Pedagoge te padrejte!

"Nuk i duroj dot pedagoget e padrejte"!
Padyshim qe edhe ti mendon keshtu. Te rinj cakerdisen fare kur marrin nota jo te mira per ate qe mendojne se eshte nje detyre e bere shume mire. Ata zemrohen, kur disiplina u duket e tepert, e pamerituar ose e nxitur nga paragjykimet raciale. I ze inati kur studentet e perkedhelur te pedagogut u kushtohet vemendje e vecante ose mbahen me hater haptas fare.

Sigurisht qe pedagoget nuk jane te pagabueshem. Edhe ata kane manite, problemet, madje dhe paragjykimet e tyre.

Ti shikon se "servileve" u kushtohet me shume vemendje sesa ty, dhe te vjen te plasesh vertete sepse as nuk e meritojne.

Si i konsideroni pedagoget qe trajtojne dhe japin nota padrejtesisht?

Keni hasur ne situata te tilla? Nese po cfare keni ber?
 
Une nuk kam hasur ne pedagoge te padrejte, kam hasur ne tranguj me tituj shkencore qe shisnin notat dhe demtonin ne cdo aspekt te ardhmen e studenteve.

Behet fjale per universitet shteteror.
 
Ndonjehere servile quhet dhe nje person tejet i edukuar:D

Per sa me perket, asnjehere nuk kam patur probleme me pedagoget, dhe te vetmet here (nje here ketu nje here ne Shqiperi) qe me ka ndodhur nje here i thashe mamit se isha e vogel (10 vjec) njehere e zgjidha vete me sherr ne menyre paksa harbute ( i thashe mesueses se frengjishtes dhe nendrejtoreshes qe ishin 2 psikopate te semura pa burre dhe femije, qe hidhnin problemet e tyre mbi nxenesit).
Heren e pare me shkoi mire, heren e dyte e pesova pak ne provim te shtetit, me hoqen 2 pike (nga 100 te mundshme)...po nuk e vrava mendjen.
Kush eshte njeri me vlera te verteta ecen kryelarte edhe po te kete profesora qe nuk ja vlejne.
Pastaj, kur ve re qe te gjithe jane bageti, ndrysho ambient se ndoshta je ti i/e tepert...Une keshtu e bej:)
 
Une historikisht kam qene e pafat ne raport me mesuesit apo pedagoget.Kam pasur gjithmone ate shpirtin kritik te thoja gjerat aty ku nuk shkonin dhe per kete e kam pesuar gjithmone.E kam amanet nga babi qe nuk duhet tu ve rendesi notave dhe vleresimeve te pedagogeve,por duhet ti ve rendesi mesimit dhe dijes qe me duhet te marr.
Ne Shqiperi kam pasur mesuesen e historise qe per probleme te veta dhe per zili me hiqte nota mua ose me vinte nota pa me pyetur asnjehere ne mesim.
Edhe ketu ne universitet kam hasur disa raste ku une nuk i pelqeja pedagogeve.Te njejtin provim qe beja une,ndihmoja dhe shoqet e mia ato merrnin nota me te larta se une une gjithmone te njejten note.Dhe te them te drejten hyra dhe ne krize per keto padrejtesi qe me ndjekin qe nga shkolla e mesme.
Por kam hasur dhe ne pedagoge qe me kane vleresuar shume e kjo per mua ka me shume rendesi,sesa nota qe nuk me kane dhene.
 
Pedagoge te padrejte ka plot une personalisht kam hasur kaq shume saqe kur i kujtoj me acarohen nervat ne maksimum.por kshu eshte e ndertur kjo bote servilat dhe ato qe kan fuci monetare flsa per ktu ne shqiperi do ecin gjithmone
por tani qe e kam mbaruar shkollen jam sh e lumtur qe nuk do te perballem me me njerez te tille
 
