hallka e fundit e ndonjë zinxhiri të stërgjatë Monikash, Bill Klintoni nuk i kishte thënë asaj “pa mësuar ngjyrën e tavanit të Shtëpisë së Bardhë nuk do të fillosh punën” dhe e vetmja që doli e fituar nga skandali Levinski ishte Monika Levinski. Në të kundërt, njëra prej sms-ve drejtuar emisionit “Faktori Plus” vijonte me fjalët “Shumë studente ka marrë n’qafë, njëra prej të cilave shoqja ime. U fundos!”. Afërsisht e tillë ishte edhe përmbajtja e sms-ve të tjera që lidheshin me këtë ndodhi.
Ndonëse ngjarja e dokumentuar nga “Fiks Fare” ishte e pashije, edhe më i pashije ishte kualiteti i ngjarjes, gjuha e përdorur ndaj viktimës së radhës. Slang-u i ftohtë administrativo- burokratik i përzier me zhargonin e lëbyrtë të njohur nga rruga me termin “gjuhë pushti”. Profesionist do shtoja. Toni ishte pa mëdyshje- pa luhatje, pa ndjenjë- pa ngrohtësi. Thjesht një kontratë: po të jap kaq- a më jepesh? Ndërkohë edhe shtëpive publike, partneres i thuhen nja dy fjalë mirësjelljeje. E tëra kjo të krijonte ndjesinë e tehut të thikës prej së cilit pikëlon yndyrë dhe blegërije keci.
Dinjiteti, bota, ëndrrat e personit përkarshi? Ja dhe ky person mund të mos ketë dinjitet, botë dhe ëndrra. Por ja që edhe mund të ketë, si ajo studentja e sms-së e cila “u fundos!”. Who cares- Kush çan kokën? Rëndësi ka “ngjyra e tavanit”.
Besnik rregullit nr.1 të medies shqiptare “çdo javë një re dhe çdo e re jo më shumë se një javë”, rasti Pango do ishte fashitur nëse Pango nuk do vazhdonte ti shpupurishte me këmbëngulje gacat e ndodhisë. Duke i ngucakequr nervat e shikuesit. Shkrimi është pasojë pikërisht e ngucakeqjes.
Mjeshtëria skenike
Ekranet përcollën një spektakël grotesk ku Ministri Pango, i cili ja zinte fjalën në fyt edhe mikrofonit, ja kishte lënë vendin ish Ministrit Pango, respekti i thellë i të cilit shtrihej edhe mbi kabllon e mikrofonit. “Mos më duhet të vras veten?” pyeti ai me trishtim. Dhe intervistuesi i tmerruar u përgjigj: “Jo. Të lutem mos. Të kemi nga psikologët më të shquar”. “Më në fund një fjalë e ngrohtë” tha ish-ministri duke përfituar 500 gram mëshirë. I shkreti. Po ato të shkretat që “u fundosën” a u përzunë nga puna? Si u bëhet atyre?
Ndërkohë ekraneve po penetron zgërdhija dhe cinizmi fshataresk: “Pak paska ba, po të m’vinte në shtëpi se kisha lan fare”.
Cila është arsyeja e kësaj metamorfoze dhe e këtij aktrimi? Psikologjia e gomarit të fabulës “nuk ma ka ngrënë gjysmën luani, vetëm po shoh një ëndërr të keqe”? Pohimi shumë i vlefshëm publik që Kryeministri veproi shumë drejt duke më shkarkuar? Kthimi në shënjestër nga opozita me qëllim përfitimin e mbrojtjes nga pozita? Mbrojtja nga kumbarët?
Ndoshta edhe gaboj dhe Pango është personi më i sinqertë në Shqipëri, i cili pasi gënjen së pari veten e ka shumë të lehtë të gënjejë të tjerët. Shkenca e psikopatologjisë e njeh një fenomen të tillë.
Por kjo faqetë morale është vetëm njëra nga dhjetëra faqetat e brilantit të amoralitetit. Në filmimet u shfaq ashtu si tangencialisht instituti privat dhe i patatuar i ministrit, drejt të cilit ministri pohoi me modesti se kishte kaluar rreth 1 milion euro projekte të ministrisë së tij. Mediet përmendën ndërtimet abuzive në Qeret dhe prishjet po abuzive në pronat e tija në Jalën e Bankës Botërore. Diku një dëshmitar dëshmoi se limiti minimal i mitmarrjes së tij është 50 mijë euro. Askush nuk merret me këto. اudi?
