Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

alfonci

Veri investigatio
Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango eshte shkarkuar mbremjen e sotme nga detyra pas skandalit seksual te denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”.

Sipas informacioneve te fundit, Pango u shkarkua nga kryeministri Sali Berisha, i cili i ka cilesuar si “imorale” pamjet e transmetuara ne Top Channel.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi se si Pango tentoi te perfitonte seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne dikasterin e tij.

//top-channel//
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

mire ja bene ketij deshi dhe dashnore ne vend te punes :pLOLLOL
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Sa me behet qejfi,,,,,ate meriton ai!
Jo vetem ai por te gjithe ata meshkuj pa vlere qe ulin veten kaq poshte.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk e di nese i pat pamjet qe trasmetoji ''fiks fare'' por ishin shume skandal e banal njekohesisht.
Tani sapo ndiqja ne tv dhe ai nuk e kish pranuar kete gje duke e mohuar se ishin montime te medias,,,por Berisha i tha qe nuk mund te mar asnje lloj shpjegimi,,thjesht ..JE I SHKARKUAR!
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

ata persona na qeverisin ne po ky Bukuroshi u kap me presh ne dore
si kane qene te montuara kur te pakten zeri ja bente muuuuuuuuuu qe ishte i tije
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Shum mire ja kan ber :D bravo fiksit ;)
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

E pashe....peshtirosje...sa i neveritshem o zot.Ca skandali...Nje minister.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

ska faj ai jo fain e ka dikush qe ndodhet poshte tij

mire ja kan bere turp ti vije
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Skandali, shkarkohet Ylli Pango

4 March 2009

LIBERTAS ka siguruar në kohë reale me transmetimin e skandalit nga Fiks Fare “bisedën” integrale të Ministrit Ylli Pango, Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, me viktimën e tij, një vajzë e re që kërkonte punë në dikasterin e drejtuar nga Ylli Pango. Akti i patolerueshëm moral ka sjellë vendimin e qeverisë për shkarkimin në mbledhjen e mbrëmjes të qeverisë të ministrit Pango. Sipas informacioneve te fundit, Pango u shkarkua nga kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar si “imorale” sjelljen e ministrit të tij, pasqyruar në pamjet e transmetuara në Top Channel.

