Skandali, Prokuroria: Katër komando të Zall-Herrit për luftë në Siri

Kresha

A pretty face can never trick me
TIRANE- Artur Balla, i njohur me emrin fetar Omer, është vëllai i Edmond Ballës, një prej të dyshuarve për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Artur Balla ka qenë ish-komando në repartin e Zall- Herrit.

Ai është një ndër besimtarët myslimanë që sipas organit të akuzës ka shkuar në Siri dhe është kthyer sërish në vendin tonë. Në dosje nuk jepen sqarime të mëtejshme, lidhur me këtë person, nëse është bërë pjesë e luftimeve dhe për llogari të kujt ka luftuar. Artur Balla nuk është i vetmi, ish-komando që ka ‘vizituar’ Sirinë. Në dosjen e prokurorisë, saktësohet se Diamant Rasha, i njohur me emrin fetar Ebu Amar, i vrarë në Siri në dhjetor 2013, ka qenë më herët komando në repartin e Zall-Herrit. Tri vite më parë, konkretisht në vitin 2011, ai kishte nisur të praktikonte besimin islam dhe frekuentonte xhaminë e Unazës së Re, që drejtohej nga imami i vetëshpallur Genci (Abdurrahim) Balla, i cili ndodhet prapa hekurave si “truri” i rekrutimit të besimtarëve, të cilët dyshohet se kanë luftuar në Siri për llogari të organizatës terroriste, Al-Nusra. Një tjetër i vrarë në luftën e Sirisë, dyshohet të jetë Erjon Alinj, nga Pogradeci. Sikurse citohet në dosjen e organit të akuzës, edhe Erjon Alinj, është ish-komando i repartit të Zall-Herrit.

Tث RIKTHYERIT
Artur Balla (emri fetar Omer), është kthyer nga Siria më 5 shkurt 2014. Sipas prokurorisë, ai ka qenë ishkomando në Zall-Herr. Leonard Përlika, ish-komando në Zall-Herr është një tjetër besimtar, që dyshohet tu jetë bashkuar luftimeve në Siri dhe është kthyer sërish në vendin tonë. Edmond Suparaku, i cili njihet me emrin fetar Ebu Beker, nuk përcaktohet në dosjen e prokurorisë, nëse ka qenë ndonjëherë komando, por theksohet se ka qenë në Siri dhe është kthyer. Disa prej personave që kanë qenë në Siri dhe janë kthyer, që sipas prokurorisë atje janë bërë pjesë e luftimeve për llogari të organizatës terroriste Al Nusra, janë pyetur nga hetuesit në kuadër të hetimeve të nisura, për një grup pjesë e të cilit janë tre imamët e vetëshpallur, të xhamive të Unazës së Re, Mzezit dhe Leshnicës, të cilët dyshohet se rekrutonin dhe dërgimin besimtarë për të luftuar në Siri. Pjesa më e madhe e tyre, nuk kanë pranuar se kanë luftuar në Siri, ndërsa shumë të tjerë kanë deklaruar se kishin shkuar deri në Turqi, për shkollim ose punësim. Sipas prokurorisë, në Siri janë dërguar 50 besimtarë, të cilët janë bërë pjesë e luftimeve, ndërsa numri rritet në afro 90 pasi bashkë me ta kanë udhëtuar drejt vendit të kapluar nga lufta, edhe fëmijët e gratë e tyre. Sipas një raporti të Shërbimit Informativ Shtetëror, në Siri ndodhen të paktën 31 fëmijë shqiptarë, të cilët janë atje ose me nënat, pasi baballarët u janë vrarë gjatë luftimeve, ose me baballarët, pasi ka raste që kanë udhëtuar vetëm me ta drejt Sirisë. SHISH raporton se në Siri janë vrarë gjashtë besimtarë myslimane shqiptarë. Viktimat janë Anri Maliqaj, Denis Jangulli, Diamant Rasha, Ermal Xhelo, Hasan Korvafaj dhe Hamit Myslija. Ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

4 ISH-KOMANDOT NE SIRI
Diamant Rasha, emri fetar Ebu Amar – vrarë në Siri në dhjetor 2013, ish-komando në Zall-Herr.
Erjon Alinj – vrarë në Siri, ish-komando në Zall-Herr.
Artur Balla (emri Fetar Omer) - kthyer nga Siria më 5 shkurt 2014, ish-komando në Zall-Herr.
Leonard Përlika – i kthyer nga Siria, ishkomando në Zall-Herr.
Edmond Suparaku, emri fetar Ebu beker - kthyer nga Siria (nuk përcaktohet nëse ka qenë komando).
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top