Aspak çudi. Po more 10 euro ryshfet, si ata policët e varfër, je i korruptuar dhe të dënon ligji. Me mbi 1 milion je biznesmen a pushtetar i suksesshëm. Rrjeta e drejtësisë sonë është shumë e habitshme, le të kalojnë peshqit e mëdhenj dhe kap të vegjlit, nga njëherë edhe të mesmit. Rrjedhimisht do habitesha shumë nëse ish ministri do ta shihte qiellin e pranverës kutia- kutia, si fletore aritmetike.
Forca e daljes dhe qëndrimit në orbitë
Fiks një vit më parë, në vazhdën e një polemike të detyruar dhe të pakripë, pata shkruar “Jetëgjatësinë e karrierës suaj e shoh sa jeta e një meteoriti, i cili merr flakë, sapo hyn në atmosferë. Duke tërhequr nga pas një bisht tymi e zjarri si bisht palloi puplashkruar. Deri sa përplaset me tokën, duke shkaktuar dëme, por së pari duke copëtuar veten”.
Nga më lindi ky vegim fallxhori?
Thjesht nga njohja e proverbit “shtegu i djallit të çon në greminë” dhe njohja e karakterit: Nga që isha në dijeni të përvetësimit ordiner të energjisë elektrike, të përvetësimit të sofistikuar të “Social Psychology”-së, të fondeve që kaloheshin nga ministria në institutin e tij privat, të bllokimit të akteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të ndërtimeve abuzive, të restaurimeve me shkelje ligjore dhe kosto të disafishtë, të tenderëve të jashtëligjshëm, të shitjes së lejeve, të vargut të viktimave etj. etj.
Parashikimi për meteoritin, i cili pasi le nga pas vazhdën e tymit përplaset në tokë duke shkaktuar dëme dhe copëtuar veten, ishte mjaft i saktë. Për çka dhe më vjen shumë keq. Jo për individin Pango, por për dëmin që i solli PD-së, imazhit të Shqipërisë dhe ndjenjën e nausesë- pështirësisë që ngjalli tek shqiptarët.
Por parashikimi për jetëgjatësinë e pushtetit të tij sa ajo e një meteoriti që merr flakë sapo hyn në atmosferë, ishte i gabuar. Jeta ministrore zgjati mbi dy vjet.
Sot Pango është një hije, një “past”- një e Shkuar. Ajo çka mbetet pas “past-it” nuk është më individi Pango, por fenomeni Pango, “virulent, i bezdisshëm për intelektualin, i dëmshëm për PD-në, tejet i rrezikshëm për vendin”. Për këtë dikur pata pyetur “cila forcë ju flaku në orbitë dhe cila forcë ju mban në orbitë? “
Ikona e pastërtisë morale
Sot e di kush studio televizive e flaku dhe e mbajti në orbitë dhe kush studio televizive e ç’flaku nga orbita. Si i tillë vargu i pyetjeve ka kahe tjetër.
Së pari do pyesja: nëse nuk do të kishin qenë filmimet e “Fiks Fare”, a do të shkarkohej Ylli Pango brenda kësaj legjislature nga posti i ministrit dhe më tej a do kandidohej sërishmi për deputet?
Së dyti do pyesja: vërtet shtama Pango u thye sapo shkoi të merrte ujë në burim? Dmth. a ishte rasti Pango një rrufe në qiell të kaltër, zhgënjim fatal dhe i papritur nga dikush që mendohej si ikonë e pastërtisë dhe dëlirësisë morale ?
Së treti do pyesja: Nëse unë i thjeshti dhe thuaj tërë të thjeshtët e tjerë jemi në dijeni të bëmave të Ministrit Pango, a ishte në dijeni të tyre edhe Olimpi ku ai militonte? Do doja të dija nëse ka gabuar Platoni kur thotë se “Njerëzit njohin vetëm një pjesë të së vërtetës. Të vërtetën e plotë e njohin vetëm Perënditë e Olimpit”.