TELEFONATA E PARE:
Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Ylli Pango - Mqs për sot kaloi se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi – Ok, por rreth çfarë ore?
Ylli Pango - Shiko ta bëjmë kështu se kam hall që të tregoj rrugën shoferi ty ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek ministria le të themi rreth orës 5-5:30. Nga 5:30 te ministria më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re… a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e…
Ylli Pango - Më mirë të ta tregoj shoferi që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Fiksi - Hë se kam makinë vetë mund të vij edhe vetë
Ylli Pango - Lere makinën tënde, me makinën e tij që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton edhe një herë kur të vish do të të pres shoferi me makinën time…..
Fiksi - Ok. Në orën 5:30?
Ylli Pango - Në 5:30 jam në ministri si ta kesh më kollaj se po të të them unë dil atje, dil këtu nuk e gjen dot se ku është instituti a më kupton sepse do të vijë shoferi? Që të të tregojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem më kupton?
Fiksi - Ok ma shpjego se po vij më mirë se e kupton… të vij…
Vijon shpjegimi
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra çao
Fiksi - Ok kur të jem aty pastaj do të të bëj telefon.
Telefonata 2
Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi – Alo, prof. Ylli më fal se të mora për të njoftuar se ngaqë ka shumë trafik këtu sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem
Ylli Pango - E pashë, e pashë se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëherë këtë po ta them në telefon unë që mos të ashtu… te vish me nge. D.m.th., LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re është në krah të majtë apo jo, është kështu?
Fiksi - Në orën 5:30 të vij direkt atje, mos të vij fare te ministria.
Ylli Pango – Jo, po nëse e ke kështu ti kontrolloje një herë në mëngjes mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? Dmth bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj po nuk e ke gjetur më thuaj nuk e kam gjet dhe vij e të marr edhe tek ministria po të duash. ثshtë shumë kollaj.
Fiksi - Ok se unë mendova që meqë do fle sonte në Tiranë mund të vij nesër nga ora 9-10 te ministria.
Ylli Pango - Epo tek ministria e ke një çikë zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete e ke parasysh…
Bisedat e gazetares së Fiks Fare me ministrin Ylli Pango
Gazetarja e Fiks Fare shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë
Ministri Ylli Pango e pret personalisht në zyrë
Ylli Pango – ا’kemi?
Ylli Pango – Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës … gjuhë të huaj ke?
Fiksi – Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten
Ylli Pango– Atëherë do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Fiksi – Këtu
Ylli Pango – Me kë rri?
Fiksi – Vetëm,
Ylli Pango– Sa e ke numrin?
Fiksi – 069 …
Ylli Pango – (lexon nr që i dha gazetarja dhe e regjistron në cel)
Ylli Pango – E ke telefonin me vete (I bën zile në cel gazetares me cel e tij?
-Fiksi – Normal
Ylli Pango– Ai është numri im
Fiksi – Ok
Pasi ministri i çon një mesazh në celular, ku i kërkon takim në orën 21:15 gazetarja niset për ta takuar
Fillimisht komunikon me ministrit në celular
Fiksi - Unë jam me aq sa ma shpjeguan është këtu tek klub 24 orësh. ثshtë këtu përballë shtëpisë tuaj? Ok unë jam këtu jashtë.
Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private
(Ministri i hap derën e shtëpisë)
Fiksi - Mirëmbrëma. Si jeni mirë?
Ylli Pango - Si jeni mirë? Je më njeri?
Fiksi - Jo
Ylli Pango - Të pret njeri?
Fiksi - Jo.
Ylli Pango - Hajde ngjitu më lart. Po ç’kemi ndonjë gjë?
Fiksi - Asgjë, të përditshmet.
Ylli Pango - Eeeee pra. Po çfarë ke bërë?
Fiksi - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.
Ylli Pango- Hiqe xhupin.
Fiksi - Kjo është zyra juaj?
Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat.
Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase….
Ylli Pango - Jo përkundrazi nuk më keni bezdisur, më keni dhenë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?
Fiksi - Jo, jo.
Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh?
Fiksi - Po nuk e di të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek …..
Ylli Pango - اfarë bëje aty?
Fiksi - Tek ….. kam punuar si…
Ylli Pango - Po . Sa kohë ndenje aty?
Fiksi - Kma ndenjur rreth 7 muaj se kisha shkollën.
Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa tu bë?
Fiksi - Vjet.
Ylli Pango - Që vjet dmth nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?
Fiksi - Jo. Thjeshtë mendova një herë të trokas se mbase. Nuk e kisha idenë nëse kishit nevojë për të punësuar.
Ylli Pango - Po mirë. اdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet kur femra është e guximshme edhe i lindin idera të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka (qesh), si më shikon.
Fiksi - Shtëpia shumë gjigante.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla që do t’i tregoj. ا’kemi tjetër?
Fiksi - Asgjë.
Ylli Pango - اohu një herë të të shikoj.
Fiksi - Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë (Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën)
Fiksi - Uauuuuuuuuuuuuu të lutem.
Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Fiksi - Jo nuk është… të lutem.
Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër. ( qesh )
Fiksi - Jo, por…. të lutem, të luuuuuuuuutem
Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qënë.
Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jeshë vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove guxove. Nejse nuk ka problem dilni aty sepse unë nuk të prek.
Fiksi - Po më vini në siklet.
