Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit

TIGRI

Anëtar i ri
Në vendin tonë konsumohen barna që në Europë përdoren për kafshët. Kjo është konstatuar në Konferencën e parë Kombëtare të Farmaceutikës, që është zhvilluar në vendin tonë. Gjatë këtij takimi janë ngritur problemet më të mëdha që ka tregu i barnave, ku një pikë kyçe kanë qenë barnat e pakta që janë në treg, por edhe shitja e tyre nga farmacitë pa receta mjekësore.
Shqiptarët zënë një përqindje të lartë në konsumimin e barnave. Arsyet janë të shumta, por ato që mbeten problematike për t'u kontrolluar nga strukturat e Shëndetësisë, janë dhënia e barnave pa recetë nga farmacitë. Drejtori i qendrës së kontrollit të barnave në vendin tonë, Besnik Janku, thotë se me futjen e pullës së dyfishtë, do të mund të shmangen abuzimet që bëhen me medikamentet. Ndërkohë, autoritetet e shëndetësisë thonë se tregu jonë farmaceutik është ende i varfër, ndërkohë që disa barna që nuk përdoren më nga njerëzit në vende të Europës, janë në qarkullim në Shqipëri. Për sa i përket problemit me recetat, sipas përfaqësuesve të shëndetësisë, duhet të ketë një rishikim të ligjit për barnat. Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së parë farmaceutike në vendin tonë, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila kërkoi unifikim të tregut farmaceutik dhe përafrim me atë europian. Prej disa muajsh, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë për reformimin e sektorit farmaceutik me amendimet në ligjin farmaceutik, me qëllim sigurimin e lehtësirave të biznesit, përshpejtimin e procedurave të regjistrimit, deri në regjistrim automatik. Sipas ministres së Shëndetësisë, gjithashtu, amendimet në ligj u ndërmorën për të pasur një treg të shumëllojshëm dhe medikamente të sigurta. "Amendimet në ligjin farmaceutik janë një stop për dëshirat abuzive dhe korrupsionin në këtë sektor", - theksoi znj. Godo, duke vënë në dukje se, "tashmë aktivitetet në këtë sektor kryhen mbështetur dhe në kornizën e këtij ligji". Në këtë konferencë, të organizuar për herë të parë në vendin tonë, u diskutuan gjerësisht arritjet në fushën e farmaceutikës, gjendja aktuale e këtij sektori dhe mbi të gjitha, diskutimi i sfidave për të ardhmen, për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Kryetari i Komisionit parlamentar për Punën, اështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Tritan Shehu, tha sot se, "pritshmëritë që shtrohen përpara farmaceutikës shqiptare janë shumë më të mëdha, që duhet të përputhen me standardet e Bashkimit Europian". Me tej ai theksoi se, "pavarësisht nga ajo që ne kemi bërë, shumë elementë mbeten për t'u parë. Nëse kemi bërë përparime në drejtim të uljes së barrierave burokratike, uljes së pengesave administrative, mbetet shumë për t'u bërë në nivelin e kontrollit dhe sigurimit të standardeve të elementëve që ne i shpërndajmë popullsisë". Nga ana tjetër, sipas tij, forcimi i mëtejshëm i politikave sociale, zgjerimi i rimbursimit, do të jetë objektiv tjetër në të ardhmen i politikave për të asistuar dhe zgjeruar masën e njerëzve që përfitojnë, duke përmirësuar cilësinë e produkteve që i ofrohen publikut.
 
Titulli: Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit

sa te pa ndergjetcem jemi ne shqiptaret (nje farmacist ose doktor kurre nuk duhet te perdore metoda abuzive per nje paciet i cili ka nevoje per kurim).
per cfare ?
per te marre nje grusht lek nxin bluzen e bardhe!
 
Titulli: Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit

fain e kane pushtetaret qe marin nje tufe me lek per te mbyllur 1 sy ligji dhe kontrollet nuk funksionojne
 
Titulli: Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit

po kane dhe te drejte se shqiptareve nuk ju ben derman ilacet per njerzit
 
Titulli: Skandali, ilaçe kafshësh përdoren tek njerëzit

Cfare nuk po na degjojne veshet :) e shikojne syte "skandal"
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top