Skandali, 98 për qind e ushtarëve me Hepatit A

alfonci

Veri investigatio
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 98 për qind e ushtarëve janë me Hepatit A, 51 për qind me Hepatit B dhe 12 për qind me Hepatit C. Sipas specialistëve, janë kushtet higjieno-sanitare që kanë sjellë ushtrinë tonë në këto kushte.

TIRANE-Skandal në repartet ushtarake të Tiranës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 98 për qind e ushtarëve janë me Hepatit A, 51 për qind me Hepatit B dhe 12 për qind me Hepatit C, çka flet për një epidemi të mundshme. Sipas specialistëve, janë kushtet higjieno-sanitare që kanë sjellë ushtrinë tonë në këto kushte. Sipas ISHP-së, të gjithë ushtarët dhe ata që kryejnë arsimin në shkolla profesionale ushtarake, duhet të vaksinohen.

Kontrolli


Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një studim për prezencën e hepatiteve në vendin tonë. Për këtë studim u grumbulluan 369 serume ushtarësh nga disa reparte ushtarake të Garnizonit të Tiranës, ndërsa rekrutët janë nga 32 rrethe të vendit dhe përfaqësojnë grupmoshat nga 18-26 vjeç. Nga analizat e bëra rezultoi se pjesa më e madhe e ushtarëve apo le të themi, të gjithë ata rezultuan me hepatit të gradave të ndryshme, madje pati edhe ushtarë të prekur nga verdhëza e zezë. Sipas specialistëve, ata që janë mbartës të Hepatitit B, janë kontingjent personash nga grupmoshat 20-21 vjeç dhe rreth 70% kishin emigruar jashtë shtetit dhe kishin pasur sjellje risku, të cilat janë shkaktare të marrjes së virusit të Hepatitit B. "Për sa i përket Hepatitit viral C, studimet serologjike janë më të pakta, krahasuar me studimet serologjike të bëra për Hepatitin B. Serumet e këtij studimi u ekzaminuam për kapjen e antitrupave ndaj virusit të Hepatitit C (anti-HCV) dhe nga 366 serume të testuara, rezultoi se vetëm 6 prej tyre ishin pozitive për anti-HCV (1.6 %). Hepatiti viral C është problem i madh për shëndetin publik, përfshi edhe vendet e zhvilluara", - thonë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Hepatiti A

Hepatiti A në vendin tonë është një infeksion endemik me shpërthime të herëpashershme në kushte higjieno-sanitare dhe social-ekonomike të veçanta, e duket se kjo epidemi ka përfshirë së fundmi dhe repartet ushtarake. Rezultatet e testimit të serumeve të ushtarëve kanë treguar se nga 363 serume te testuara, 356 prej tyre rezultuan pozitiv (98.07%), 6 serume rezultuan negativ (1.6 %) dhe 1 serum i padeterminuar (0.27%). Edhe në studimet e mëparshme të kryera nga laboratori i ISHP-së, seroprevalenca e antitrupave ndaj virusit të Hepatitit A tregon shifra mbi 98% në popullatën e rritur. Me rritjen e moshës, prevalenca e këtij infeksioni vjen duke u rritur, nga rreth 30 % në moshat 0-6 vjeç, në rreth 70 % në moshat 6-14 vjeç për të arritur në mbi 98 % në moshat e rritura. Duke njohur rrugët e marrjes së këtij infeksioni (ajo fekalo-orale), theksojmë edhe një herë se te ne duhet bërë shumë për përmirësimin e kushteve të jetesës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, e vetmja zgjidhje është vaksinimi i të gjithë atyre që shkojnë në shkolla ushtarake dhe kryejnë shërbimin e detyrueshëm.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top