Ylli Pango - Nuk të vë në siklet sepse problemi është ky që ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu… ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh nëse ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë… kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jesh e guximshme mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj më thuaj, unë nuk është se ashtu.
Fiksi - E guximshme në ç’sens?
Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj se aty mund të dalësh me rroba banjoje
Fiksi - Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vëndet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal siç del në plazh. E dyta mund të dalësh me rrobe që paraqitesh me kostum kombëtar. Dmth janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet Kosova dhe Shqipëria. Një varjant që mendova për ty është se do të të fus tek agjensia e turizmit që kam vend për goca që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Nqs ti që tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj.
Fiksi - Jo unë….
Ylli Pango - Dëgjo diçka mbaje mënd siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se kështu paske ndryshuar goxha pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt se ke guxim ti hajde. Pastaj që kur ke ardhur në Tiranë e ke kapur jetën. Kështu që si fillim hiq vetëm këtë këmishën që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë
Fiksi - Të lutëm, uuu më qenka zbërthyer…. të lutem më vjen shumë rëndë, të lutëm shumë
Ylli Pango - Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s’më vjen fare asnjë kështu….
Fiksi - Të lutem
Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango - Ca i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen ( tenton të heqë këmishën ).
Fiksi - Të lutem shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë si nuk do ta heqësh për mua?
Fiksi - Joooo të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem të lutem
Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu ( për të zbërthyer bluzën ).
Fiksi - Po nuk është gjë se… boll të lutem, boll
Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu ( ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës )
Fiksi - Të luuuutem a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra se nuk po të prek.
Fiksi - ( E SHTYN )
Ylli Pango - Shih
Fiksi - A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango - Po qetësohu ti qetësohu.
Fiksi - A mund të qetësohem të lutem. Po më vjen shumë rëndë…
P[api - Po nuk u mësove me mua ti i bie që…
Fiksi - Si do mësohem të më shikosh para…
Ylli Pango - Po po
Fiksi - Të më shikoni ju nudo para dhe pastaj?
Ylli Pango - Jo nudo jo.
Fiksi - Ok me të brendshme.
Ylli Pango - Avash mos bërtit se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit se nuk do të vras. Me dal me rroba banjoje shiko si bën imagjino…
Fiksi - Jo unë tronditem. Nëse ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nesër pranon këtë lloj pune, ok! Por në këto kushte ora 9 i darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.
Ylli Pango - Hë moj qetësohu se nuk të bën gjë njeri me zor se nuk jam ajo kategori. Ideja është kjo, në agjencinë e turizmit e kam menduar që ka një vend për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani në atë agjenci që varet nga unë se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire ne veçojnë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar si malet detet e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Fiksi - Mirë, shumë mirë.
Ylli Pango - Ok. Kam marrë edhe një tekst aty që po munde ta përkthesh ta marrësh me vete. Tekst anglishteje është një nga fjalimet e mia që do ta mbaj kur të shkoj atje. Nëse ti i jep këto prova dhe i plotëson ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë kur të kem panaire jashtë në të gjitha bashkë me grupin do të të marr edhe ty. Në Evropë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ata lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën mirë, nuk e bën ma thuaj se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.
Fiksi - Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?
Ylli Pango - Aha duhet të mendohesh? Po mirë mendohu, si të duash?! Pastaj çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire.
Fiksi - Ka këtë pjesën që unë nuk e kisha menduar që unë mund të dal edhe me rroba banjo.
Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë ndërsa përiudhën tjetër mund të jeshë organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne publicitare. Këto janë në përgjithësi ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë.
Fiksi - Nuk e di nëse do më lini të paktën të mendohem deri nesër?
Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rri 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do më bëj telefon.
Fiksi - Ok do komunikojmë në telefon.
Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?
Fiksi - Po .
Ylli Pango - Ok në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri.
Fiksi - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.
Ylli Pango - Tani, sonte?
Fiksi - PO
Ylli Pango - اudi
Fiksi - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjeshtë dorëzim dokumenti dhe kaq prandaj.
Ylli Pango - Dakord herën tjetër rrimë më gjatë, dakord?
Fiksi - Do shikohemi në ministri herën tjetër?
Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë? Pastaj….
Ylli Pango – M’i solle mua dokumentet?
Fiksi - Po . Janë thjesht një curiculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës t’i sjell.
Ylli Pango - Kur t’i marrësh m’i bëj gati edhe ato dhe mi sjell, mirë?
Fiksi – Ok, natën e mirë
Ylli Pango - Natën e mirë. اao
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk e di nese i pat pamjet qe trasmetoji ''fiks fare'' por ishin shume skandal e banal njekohesisht.
Tani sapo ndiqja ne tv dhe ai nuk e kish pranuar kete gje duke e mohuar se ishin montime te medias,,,por Berisha i tha qe nuk mund te mar asnje lloj shpjegimi,,thjesht ..JE I SHKARKUAR!

