Skandal në takimin Shqipëri-BE; flamuri shqiptar me yllin komunist

BeniT

Donatorë
Skandal në takimin e Stabilizimit-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, që ka nisur punimet dje në Bruksel. Takimi ndërparlamentar BE-Shqipëri është zhvilluar nën flamurin shqiptar me nje yll të verdhë sipër shqiponjës, sikurse perdorej ne regjimin komunist. Në sallën ku zhvillohej mbledhja mes parlamentarëve europianë dhe 14 deputetëve shqiptarë, mes te cileve dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, është vënë re se flamuri shqiptar që përfaqëson shtetin shqiptar është pikerisht ai që përdorej nga regjimi komunist.
Lajmi publikohet nga lajmeshqip.com, që ka publikuar dhe fotot dhe videon që tregon pikërisht flamurin komunist që qëndron pranë atij të BE. Nuk dihet nëse ndonjë nga deputetët e pranishëm shqiptarë e ka vëne re këtë detaj mjaft të rëndësishëm.
Takimi ndërparlamentar BE-Shqipëri vjen në një kohë kur Komisioni Europian po përgatit raport-progresin që do te publikohet në tetor dhe do të përcaktojë nëse Shqiperia do të marrë ose jo statusin e vendit kandidat.

http://www.youtube.com/watch?v=OPaXRDwPZQg
 
Pe: Skandal në takimin Shqipëri-BE; flamuri shqiptar me yllin komunist

LOL Ec e thuaj qe s'jane kelyshat e Enverit keta me ne krye Salen :D
 
Pe: Skandal në takimin Shqipëri-BE; flamuri shqiptar me yllin komunist

Me behet qejfi qe dolen dhe e shprehen publikisht , se kush jane me te vertete. Turp per qeveri dhe politikane qe kemi . ne flliqen kudo qe shkojne dhe me cfare bejne . !!!
 
Pe: Skandal në takimin Shqipëri-BE; flamuri shqiptar me yllin komunist

i bukur eshte dhe me yll :D rrofte PPSHja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top