Askush nuk ka folur ndonjë fjalë kundër ministrit Oketa dhe nuk ka sesi të flasë. Përse ahere nga i tërë ai kontingjent njerëzish të ndershëm dhe inteligjentë që ka PD-ja nuk u përzgjodh individi tip Oketa, por individi tip Pango?
Për të shkuarën? Për viktimizimin familjar nga komunizmi? Për kontributin ndaj PD-së?
Për ato fjalimet e dikurshme patetiko-patologjike kundër PD-së dhe kryetarit të PD-së? Për përligjjen e atentatit të Mazrekut kundër themeluesit Hajdari të kësaj partie? Për përfshirjen në Revoltat e Jugut? Për kandidimin kundër PD-së në 1996 dhe 1997? Për dëbimin nga puna në kohën e pushtetit të majtë të simpatizantëve të PD-së?
Për të sotmen? Për mosplotësimin e detyrave organike? Për shkatërrimin e strukturave?
Për lëmshin dhe grindjet e vazhduara në kulturë dhe sport? Për atë suksesin e paparë të fjetjes së 2,6 milion turistëve në 12.750 shtretër, dmth. të futjes në çdo shtrat të 20 çifteve bashkë me kalamajtë e tyre.
Së fundi desha të pyes: kur u pa se bomba me sahat ishte bombë me sahat, përse kjo bombë u mbajt përderisa plasi dhe kush ndikoi që të mbahej deri sa të plaste?
Si të tillë Fenomenin Pango nuk e shoh thjesht si fenomen a bjerrje të vlerave të sistemit, por si dobësi të molekulave që përbëjnë sistemin: timen, tënden, tonën. Si bjerrje të formimit tonë qytetar që heshtim kur duhet të flasim dhe flasim kur duhet të heshtim, që jemi seriozë kur duhet të qesëndisim dhe qesëndisim kur duhet të jemi seriozë, që bindemi kur nuk duhet të bindemi dhe nuk bindemi kur duhet të bindemi.


G.SH
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Video-kurthi, prokuroria vendos te therrase Alkiden




TIRANE - Vajza qe futi ne "kurth" ish-Ministrin e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, do te duhet te jape shpjegime para organit qendror te akuzes. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme bene me dije dje per gazeten "Koha Jone", se pas shqyrtimit te filmimeve te bera ne banesen e Ylli Pangos, prokuroria do te kaloje ne marrjen ne pyetje te disa personave. Nje nga personat eshte edhe Alkida Budini, vajza e cila ka arritur te realizoje videon skandale. Prokurore e ceshtjes eshte Anila Leka nga Prokuroria e Pergjithshme qe ka te drejten ekskluzive te hetoje pasi i hetuari eshte deputet me imunitet. Organi qendror i akuzes eshte marre vetem me administrimin e provave, qe jane sekuestruar nga emisioni "Fiks fare", pra te kasetes se publikuar disa dite me pare. Hetimet jane perqendruar vetem ne zbardhjen e pergjimeve te kryera permes kamerave te fshehta si dhe regjistrimeve audio te programit televiziv investigativ. Ne fund te kesaj procedure organi qendror i akuzes deklaroi se do te vazhdoje me sqaronin e kesaj situate, duke pyetur vete Budinin, si dhe personat e tjere. Budini duhet te jape shpjegime ne cilesine e deshmitares, kjo duke marre parasysh faktin qe ajo ka dijeni per ngjarjen. Marrja ne pyetje e Budinit do te behet nga ana e prokurorise per te sqaruar situaten, si dhe per te faktuar nese ka veper penale te kryer apo jo. Pas sqarimit te ketij momenti, Prokuroria e Pergjithshme do te vendose nese do te regjistroje dosjen hetimore, apo jo. Ne rast se dosja do te regjistrohet, organi i akuzes do te vazhdoje hetimet e saj ne ngarkim te ish ministrit Pango. Prokuroria e Pergjithshme prej 8 ditesh ka sekuestruar kaseten filmike te publikuar ne emisionin "Fiks Fare". Hetimi po lokalizohet ne dy pista, ate te shperdorimit te mundshem te detyres permes ngacmimeve seksuale dhe ate te regjistrimit te paligjshem dhe shkeljes se privatesise.
