Skandal/ Euralius-ekspertëve të opozitës: Hajdeni njeherë, se ndoshta ua japim fjalën

Me cilën gjuhë po flet Euralius?

Një zhvillim befasues po ndodh në Misionin Europian të Asistencës në Sistemin e Drejtësisë (Euralius) i cili asiston Shqipërinë prej më shumë se një dekade. Në një rast unikal në historinë e këtyre 10 viteve të fundit, ky mision ka vendosur të mos i japë të drejtën e fjalës opozitës në Mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë. Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës. Në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, janë parashikuar të flasin Shefi i Misionit Euralius, Deville, Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.

Të befasuar nga një axhendë e tillë përjashtuese për opozitën, përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit për hapat mjaft të rëndësishëm që duhen ndërmarrë në një sektor mjaft jetik dhe kyç sikurse është drejtësia, e cila kurrsesi nuk është vetëm pjesë e mazhorancës, por edhe e opozitës. Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, i cili duhet të ishte mbi palët politike në vend. “Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i PD.
ثshtë e pakuptimtë dhe absurde që një mision i tillë si Euralius t’i lejojë vetes të çensurojë falën e opozitës në një takim, ku asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Gjatë të gjitha mbledhjeve të këtij Misioni të zhvilluara ndër vite, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur kjo që ka ndodhur kësaj here me mbylljen e gojës së opozitës në një tryezë të tillë të rëndësishme.

Ndërsa Komisioni Europian, Parlamenti Europian, komisionerët e BE dhe eurodeputetët kanë si mesazah kryesor të tyre dialogun mes pozitës dhe opozitës për të gjitha reformat, Euralius i lejon vetes të shmangë këtë gjuhë dhe të bëhet nxitëse e dasive politike pikërisht në tryezat që ajo organizon.

Pyetja është që në këto kushte kujt po i shërben Misioni i Euralius në Shqipëri? A po i shërben interesave politike të kreut të qeverisë apo interesave të Brukselit?
Përse gjuha dhe veprimet e këtij institucioni janë të ndryshme nga ato që kemi parë dhe dëgjuar deri tani në mesazhet e Bashkimit Europian? Si është e mundur që një institucion i tillë të heqë dorë nga gjithpërfshirja dhe t’i kthehet fjalorit të drunjtë që nuk krijon ura bashkëpunimi, por barrikada bllokuese?

Ky Mision në Tiranë dhe drejtuesit e tij duhet ta dinë mirë që opozita nuk mund të jetë fasadë për interesa personale të individëve të caktuar që kanë braktisur gjuhën e Brukselit dhe kanë zgjedhur të futen në sqetullën e një Kryeministri.
Opozita është një faktor determinant në të gjitha zhvillimet politike dhe institucionale dhe nëse dikush mendon se mund ta përjashtojë atë apo ta konsiderojë fasadë dhe t’i mbyllë gojën, atëherë kjo nuk do të dëmtojë aspak opozitën, por kredibilitetin e këtyre institucioneve që për interesa personale po denigrojnë të shndërrohen në masha politike të një Kryeministri.

Syri.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top