Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
Ka qene zhgenjyese dhe njekohesisht e turpshme, shfaqja qe mbremjen e se shtunes dhe oret e para te se dieles, eshte ofruar ne ambientet e nje kompleksi veror ne Durres dhe organizuar nga “Venue”. Ne nje kohe kur te gjithe kishin paguar dhe prisnin qe ne skene te ngjitej diva amerikane e muzikes, Pink, kane pare mbi banakun e improvizuar ne skene, nje bionde qesharake e prezantuar gjithashtu nga nje pseudokitarist. Si te mos mjaftonte erresira e pasmesnates per te fshehur identitetin e saj, vajza ka mbajtur gjate gjithe kohes nje kapele te zeze dhe syze te erreta. Por ne fakt te gjithe keta elemente nuk e kane ndihmuar te maskohej. E po keshtu nuk ka mundur ta ndihmoje edhe limuzina e baradhe, qe u perpoq te shiste se jashtmi imazhin e saj. Publikut i ka mjaftuar vetem nje levizje buzesh e madje disa te tjereve ca me pak, per te kuptuar, qe vajza bionde pavaresisht perpjekjeve ishte shume larg origjinalit Pink, nje kengetare ne fakt e spikatur pervec zerit edhe per stilin e saj te vecante. “Shikoni floket,” - therriste dikush, ndersa nje tjeter injoronte stilin e rendomte te vajzes, qe kerkoi paturpesisht te shitej si Pink. Te tjere, ndoshta fansa te rregullt te kengetares, dalluan qarte ndryshimin edhe ne linjat e trupit. Nderkohe nje djale adoleshent, jo me shume se 18 vjec therriste i habitur: “Ajo eshte nga Shkembi i Kavajes, e kam komshije. Edhe nga syzet e njoh...” dhe perpiqej qe kete lajm ta shperndante tek te gjithe te panjohurit, qe kishte perreth. Po c’rendesi kishte se cila ishte ajo vajze, qe ne fund te fundit per ca para kishte pranuar nje rol, qe nuk ishte i saji. Rendesi kishte, qe aty nuk ishte Pink e ca me pak live. Atehere fershellimat dhe britmat injoruese do te pasonin njera-tjetren, ndersa njerezit nisen te largohen nga lokali, ende pa perfunduar kenga e pare. Por duket se “imazhi shqiptar i Pink” nuk ka dashur ta kuptoje kete situate. Ajo ka vazhduar te kendoje (kenget e Pink ne playback) e me keq akoma, ka guxuar te “dhuroje” nje pershendetje ne gjuhen angleze, qe duket se ka lene shume te kuptoje edhe per ata me pak “te zgjuarit”. Te pakten kush e kishte degjuar nje here Pink te kendonte e kishte te qarte. Por duket, se tashme kishte mbetur pak ose aspak per te bere. Vajza e cila ishte paguar (sigurisht jo aq sa Pink) per t’u shtirur si kengetare vijonte muziken e saj, ndersa publikut i mbetej vetem te bertiste i pakenaqur. Pati edhe nga ata qe ndersa dilnin kerkonin t’u ktheheshin parate, ndersa punonjesit qe u kishin prere biletat ne hyrje, tashme ngrinin supet te hutuar nga reagimet e shumellojshme. “Nuk dime gje, jemi te punesuar”, - shpreheshin. Dhe kishin te drejte, ata ishin te punesuar dhe do te paguheshin per punen “e palodhshme”, me te ardhurat disa milioneshe te nje mashtrimi qe nuk zgjati me shume se pese minuta.

*kohajone*
 
ua sa turp....:lol:..po kete pune ka trolikali me venue..paten then qe nga data 8 gusht do vinte laurent wolf...kur sjell sms eagle mobile,nuk do behet koncerti ne shenje zie se ndodhi masakra e durresit...pse nuk e benin dot te nesermen ata koncertin???!!!...:p
 
turp turp
nuk mbulohet sh__a me m_t
turp per INICIATORET gjasme
 
Un dola mire per veten time nuk shkova per prishje programi po jam knaq keq fare ne divjake deri ne 2 te nates
 
Bo Bo un desha me rezervu ... mir qe nuk rezervova se do me kishin ik gjith ato lek kot
 
Do shkoje Venue do marri Pink ne shqiperi... Pink se po e merr dot nje nder kompanite me te medha ketu ne qytetin tone (edhe jemi dhe ne USA). Gjynah adoleshendet, ska gje se leket e mamit dhe babit kane qene.
 
Po ca o PINK mi lali kengetare ash ktu kan ardh yje ma tpagum jo ma ajo zjebsja o puna pse e bojn kto pislluqet dhe mos thuj qe shqiptaret qe skan lek se ai kur vjen ndonje i ftum
bo 1 miljon euro naten ;) kur te vish ne alb do te coj un te shofesh ca bohet ke Tropicali
 
Po ca o PINK mi lali kengetare ash ktu kan ardh yje ma tpagum jo ma ajo zjebsja o puna pse e bojn kto pislluqet dhe mos thuj qe shqiptaret qe skan lek se ai kur vjen ndonje i ftum
bo 1 miljon euro naten ;) kur te vish ne alb do te coj un te shofesh ca bohet ke Tropicali

Mbase sdi une... skam qene me asnje vend ne shqiperi... po e di qe ka ec para...
 
Po ca o PINK mi lali kengetare ash ktu kan ardh yje ma tpagum jo ma ajo zjebsja o puna pse e bojn kto pislluqet dhe mos thuj qe shqiptaret qe skan lek se ai kur vjen ndonje i ftum
bo 1 miljon euro naten ;) kur te vish ne alb do te coj un te shofesh ca bohet ke Tropicali

Eee vijne vijne, posi. Po ama jo me ticketen 15 mije leke ? Lol
How pathetic. :brrr
 
pergjigje

pupupupupupu...........kollarja gjalle......hahhahahahhhahahahah..........heren e fundit qe qesh tek tropikali po benin nje sfilate mode.....dhe gjate kohes qe sfilonin vajzat te gjithe i shikonin keto vajza pastaj hyne se skene djemte qe sfilonin dhe aty filluan disa vete me i tall dhe tu i shhajt keto cunat modele.....derisa keto modele ndaluan sfilaten dhe filluan tu shajt te ato qe i shhanin nga posht e nga lart.nga majtas dhe djathtas....hahahhahahaha....qyfyre ka tek tropikali.......hahhaahhahahahhah.........:dong:
 
LOL Dhe kete se kisha imagjinuar ndonjehere ,mashtrim i bukur.

Jemi ne kohe krize duhet ditur si te nxirret paraja e thate :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top