Vajza qe u be strumbullari i atij qe njihet si skandali seksual i ministrit qe u shkarkua nga detyra, eshte Alkida Budini. Nje vajze nga fshati Suc i rrethit Burrel, 24-vjecarja eshte bere e njohur per mediat, pasi ajo ka marre pjese tek Kafazi i Arte 1. Pikerisht aty njohu Ylli Pangon kur ate kohe ishte vetem 19 vjece. Pas perfundimit te edicionit "Kafazi i Arte", vajza nisi te punoje ne gazetari, si fillim ne nje televizion e me pas ne nje radio, per te vijuar me pas aktivizimin, ne stafin e "Fiks Fare". Atje, ajo u be protagoniste e regjistrimit me video te ministrit te shkarkuar Ylli Pango ku me 11 shkurt te ketij viti shkoi ne banesen e tij. Ne banesen e Ylli Pangos sikunder demonstrohet ne regjistrimin audio dhe video, profesori nis ta "gjuaje" duke e nxitur qe te heqe rroba nga trupi. Ne nje moment vajza kerkon te qetesohet dhe duket se kjo e ka stepur ministrin tashme te shkarkuar, i cili nuk ka shkuar me larg por ndoshta dhe ne nje konsensus te heshtur me vajzen, e kane mbyllur "historine", duke u ndare me nje bisede te shkurter mbi dokumentet qe vajza kishte sjelle per te aplikuar per punesim ne MTKRS.

Kush eshte Alkida Budini

Nje vajze nga Suci i Burrelit, Alkida Budini u be e njohur per publikun kur ishte 19-vjece pak vite me pare ne Kafazin e Arte ne News24 ne edicionin e pare. Sipas skedes informuese te emisionit, thuhet se "Alkida eshte ndoshta konkurrentja me e guximshme". Dhe vijohet: "Prinderit e kane mbeshtetur qe ne momentin e pare vendimin per te marre pjese ne Kafazin e Arte, ose me saktesisht, e ema ka qene motor i ketij vendimi. Nuk eshte e dashuruar, dhe nuk ka qene kurre e tille. Suci eshte vend i vogel dhe atje cdo gje merret vesh. Per te eshte hera e pare qe jeton kaq prane meshkujve te panjohur.
Ka dy vellezer e dy motra. Endrra e saj eshte te vazhdoje shkollen e larte ne Tirane, ose te shkoje tek vellai ne Angli i cili jeton atje prej vitesh dhe eshte martuar me nje vajze spanjolle te quajtur Stephany. Ka dashur gjithmone te merret me art, por kjo ka qene per te vecse nje enderr e parealizuar. Jeta e saj ne Suc eshte shume monotone dhe deshiron ta ndryshoje sa me shpejt. Eshte ne diete te vazhdueshme, dhe sic thote e ema: "Alkida uje te pije i behet shendet". Do te donte te lexonte libra por nuk ka vullnet. Ka deshire te behet sociologe".


Koha Jone
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

c'koment .. " do te donte te lexonte libra po ska vullnet". wow. Lol

sa qesharake qe behen, keep your mouth shut nese sdi cte thuash.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Eshte e turpshme nje Minister te sillet ne kete menyre.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Askush nuk ka ngel pa pare ne tv keto dite,nje te ashtequajtur skandal sexual te ish ministrit Pango.E marre ne pergjithesi,une se mendoj te tille,kjo per faktin,se po ky minister(flas per rastin ne fjale)na shfaqet ne dy pamje,e para ne zyre,seroiz dhe ne komunikim normal me nje person te derguar nga miku i tij(dhe mos bej derr derr ndonje gazetaruc,se c'pune ka minsitri me rekomandimet e miqeve te tij,se jane po keta edepseza,qe po su bere nje nder,neser hakmerren ashtu sic bene),dhe pamja tjeter ne shtepi,me pizhame,jashte te qenit zyrtar por thjesht nje njeri normal ne privatesine e tij.
