Situata e tregjeve, Rama: Nga 1 dhjetori kafshët me certifikatë veterinarie

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Situata e tregjeve, Rama: Nga 1 dhjetori kafshët me certifikatë veterinarie

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët në vend lidhur me situatën e tregjeve të shitjes së kafshëve në vendin tonë.

Takimi vjen pas alarmit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë për rishfaqjen e gripit të shpendëve në Europë dhe rrezikut potencial që ka nga kjo sëmundje edhe vendi ynë.

Duke e cilësuara alarmante gjendjen e tregjeve të shitjes së gjësë së gjallë, Rama siguroi se duke nisur nga 1 dhjetori , “kafshët duhet të jenë të pajisura me certifikatën veterinare, përndryshe, do të sekuestrohen”.

“Tregjet janë pa standarde. Shërbimi veterinar në ato tregje kryhet në mënyrë informale, me korrupsion dhe pa bërë asnjë shërbim minimal dezinfektimi. Nuk kanë asnjë gjurmueshmëri të lëvizjes së kafshëve dhe produkteve që vendosen në shitje. Jemi shumë të shqetësuar dhe të vetëdijshëm që është trashëgimi e rëndë për ju, por edhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm që keni më shumë se një vit në krye të bashkive. Kjo situatë duhet marrë si alarm dhe jo si gjykim negativ për ju. E di që nuk e përballoni dot të vetëm këtë situatë dhe do të keni mbështetjen e qeverisë. Për të ndaluar këtë situatë të vazhdojë, ju duhet vendosmëri për t’u përballur me këtë informalitet ekstrem që është turp për Shqipërinë”, shtoi kryeministri, i cili shtoi se nga data 1 dhjetor, “kafshët duhet të jenë të pajisura me certifikatën veterinare, përndryshe, do të sekuestrohen”, tha Rama.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top