Skandali me dy policët, 40‐vjeçarja arrestohet për “goditje për shkak të detyrës”.

*
Pas konfliktit që pati një ditë më parë me dy punonjës të policisë rrugore, forcat e rendit kanë arrestuar 40*vjeçaren nga Lezha, Alma Martini.
Burime nga policia sqarua se arrestimi i saj është bërë me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.Ndërkohë, një ditë më parë, dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë u përfshinë në një ngjarje skandaloze, ku pas një konflikti verbal kanë goditur me shpullë në fytyrë një drejtuese automjeti.Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 15:30, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, pranë stadiumit “Dinamo”.
E gjithë zënka është regjistruar nga një kamera amatore, e cila u transmetua mbrëmjen e djeshme në televizionin “News 24″. Qytetarja e dhunuar është identifikuar si Alma Martini, 40 vjeçe, nga Lezha.
U bë e ditur se konflikti ka nisur pasi 40*vjeçarja ishte gjobitur nga punonjësit e policisë për një kundërvajtje rrugore me automjetin e saj tip “Renault”. Kjo masë nuk është pranuar prej saj. Në momentin që qytetarja ka hedhur fletën e gjobës, asaj i ka rënë në tokë edhe kartoni i patentës, send që është kapur nga njëri prej policëve. Më pas konflikti ka vijuar me ofendime nga të dyja palët, çka ka precipituar më pas në konfrontim fizik. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, reagoi mbrëmë në lidhje me videon.“Pavarësisht çdo rrethane, punonjësi i policisë duhet të sillet sipas ligjit. Falënderoj Policinë për pezullimin e punonjësve të policisë deri në sqarimin e plotë dhe marrjen e masave për çdo shkelje të rregullave gjatë ushtrimit të detyrës. Falënderoj ‘News 24′ për kontributin. Kemi shumë rrugë deri në përsosjen e Policisë së Shtetit, për ta kthyer në institucionin që duam, në këtë rrugë, duhet të jemi të gjithë bashkë, institucione, media dhe mbi të gjitha qytetarët, ka shkruar Tahiri në faqen e tij në Facebook.Gruaja nga Lezha është shoqëruar në polici për kundërshtim e fyerje të punonjësit të rendit publik. KONFLIKTI Referuar videos së transmetuar nga “News 24″, e gjatë 1 minutë e 29 sekonda, tre personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të vendosur në kryqëzimin mes rrugës “Sulejman Delvina” me rrugën “Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”.Fillimisht në pamje shquhen vetëm dy punonjësit e policisë që qëndrojnë në këmbë pranë një motori policie, ndërsa dëgjohet një zë femre që thërret me zë të lartë. Më pas shquhet edhe Martini që është duke debatuar me policët dhe dëgjohet fraza e saj me zë të lartë “Dua patentën, ej”. Në vijim ajo shqipton
edhe disa fraza të tjera, të paperceptueshme, edhe për shkak të zhurmës së trafikut në momentin e regjistrimit. Në përfundim të tyre, 40*vjeçarja duket se niset të largohet nga vendi ku qëndrojnë të palëvizur punonjësit e policisë. Në titrimet e “News 24″ citohet që polici i thotë “Ik moj k…”. “Kush është k…?” thërret qytetarja, ndërsa kthehet vrulltazi drejt tyre. Përsërit sërish të njëjtën fjali, por më zë më të lartë, “Kush është k…?!”. “Do të thërras policinë tani në sekondë”, thotë 40*vjeçarja, e cila largohet 2*3 hapa e tensionuar dhe
nxjerr telefonin. “Ta tregoj unë ty”. Duke i thënë “A qelbësirë m… Kush është k…?” qytetarja afrohet sërish te policët. Në këtë moment ajo e pështyn një njërin prej tyre dhe e shan. Në çast, i njëjti polic e qëllon qytetaren me shpullë në fytyrë me dorën e djathtë. Punonjësi tjetër i policisë përpiqet të bllokojë qytetaren, ndërkohë që kjo e fundit e godet atë fizikisht. Nga përplasja policit i bie kapelja në tokë. Në vijim polici e bllokon 40*vjeçaren duke e mbajtur nga dy krahët dhe e shtyn me tendecë largimin nga vendi. Qytetarja vijon të jetë e revoltuar, kur në pamje duket një qytetar që futet në mes saj dhe policëve, për t’i ndarë.
panorama
2110uvr.jpg
 
Top