Ajo qe mua me tmerron nga gjithe kjo qe ndodhi(t'me ndjeni,nuk dua te marr ne mbrojtje Pangon,se ate qe beri ai e pagoi)por faktin se nga kush kerkohet te behet moral mbi shoqerine tone,nga kush kerkojme te pastrohet kjo shoqeri,kush e ka marre ne dore kete drejtim.Jane tre,kater,ose 5,nje grup horrash me ne krye kryehorrin FILIP CAKULI.Jane po keta horra,qe ben terror mbi koleget e tyre,jane po keta horra qe po arrijne te tmerrojne c'do njeri si dikur sigurimi i shtetit,jane po keta trillera,qe nuk paten as guximin ti conin nje tufe lule tek varri koleges se tyre,e perseris,koleges se tyre,qe per hir te vertetes me duket ka qene gazetare,dhe qe perfundoi se bashku me ish pronarin e top-channelit ne parajse.A nuk eshte i njejte ky skandal.a ka me pak apo me shume se skandali i ketyre diteve?Kujt i kujtohet ajo vajza nga vlora,qe keta trillera e shfrytezuan derisa moren shumen e kerkuar,dhe e qe e futen ne rolin e investigueses se zbulimit te nje rrjeti prostitucioni me baze oficera te policise se shtetit te asaj kohe.A e dini ku perfondoi ajo vajze 23 vjece? E therur me thika,e bere cope cope,e hedhur mes rrugeve.A mbani mend te kete thene dy fjale ky grup trillerash per ate vrasje,a mbani mend te kene kerkuar zbardhjen e saja vrasje qe per hir te vertetes keta e krijuan?Kush e siguron kete gazetare"Rrugaçe"se nuk do ket dhe ajo fatin e saj(larg qofte)kush ja siguron jeten me thoni ju lutem?U betuan se eshte shume sekrete kjo pacavure gazetare,qe e qujatur keshtu ndyn dhe emrin e bukur te gazetarit,ashtu sic tha ne ZONA E LIRE,z Arian Cani.A do dalin neser ne ose sot ne mbrojtje te kesaj gazetare semaforesh,cka me aq sa kam degjuar se kush eshte ,kjo eshte akuzuar dhe nga te tjere qe merret me kurverira semaforsh,se s'ka mundesi ne bote qe ate rol ta bente apo ta kryente nje gazetare me identitetit.Pra kjo lloj femre mund te ishte e pershtateshme vetem per ate grup 5 vetash,qe fiks-fiks fare,te gjashtin e grupit e kane dhe sponsorizues te tyre.Keta jane bere tmerri i jetes private,keta jane bere taksidare te jetes private,se sapo te bejne kameran,nuk vonon te degjosh nga krahu tjeter i telefonit,sa do hedesh qe mos ta shikosh veten ne tv.Ka ndodhe me nje mesuese nga gjirokastra,e cila me duket se ka paguar 5000 euro,per 50 mije leke qe kishte marre per nje provim.Nese shkon sot neper komunat e Pogradecit,ju siguroj se gjen me qindra aparete digitalb,pa karta,pa fishe,vetem kallep aparatesh,jane keto aparate qe ky mjekrrosh killeri kerkonte te mashtronte fshateret e zones kur deh te behej deputete,eshte po ky mjekrrosh qe ulerin per shoqerine,qe ka nisur me dhjetra makina me miell per te marre voten e tyre ne shkembim te nje cope buke.Eshte po ai tjetri,qe ne disa raste e kam pare vet te zhgerrehet lokalev,me breket neper kembe,droguar totalisht duke bertitur dhe duke kerkuar te bej sex ne mes te lokalit me nje femer si tipi i asaj gazetares.
Pra e thene troc,te gjithe jemi kunder kesaj fryme,te gjithe e shajme veprimin e Pangos,por une s'mund te pajtohem kurre me ata qe kerkojne te marrin ne dore moralin e shoqerise sone,ata nuk bejne gje tjeter,veces e ndyjne me shume ate edhe kur bejne ndonje "patsrim".
Ju lutem ketyre politikaneve,ose me mire atyre qe nxituan te shkojne para zyrave te ministrise,te heshtin,ose nese duan qe te kene shoqerine te paster nga keto lloj abuzimesh,duhet ta nisin nga vetja e tyre,se te gjithe e dijne se kush jane ministrat qe kane abuzuar sexualisht me varteset e tyre.

Dhe e fundit qe dua te pyes te gjithe ata qe e lexojne kete shkrim,nje pyetje kisha...a duhet te bejne moral,te pamoralet,per moralin?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top