Opo ketij mire ia kane bere por Berisha e ka bere kete shkarkim vetem se jane zgjedhjet po ec se i djeg atij tani afer zgjedhjeve
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Prap skandal me keta Fiksat :( ...E po kte mund ta quash ne nje far menyre skandal e jo gjerat e tjera qe skan te bejn fare me skandal :D edhe shkarkim nga deryra.:)
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=sYxDj-Ddx_s]YouTube - Ylli Pango ngacmim seksual[/ame]
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk e di a do kete guximin ndonje vajze tjeter qe ka pasuar te njejtin fat , brenda te njejtit skenar ta ""DENONCOJE"""" ne prokurori !!!!!...
.... Ka shume ceshtje te ngjashme te dhena ne media , si kjo dhe i shpetojne ""GJYQIT""" . Mbaj mend mesuesin e turqishtes !!!!

ps. Eshte e tmerrshme , askush nuk po ""PENALIZIHET""" !!!!
 
Pikerisht ketu qendron problemi, se gjithmon pedofilet e ketij lloji me poste dhe pozit u shpeton lekura kollaj, pasi han vetem nje shkarkim nga puna dhe mbaron filmi me aq, ne vend qe te denoncohen dhe te ndiqen penalisht.
Te kishte ndodhur ne ndonje vend perendimor nje gje e tille jo vetem shkarkim, por gjob dhe disa vjet burg te mira qe ti mbante mend persa kohe te ishte gjalle!!!
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk e di a do kete guximin ndonje vajze tjeter qe ka pasuar te njejtin fat , brenda te njejtit skenar ta ""DENONCOJE"""" ne prokurori !!!!!...
.... Ka shume ceshtje te ngjashme te dhena ne media , si kjo dhe i shpetojne ""GJYQIT""" . Mbaj mend mesuesin e turqishtes !!!!

ps. Eshte e tmerrshme , askush nuk po ""PENALIZIHET""" !!!!

Jo te gjitha vajzat e kane kete guxim,,,,jemi mbuluar nga heshtja....mbyllim gojen dhe kaq!!!!
E gjithe kjo vetem nga frika!
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

E shkarkuan mire,por e ka denoncuar njeri kete idiotin???

Sdq nuk degjohet zeri ne videot qe keni sjellur.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

E shkarkuan mire,por e ka denoncuar njeri kete idiotin???

Sdq nuk degjohet zeri ne videot qe keni sjellur.

- Pervec faktit qe eshte publikur ne nje nder TV me te shikuara, eshte perhapur kudo neper internet. I gjithe opinioni publik eshte informuar, besoj se sistemi gjyqesor nuk mbetete prapa.

Shqipetaret kane arritur ne kohen qe i duhet dhene LAVDI fiksit, per zbulime te tilla.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nuk me duket shume efikase menyra e perdorur nga fiksi per ti leshuar njerzit ne gracka te tilla, pastaj ka dhe nje gje tjeter ketu , nejse nejse se te gjithe e denokan.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

- Pervec faktit qe eshte publikur ne nje nder TV me te shikuara, eshte perhapur kudo neper internet. I gjithe opinioni publik eshte informuar, besoj se sistemi gjyqesor nuk mbetete prapa.

