Skandal i radhes se Edi Rames: Pallat i ri tek Komuna e Parisit!!!

Bilderberg

Anëtar i ri
Skandal i radhes se Edi Rames dhe administrates se tij: Pallat i ri tek Komuna e Parisit!!!

Tamam aty ku s'ka me parkime e aty ku banesat, dyqanet dhe garazhet permbyten sistematikisht, me sa duket do linde nje pallat i ri, tamam aty ku lagja priste nje kend sportiv ose nje shesh pushimi!
Kjo eshte rruga qe lidh Komunen e Parisit me Klubin Dinamo, e quajtur edhe rruga Medar Shtylla.

Ne vitet 2002-2003, banoret dhe drejtoresha e asaj kohe e urbanistikes, Brikena Zoto, e ndaluan kete mundesi ndertimi ketu, duke e futur ne KRRT kerkesen per ndertim dhe duke e rrezuar! Me ligjet aktuale, nje studim ose shesh ndertimi qe eshte rrezuar ne KRRT, qofte edhe nese me pare eshte aprovuar, pas 6 muajve humb vleren, por sidomos kur KRRT e rrezon nuk mund me te riaprovohet perveçse nese e kerkon kete Prefekti/Keshilli Bashkiak ose nje Vendim Gjykate. Ne kete rast asnje nga keto 3 autoritete nuk ka kerkuar aprovimin e kesaj lejeje! Pra diçka e çuditshme po ndodh. Gjendet pikerisht e djela per te filluar matjet sizmike (qe nuk behen nese subjekti s'ka marre nje leje ndertimi). Banoret dhe Njesia Bashkiake kane vite qe kerkojne qe ketu te behet nje shesh pushimi, qofte edhe me financime nga banoret, por edhe sepse eshte detyrim i pushtetit vendor te garantoje nje minimum parkimesh ose shesh pushimesh (s'po flet njeri per lukse).

LIGJ, Nr.8405, datë 17.9.1998
PثR URBANISTIKثN
(Ndryshuar me ligjin nr.8453, datë 4.2.1999, nr.8501, datë 16.6.1999, nr.8682, datë 7.11.2000, nr.8982, datë 12.12.2002, nr.8991, datë 23.1.2003, nr.9743, datë 28.5.2007, nr.9843, datë 17.12.2007)
I përditësuar, Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,...

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث
VENDOSI:
Neni 21
(Ndryshuar dhe shtuar me ligjin nr.8991, datë 23.1.2003, neni 7)
(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9743, datë 28.5.2007, neni 4)

Në rastet kur këshilli i qarkut ose këshilli bashkiak kanë vërejtje dhe nuk janë dakord me vendimet e marra nga KRRT-ja kanë të drejtë të kthejnë për rishqyrtim vetëm një herë vendimet e marra. Në rast se KRRT-ja nuk e ndryshon vendimin, ai mbetet në fuqi.
Në rastet kur përfaqësuesi i prefekturës ka vërejtje ligjore për vendimet e KRRT-së, prefekti ka të drejtë të kërkojë rishqyrtimin e lejes nga këshilli vendor përkatës.
Neni 46: Nga data e miratimit të destinacionit të funksionit dhe të kushteve urbanistike të sheshit të ndërtimit, deri në paraqitjen e kërkesës për leje ndërtimi, për sheshe në pronë publike me sipërfaqe deri në 0.1 hektar nuk duhet të kalojnë më shumë se tre muaj dhe për sheshe me sipërfaqe mbi 0.1 hektar jo më shumë se 6 muaj.

Në rast të shkeljes së këtyre afateve për sheshe pronë publike, zyra apo sek sioni i urbanistikës vë në dijeni këshillin e bashkisë ose këshillin e qarkut dhe këshillin ekomunës sipas vendndodhjes së sheshit, i cili vendos për shtyrjen e afatit ose për një shpërndarje të re të sheshit.
Për rastet e territoreve pronë private afati kohor i vendimit të KRRT-së për miratimin e destinacionit të funksionit të sheshit të ndërtimit dhe të kushteve urbanistike të tij, pavarësisht nga sipërfaqja, është 6 muaj. Në rast se ky afat kohor kalohet, kërkesa ripërsëritet. Kur shkelen afatet për vendimin e sheshit të ndërtimit, si për territorin pronë private dhe ato pronë publike, vendimi i KRRT-së bëhet i pavlefshëm.


Ketu ka patur nje leje sheshi ndetimi qe eshte rrezuar me pas ne vitin 2003, ne mos gaboj si date, ne KRRT. Pra ketu nuk duhet me te behej fjale per ndertim por vetem per ndonje hapesire publike ose pushimi ose parkimi
Nese ketu, duke thyer ligjin, pra duke rinovuar nje leje sheshi ne kundershtim me ligjin qe e ka anulluar dhe me vete KRRT-ne e 2003-shit, do synohet te behet nje ndertim, kjo eshte shume e rende dhe ne kete lagja nuk jep me njeri vote per administraten aktuale lokale por edhe ne zgjedhjet e 2009-es per PS-ne. Gaf e madhe nese kete e bejne me vullnetin e tyre. Arme tjeter banoret ketu nuk kane. Protestat i kane konsumuar, peticionet po e po, cdo 1 vit permbytje nga mungesa e kolektorit (segmenti Komuna e Parisit-Lana) qe nuk ndertohet prej 2002-shit kur mbaroi segmenti i pare Diga-Komuna Parisit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top