Ka qene zhgenjyese dhe njekohesisht e turpshme, shfaqja qe mbremjen e se shtunes dhe oret e para te se dieles, eshte ofruar ne ambientet e nje kompleksi veror ne Durres dhe organizuar nga “Venue”. Ne nje kohe kur te gjithe kishin paguar dhe prisnin qe ne skene te ngjitej diva amerikane e muzikes, Pink, kane pare mbi banakun e improvizuar ne skene, nje bionde qesharake e prezantuar gjithashtu nga nje pseudokitarist. Si te mos mjaftonte erresira e pasmesnates per te fshehur identitetin e saj, vajza ka mbajtur gjate gjithe kohes nje kapele te zeze dhe syze te erreta. Por ne fakt te gjithe keta elemente nuk e kane ndihmuar te maskohej. E po keshtu nuk ka mundur ta ndihmoje edhe limuzina e baradhe, qe u perpoq te shiste se jashtmi imazhin e saj. Publikut i ka mjaftuar vetem nje levizje buzesh e madje disa te tjereve ca me pak, per te kuptuar, qe vajza bionde pavaresisht perpjekjeve ishte shume larg origjinalit Pink, nje kengetare ne fakt e spikatur pervec zerit edhe per stilin e saj te vecante. “Shikoni floket,” - therriste dikush, ndersa nje tjeter injoronte stilin e rendomte te vajzes, qe kerkoi paturpesisht te shitej si Pink. Te tjere, ndoshta fansa te rregullt te kengetares, dalluan qarte ndryshimin edhe ne linjat e trupit. Nderkohe nje djale adoleshent, jo me shume se 18 vjec therriste i habitur: “Ajo eshte nga Shkembi i Kavajes, e kam komshije. Edhe nga syzet e njoh...” dhe perpiqej qe kete lajm ta shperndante tek te gjithe te panjohurit, qe kishte perreth. Po c’rendesi kishte se cila ishte ajo vajze, qe ne fund te fundit per ca para kishte pranuar nje rol, qe nuk ishte i saji. Rendesi kishte, qe aty nuk ishte Pink e ca me pak live. Atehere fershellimat dhe britmat injoruese do te pasonin njera-tjetren, ndersa njerezit nisen te largohen nga lokali, ende pa perfunduar kenga e pare. Por duket se “imazhi shqiptar i Pink” nuk ka dashur ta kuptoje kete situate. Ajo ka vazhduar te kendoje (kenget e Pink ne playback) e me keq akoma, ka guxuar te “dhuroje” nje pershendetje ne gjuhen angleze, qe duket se ka lene shume te kuptoje edhe per ata me pak “te zgjuarit”. Te pakten kush e kishte degjuar nje here Pink te kendonte e kishte te qarte. Por duket, se tashme kishte mbetur pak ose aspak per te bere. Vajza e cila ishte paguar (sigurisht jo aq sa Pink) per t’u shtirur si kengetare vijonte muziken e saj, ndersa publikut i mbetej vetem te bertiste i pakenaqur. Pati edhe nga ata qe ndersa dilnin kerkonin t’u ktheheshin parate, ndersa punonjesit qe u kishin prere biletat ne hyrje, tashme ngrinin supet te hutuar nga reagimet e shumellojshme. “Nuk dime gje, jemi te punesuar”, - shpreheshin. Dhe kishin te drejte, ata ishin te punesuar dhe do te paguheshin per punen “e palodhshme”, me te ardhurat disa milioneshe te nje mashtrimi qe nuk zgjati me shume se pese minuta.
*kohajone*
*kohajone*