Shqipetaret kane arritur ne kohen qe i duhet dhene LAVDI fiksit, per zbulime te tilla.

sbesoj se behet ndonje gjygj jo ne shqiperi ndodhun gjera me t erenda e nuk arrijen ke gjygji jo ky qe esht eminister e qe harrohet direkt mbyllin 1 sy te gjith:26:
 
He se nuk na zbuluan ujin e ngrohte dhe keto,dihet se si eshte realiteti ne Shqiperi e kudo...Po thuaj ti,duke kopjuar nga stacione te tjera i nxjerrin ne pah keto gjera.

Me falni per vullgaritetin,por dhe per te bere pastruesen e spitalit duhet t'ia japesh drejtorit.
Keshtuqe mendo cik per te punuar ne Ministri..Duhet t'ia japesh si fillim per te fituar punen,pastaj duhet t'ia japesh per ta mbajtur punen.Se vijne te tjera me te mira qe ta marrin.
 
Menyra sesi e shoh une eshte keshtu, megjithse jam i bindur se gjera shume me te medha kane ndodhur dhe gjyqe nuk jane bere, ketu duhet vene re se informimi i opinionit publik e ben te pamundur per gjyqesorin per te mos nderhyre. Pastaj nuk duhet lene pas qe te huajt gjithnje i monitorojne gjera si keto. Te tjerat jane bere nen dijenin e disa personave, te tjeret kane qene larg fakteve. tani faktet jane te pashmangshme per kete ngjarje, prandaj e shoh te pashmangshme per te mos ju nenshtruar gjykimit.

Aq me teper tani ne kohe zgjedhjesh kur presioni eshte me i madh, dhe pergjegjesia e qeverise rritet per te treguar se eshte kunder korrupsionit e gjera si keto.
 
LOL shpresoj qe te mos kene shkuar aq large sa te bejne te njejten gje me gjinine e njejte :D

Fatkeqesisht ne realitet kjo eshte shume me e perhapur, por te goditet ne zyrat e larta gjithnje eshte nje goditje me e madhe sesa ne nje ndermarrje private. Skandalet pastaj gjithnje jane ne faqet e para te gazeta, ne prioritetin e medjave sepse terheqin me shume shikues dhe lexues qe per punonjesit e radiotelevizioneve do te thote me shume para, audence, lexues, influence. Ne kohe krize ekonomike gjera te tilla jane te lakmuara. Megjithate i duhet dhene kredit per ate qe ben, ngjarje te tilla vetem se e bejne qeverine me eficinte dhe te kujdeseshme.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Menyra sesi e shoh une eshte keshtu, megjithse jam i bindur se gjera shume me te medha kane ndodhur dhe gjyqe nuk jane bere, ketu duhet vene re se informimi i opinionit publik e ben te pamundur per gjyqesorin per te mos nderhyre. Pastaj nuk duhet lene pas qe te huajt gjithnje i monitorojne gjera si keto. Te tjerat jane bere nen dijenin e disa personave, te tjeret kane qene larg fakteve. tani faktet jane te pashmangshme per kete ngjarje, prandaj e shoh te pashmangshme per te mos ju nenshtruar gjykimit.

Aq me teper tani ne kohe zgjedhjesh kur presioni eshte me i madh, dhe pergjegjesia e qeverise rritet per te treguar se eshte kunder korrupsionit e gjera si keto.

te jet per mua ai meriton burgun sepse nuk behet keshtu dhe ishalla i hapin gjygj me rastin e votimeve per tu dukur se shume gjera kane ndodhur e kan mbyllur nje sy nese nuk fillojne te zbatojne ligjet keq e ka punen shqiperia asnjehere sdo rritet po drejt shakatrrimit do vije ministra pervertit
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

E kujt i plas Bukuroshi se ça ka bo ky ncncnccncnc keni noj lajm me interesant, sikur se dim se ça robsh kemi ne shtet, tashi ta masin sumen mir dhe tjeret para se te bojn kto gjona....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top