Skandali me autoambulancën në Pukë, Beqaj pezullon shoferin

Malsi

Anëtar i Nderuar
hfgjgj.JPG

Pas skandalit në stadiumin e Pukës, me autoambulancën që nuk ndizej për të transportuar futbollistin e dëmtuar të Tërbunit, ministri i Shëndetësisë ka pezulluar nga puna shoferin e mjetit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mosndezja e autoambulancës nuk ka ardhur nga ndonjë defekt, por përgjegjës ishte shoferi.

Ky i fundit ishte në tribunë kur duhej të ndizte mjetin për të transportuar futbollistin.

Pasi shkon te makina dhe tentoi ta ndizte, ishte e pamundur. U desh tërheqja e nga makina e forcave zjarrfikëse që autoambulanca të ndizej dhe të transportonte drejt spitalit të Pukës futbollistin afrikan të Tërbunit, Abel Gebor.

Lapsi
 
Titulli: Skandali me autoambulancën në Pukë, Beqaj pezullon shoferin

Per shkak se iu thyen takat sime shoqeje ,fajin e ka komshiu qe sdi te gatuaj petulla !!! Kshu u be kjo pune ne shqiperi .

Nuk ndizej makina se shoferi ishte ne tribune ! Po kur erdhi shoferi pse nuk u ndez ? Apo pasi ambulanca pa shoferin qe ishte ne tribune ,nga xhelozia qe smund te ishte edhe vet atje u prish ?
Dmth me pak fjale , o beqaj paç meshire per veten
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top