Pedagoget jan njerez.Ata mbartin cilesite njerzore.Problemi asht se kush duhet te kontrolloje punen e tyre,sjelljen e tyre.Jemi ne,qe duhet te ngremei zerin kur shikojme qe hasin raste te tille,pamvaresisht se kjo mund te kushtoje.Te edukosh njerez te drejte duhet te jesh vete i tille.Aftesia per te mesuar asht gje tjeter.Brenda rendesis se paisjes me dije,po aq e rendesishme dhe paijsja dhe edukimi me qendrimin e drejte.Po ku asht kufiri.Ash kufi pak i rezikshem per ndare sepse pedagogu ka ligjet e tij te mesim dhenies dhe te nderthura keto me te menyren e te sjellurit.Ky kufi,sa ne duhet te bindemi dhe sa ne duhet te kundershtojme per nje qendrim te tij duhet te percaktohen me regulloret e shkollave.Duhet te jen mirevendosura,te qarta dhe ndara,te drejtat dhe detyrimet e paleve.
 
Une do ju tregoj dicka qe ndoshta do qeshni , po mua me kushtoi shume fare
Jam rritur ne fshat . Aty rreth viteve 1988 -1989 isha ne shkolle te mesme
Kishim nje lope te mire dhe donim ta shisnim :)Kete lopen na e kerkoi per ta blere n/drejtoresha e shkolles time Ishte grua spice , e keqe dhe komuniste . Une kisha alergji prej kesaj femre . Vec qe ishte n/drejtoresh me jepte mua lendet profesionale dhe me"kishte ne dore "
Me takon te porta e shkolles e me thote , Mirela e shisni lopen ......? Po,- i them
I thuaj mamit te ma shese mua ?
Sa e do ti , i thashe ?
Me dha nje pazar shume te ulet :eek:hh:Une ca ngaqe e se honepsja dot , ca qe me "fyeu "lopen :lol::lol::lol::lol: i dhashe nje pergjigje qe shoqja spice se duroi dot "Une e ther lopen dhe ty s'ta jap aq"
Shoqja sekretare e partise na u nxeh dhe me la ne provimin e matures
Sa s'kam vdekur nga deshperimi ne ate dite
Te gjithe iken ne fakultet une JO ! Edhe pse e dija qe dhe po te merrja note te mire ne provimin e matures s'do ikja ne fakultet se shoqja komuniste dhe palacot e ketij rangu do ma shkruanin ne biografi "cenin " e familjes time
Ne te dy shkollat e larta qe mbarova me vone s'pata snje prob me pedagoget e mi , perkundrazi respekte dhe mirenjohje
 
Redaktimi i fundit:
Ne fakt keq kam degjuar per pedagoge te ndryshem, do filloj t'i njoh qe nga e hena e meqe e urrej servilizmin, shpresoj te mos kem fatin e keq per te marre noten apo trajtimin e pamerituar.
 
une skam gjykuar asnjeher pedagoget sepse personalisht mendoj se faji qe skam marre nje provim apo qe marr nota te ulta nuk eshte faji i pedagogut por i imi qe lexoj vetem diten e fundit .. e di qe ka dhe pedagoge qe ta ulin noten padrejtesisht por kjo mund te ndodhe vetem nga paragjykimet qe kane ata .. per shemmbull per femrat qe vine gjysme te zhveshura ne shkolle ose ata qe nuk shkojne ne leksione qe lene oren e mesimit etj etj sa per servilizem me mire te me ngeli se ate gje nuk e bej dot , nuk e ul dot veten aq shume
 
me pedagoge akoma sjam perballur...por me dalin e me terpojne rastet qe kam patur ne 8-vjecare me mesuesit.sepse tani ne gjimnaz kam qene shum mire ne marrdhenie me mesuesit...........me acaron fakti qe duhet te marr 8 vec se nuk i shkoj ne kurs,apo se nuk i ble dhurate per 7 mars............e une per inat asgje nga ato nuk beja..........nuk ksihin ku tu kapnin kur me ngrinin ne mesim,e u kapnin ne provime,me thonin ske shkruar kete apo ate :p....................mesues te poshter.............jo servila.por maskarenj.........!:(
 
Puna eshte qe ka Pedagoga shume te rept dhe ka nga ata qe spara kan interes te shikojne nivelin e studentit por perfitimet e tyre personale.
Deri tani kam takuar nga te 2 palet , dhe jam e sigurt qe do vazhdoj te takoj ende!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top